LIVE UPDATES
Politike

Nga ligjërimi i fraksioneve, te krijimi i qeverisë në hije, zbardhen propozimet për Statutin e PD

9 Korrik 2021, 16:43 Nga DOSJA

TIRANË– Burime nga Partia Demokratike konfirmuan për gazetën “Panorama.al” se përveç propozimeve publike të ish-kandidatit për kryetar partie, Fatbardh Kadilli, në selinë blu kanë mbërritur edhe propozime të tjera nga anëtarë të thjeshtë të PD-së jo shumë të njohur për publikun.

Propozimet e tyre nuk bëhen publike, por mësohet se kërkesat kryesore të tyre lidhen me rritjen e demokracisë brenda PD-së. Një pikë tjetër që kërkojnë ata është ligjërimi i krijimit të fraksioneve brenda Partisë Demokratike.

Nëse një gjë e tillë do të ishte e ligjëruar aktualisht, atëherë mund të kishim disa fraksione si ai i Bardh Kadillit, Bujar Nishanit apo ai i Agron Shehajt. Këta të fundit ishin kandidatë direkt për kryetar të PDsë ose mbështetën publikisht kandidatura si në rastin e Nishanit. Ndërkohë, anëtarët e thjeshtë që kanë bërë propozimet për ndryshime në statut duket se janë të pakënaqur edhe me forumet brenda PD-së. Mësohet se ata kanë kërkuar forume më shumë përfaqësuese.

Por ndonëse kanë kaluar tri javë nga formimi i komisionit të përhershëm për ndryshimet statutore me 9 anëtarë dhe 3 sekretarë dhe në zyrat e PDsë ndodhen tashmë disa drafte me propozime, ky komision nuk është mbledhur asnjëherë për t’i marrë në shqyrtim. Kujtojmë që në 17 korrik mblidhet Kuvendi Kombëtar, ku një ndër pikat e rendit të ditës është edhe ndryshimi i mundshëm i statutit.

DRAFTI PUBLIK

Ndërsa nga selia qendrore e PD-së nuk bëhen publike propozimet, një nga hartuesit i bëri vetë publike ditën që i depozitoi në PD. Propozimet e bëra nga Fatbardh Kadilli janë shkëputur nga manifesti i tij politik që ai i propozoi demokratëve gjatë fushatës për kreun e PDsë.

Në vizionin e tij që e ka pasqyruar në letër, Kadilli ka tri çështje kryesore. Anëtari i Kryesisë së PD-së në propozimet e tij e vesh kryetarin e partisë me më shumë pushtet sesa ka aktualisht de juro. Kadilli thotë se kryetari i Partisë merret vetëm me çështjet politike.

Ndryshe nga sa është tani, ku Kryesia e PD-së zgjidhet nga Këshilli Kombëtar, sipas Kadillit, Kryesia e PD-së, kryesia e Grupit Parlamentar, anëtarët e komisioneve, zgjidhen nga kryetari i partisë.

Kryetari është drejtuesi politik i partisë; kryetari krijon Kabinetin Qeveritar / në opozitë kabinetin në hije; kryetari emëron drejtuesit / përfaqësuesit e Partisë në Komisionet Parlamentare; kryetari emëron drejtuesit e Grupit Parlamentar; kryetari emëron kabinetin e këshilltarëve të tij, si dhe ngre zyra politike që ndihmojnë atë në kryerjen e funksioneve të drejtimit të partisë; Kryesia e partisë përbëhet nga: Kabineti Qeveritar hije, nga Kryesia e Grupit Parlamentar dhe nga Drejtuesit / përfaqësuesit në komisionet e përhershme parlamentare (e gjithë kryesia është e zgjedhur automatikisht nga kryetari dhe secili kryen funksionet që i janë caktuar)”, thotë Kadilli, ndërsa shton se gjatë rrugës kreu i PD-së, sipas vizionit të tij, nëse një ministër në hije nuk performon në rregull, mund të shkarkohet.

Duke i dhënë këtë pushtet, Kadilli propozon që mandati i vetë kryetarit të varet nga rezultati në zgjedhjet parlamentare.

Kryetari i Partisë zgjidhet për një mandat katërvjeçar, i cili mbaron ose rinovohet automatikisht me shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve; kryetari i partisë ose bëhet Kryeministër, ose largohet nga drejtimi i partisë pa pasur të drejtë të marrë pjesë në garën e radhës”, thuhet në propozimet e Kadillit.

Ndërkohë, kandidatët për deputetë apo për kryetar bashkie duhet të zgjidhen me parimin “një anëtar, një votë”, sipas Kadillit.

Duke qenë se sistemi në Shqipëri është proporcional rajonal, Kadilli thotë se anëtarët e PD-së në çdo zonë të administrimit zgjedhor duhet të zgjedhin kandidatin e tyre për deputet që duhet të jetë pjesë e listës finale.

Ndërsa kandidatin për kryetar bashkie duhet ta zgjedhin demokratët e anëtarësuar të secilës bashki. E ndërsa kryetari i partisë krijon kabinetin në hije, sipas skemës së Kadillit, duhet të ekzistojë edhe një këshill për administrimin e partisë.

Ndaj ai propozon krijimin e këshillit të të urtëve me mandat 6- vjeçar, që të kujdesen për respektimin e të drejtave statutore, përditësimin e databazave të partisë etj.

Këshilli i të urtëve, sipas tij, duhet të përbëhet nga figura të rëndësishme të PD-së që janë tërhequr nga jeta politike aktive.

Marrë nga Panorama

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike partia demokratike statuti i pd partia demokratike statuti i pd


Sondazh

Poll
Politike 9 Korrik 2021, 16:10

TIRANË– Kryeministri Edi Rama e ka krahasuar rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt integrimit në Bashkimin Europian, njëjtë si pushtimi i Trojës. Në konferen...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet