LIVE UPDATES
Bota

Nga përdhunimi i profesorit tek abuzimi i policit, adoleshentja nga Drenasi rrëfen dramën: Kam abortuar dy herë, më kanë d

7 Shkurt 2019, 21:44 Nga DOSJA
Nga përdhunimi i profesorit tek abuzimi i policit, adoleshentja nga Drenasi

Kosova është tronditur nga historia e përdhunimit të një adoleshenteje. Vajza me iniciale A.G. është abuzuar prej dy vitesh nga profesori i saj i informatikës dhe për këtë arsye ka shkuar ta denoncojë atë në polici. Adoleshentja është paraqitur në komisariatin e Drenasit në Kosovë për të bërë denoncimin por aty ka filluar drama e jetës së saj. A. G. ka folur me hetuesin e policisë që ndodhej në ato momente në komisariat dhe i ka treguar rastin e saj.

Polici i identifikuar së fundmi si Vesel Veseli, i ka marrë dëshminë dhe i ka kërkuar vajzës të zhvishet për ta fotografuar, me preteksin se i duheshin prova për rastin. Më pas ai e ka përcjellë për në banesën e saj dhe gjatë rrugës i ka kërkuar edhe numrin e telefonit në mënyrë që të mbanin kontakte. Madje ndër të tjera Veseli është shprehur “s’paska pas faj profesori”.

Hetuesi Vesel Veseli më pas e ka shantazhuar, që ta detyronte të kryente marrëdhënie me të.

Të gjitha këto detaje janë sqaruar nga mediat kosovare pasi shpërtheu skandali i përdhunimit.  Por makthi i adoleshentes nuk mbaron këtu. Siç shkruan Insjaderi, ajo ka abortuar dy herë për një vit rresht që ka pasur marrëdhënie me oficerin e policisë.  Veseli e ka detyruar të abortojë në klinikën e një mjeku gjinekolog, Femi Ahmeti, në Prishtinë.

Ditën e sotme adoleshentja ka dhënë një intervistë ekskluzive për Insajder dhe aty rrëfen gjithçka që i ka ndodhur, madje me detaje. E fshehur nën kapuçin e xhupit, kamera e fokuson vetëm në kurriz adoleshenten e abuzuar, të cilës i kanë ndryshuar edhe zërin gjatë intervistës.

Ajo tregon se abuzimet e para seksuale kanë ndodhur me profesorin, i cili i jepte lëndën e informatikës. Kur ishte në klasën e 10, profesori Shkëlzen Xhekaj e ngacmonte derisa ushtroi edhe dhunë seksuale ndaj saj. Ai fillimisht i shkruante në rrjetin social Facebook.

E pyetur nga gazetari se kur kishte pranuar të dilte me profesorin, ajo u përgjigj se kishte pranuar pas një jave.

Deklarata e vajzës:

Tani kur kemi dalë te stadiumi Rexhep Rexhepi është marrëdhënia e parë seksuale, ka qenë natë, në veturën e tij kemi kryer marrëdhënie.”

Gazetari e pyet:

Po mbas asaj nate?”

Vajza shton:

“Kemi vazhduar 1 orë aty, pastaj shkonim çdo natë në te njëjtin hotel. Pastaj ngela shtatzënë, me jepte kokrra me pi për të mos ngelur.”

Gazetari pyet:

Kur vendoset me shku ne polici, cili ka qenë momenti që ju ka shtyrë të shkonit në polici?”

Vajza përgjigjet:

Ai më ka mashtruar. Tani donte të tërhiqej prej meje.”

Gazetari vazhdon të pyesë:

A je konsultuar me dikë?”

Vajza përgjigjet:

Jo vetë, më 14 shtator 2016. Ka qenë dhe Vesel Veseli. Ai më ka ngacmu ku thoshte se skishte faj profesori. Më tha a ma jep nr se për dy minuta e gjej, se e ke numrin në rast. Filloi të më shkruante a po del? Më ka shty me kërcënime për me dal. Më thoshte ti e di kush jam unë, nëse sdel me mua, unë të mbys. Pas 2-3 ditëve më ka imponu me dal. Dola sepse sdoja të shti në probleme dhe familjen, askënd, e kam mbaj në vetvete.

Ai do shpërndante fotot nëse nuk dilja me të. Nuk e dija ku do i shpërndante. Marrëdhënia zgjati 6-7 muaj. Kam pasur shumë frikë. Me veturën e tij më merrte. Lloji mercedec, edhe targat i di. Kemi dalë jashtë qytetit, nga Suhareka.

Në janar të 2017 kam tërheq deklaratën. Nëse nuk tërhiqja deklaratën do më mbyste.  Janë të vërteta deklaratat. Nuk e di çlidhje ka polici me profesorin. Deklaratatën e kam tërhequr në Prokurori në Prishtinë. Kur e kam tërhequr më ka thënë që këto sjanë të vërtëta. Unë u mashtrova nga premtimet që më pati thënë. Kam mbetur 2 herë shtatzanë. Ciklin e fundit e kam pasur në nëntor. Më ka shty me abortu, më ka detyru Veseli.

Duhet me bërë një zgjidhje, se do vriste veten. Unë jam frigu për vetveten nëse vritet.

15 janar u bë aborti. Tek rruga e Bajraktarëve ka ardhur më ka marrë, kemi shku te doktori dhe kemi bërë abortin në 15 janar. Ka ndejt te dera jashtë. Para moshës 18 vjeçare kam qenë me Veselin.

Kur kemi qenë te mjeku nuk kam nënshkruar asgjë, smë ka pyetur as për letërnjoftimin. Jemi kthyer në shtëpi. Kam pasur shumë dhimbje pas abortit.

Më pyeste a ke dhimbje? Të mos i thosha kurrkujt. Nuk kam guxuar me i tregu askujt. 230 euro ka kushtuar, i ka paguar Veseli.”

Gazetari pyet:

A i ke tregu dikujt?”

Vajza përgjigjet:

“Para se me ndodh ky rasti me policin i kam treguar mamit për policin, se për profesorin i kisha thënë. Mamit i ka ardhur shumë rëndë.”

Gazetari:

A ka ardhur ndonjë prej miqve të Veselit?”

Vajza:

Jo asnjëherë.”

Gazetari:

C’po doni me bë tash?”

Vajza:

“Me marr dënimin maksimal, polici profesori dhe doktori po ashtu. Jam e gatshme të shkoj deri në fund të kësaj. Deklarata në inspektoriat ka zgjatur 1 orë e gjysmë, duke treguar krejt çka ndodhur.

Veseli smë ka detyruar që të bënim fotografi, video, nëse më ka fotografuar diku nuk e di, sjam e sigurt.

Për rastin e profesorit kemi folur. Jo nuk më ka thënë kurrgjë, por më ka thënë ke gabu që e ke tërhequr deklaratën.

Skam asnjë mesazh për vajzat gratë , viktimat e tjera që mundet me qenë në pozitën time. Kam besim se drejtësia se ka me e zbardh ngjarjen.”


Hetuesi 50-vjeçar Veseli u vu në pranga të martën. Klinika e mjekut që kreu abortin është bastisur nga forcat e rendit, ndërsa kryetari i Bashkisë së Drenasit sqaroi se edhe mësuesi Shkëlzen Gjekaj është pezulluar.

“Menjëherë, duke respektuar legjislacionin në fuqi, Drejtoria e Arsimit ka pezulluar nga puna mësuesin. Ne si institucion do të ngrejmë padi në hetuesi ndaj tij, ndaj të cilit do të ketë edhe procedurë disiplinore”, tha kryetari i Drenasit.

Abuzimi i të miturës ka shkaktuar shumë reagime në Kosovë. Ditën e sotme janë zhvilluar protesta kundër abuzimeve dhe ngacmimeve seksuale, dhe protestuesit janë mbështetur nga këngëtare të famshme si Nora Istrefi dhe Dafina Zeqiri.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni perdhunimi i 16 vjecares ne drenas shkelzen xhekaj vesel veseli perdhunimi i 16 vjecares ne drenas shkelzen xhekaj vesel veseli

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet