LIVE UPDATES
Aktualitet

Nga pijet alkoolike te kasafortat, grabitës profesionistë zhvatin shtëpitë e ish-zyrtarëve, agjenti: S’i denoncojnë, nuk

4 Shkurt 2021, 14:40 Nga DOSJA

Në dukje ai shfaqet si një klient normal. Hyn në supermarket. Përshëndet. Mandej drejtohet te sirtarët. Mbasi kontrollon disa produkte ushqimore çapitet drejt seksionit të alkoolit. Aty i qetë kontrollon çmimet, dhe zgjat duart te pija më e shtrenjtë. E merr dhe e fut nën veshje.

Kjo është skena e një vjedhjeje në një nga dyqanet e Tiranës e ilustruar nga kamerat e sigurisë.

Po vjedhin ushqime patjetër që është një fenomen, produkte që nga sallamrat, gjalpë dhe artikuj bazikë shprehet për gazetën Si, M. L. , një 63-vjeçar që ka një biznes familjar dhe që prej dy dekadash shet ushqime pranë zonës së Porcelanit. Vetëm M.L ka denoncuar tri herë në polici dhe në të tria rastet, të kallëzuarat janë gra në moshë që tentojnë të fusin në çanta apo rroba produkte ushqimore dhe ndonjëherë edhe kozmetikë.

“Nuk mund të them me çfarë ka lidhje, me pamundësinë për të paguar apo ngaqë kam vendosur kamera sigurie, por jam i sigurt që të gjithë ata që i kam kapur shpërthejnë në lot dhe kërkojnë mëshirë. Ata tregojnë se s’kanë mundësi”, thotë M.L për gazetën Si.

Hetimi

Rasti i të riut A. C, mosha 18 vjeç dhe i kallëzuar në komisariatin numër tre, zbulon se në fakt disa nga artikujt e luksit nuk vidhen nga supermarketet për t’u konsumuar nga hajduti.

A. C, është një hajdut shëtitës që jeton në Elbasan dhe në polici sipas zyrtarit të departamentit të vjedhjeve shpjegon se përse ai vjedh pije alkoolike.

“Po, i kam marrë dy shishe Jack Daniels, në dy raste të ndryshme. I vodha sepse ato janë të shtrenjta dhe më duhen lekë, pasi kam gjyshen sëmurë. I vodha për bukën e gojës, tregon i riu në procesverbalin e policisë me oficer të policisë gjyqësore O. D.


Kamera e sigurisë e tregon hajdutin shëtitës dhe nën moshë teksa fut nën xhup pijen alkoolike, ndërsa në dorë mban të ekspozuar një shishe limon soda.

Denoncuesi shpjegon në komisariatin numër 3. “Ai u afrua për të paguar te kasa, administratori i kërkoi të shkonte pas tij. Ai menjëherë kërkoi falje dhe nxori nga xhupi pijet. Por meqenëse ky djalë na shfaqet edhe herë të tjera duke futur nën ndërresa redbulla dhe pije të shtrenjta, vendosa që ta denoncoj”.

Policia tregon për gazetën Si se A.C është referuar në gjendje të lirë jo vetëm për shkak të moshës, por edhe nga vlera e ulët e dëmit që shkon gjithsej 7 mijë lekë të reja.

Përse vjedhin?

Një adoleshente përfundoi në polici për laptopin të cilin dyshohej se e kishte vjedhur ajo.

Humbja e kompjuterit del me ngjyrë të zezë u denoncua nga një shtetas bullgar, që pasi vërejti që në dhomën e vajzës së vogël mungonte kompjuteri ka njoftuar menjëherë zyrën konsullore. “Nga këqyrja e të dhënave daktiloskopike shkruan fillimisht policia dyshojmë që vjedhja është kryer pa thyerje”.

Dhe teksa dyshonin se këtë vjedhje mund ta kishte kryer një vajzë e re, që besohet se bën pjesë në një grup hajdutësh, shtetasi bullgar paraqitet sërish në komisariat dhe e tërheq denoncimin.

“Ime bijë mendonte se e kishte sjellë në banesë, por realisht ajo e kishte harruar në shkollë, më saktësisht në fund të mikrobusit së bashku me çantën”.

Hajdutë profesionistë

Por hajdutët e ushqimeve dhe të biçikletave janë shqetësimi më i vogël për policinë. Edhe ata që kanë filluar vjedhin me maska anticovid. Një trend i ri hajdutësh të konsideruar profesionistë po bastisin banesat e të pasurve. Në këtë pikë mes agjentëve të komisariateve qarkullon edhe një legjendë, hajdutët kanë hyrë në banesa zyrtarësh të lartë dhe kanë bastisur miliona lekë që mbahen në të zezë.

“Po, kemi dyshime për një grup, ose mund të mos jetë edhe grup që studiojnë biznesmenë të caktuar apo edhe individë për të cilët krijohet bindja që mbajnë në shtëpi shumë të konsiderueshme që nuk i depozitojnë dot në bankë. Disa prej tyre denoncojnë, dhe bëhet fjalë për ata që i kanë të arsyetuara vlerat monetare apo edhe bizhuteritë e shtrenjta. Ne kemi dëgjuar që diçka e tillë, pra një bastisje shtëpie i ka ndodhur edhe një ish-ministri, si dhe një zyrtari të lartë në polici. Por asnjëri prej tyre nuk ka dorëzuar kallëzim, mes nesh thuhet që janë angazhuar detektivë privatë për t’i zbuluar hajdutët”, rrëfen zyrtari i rendit për gazetën Si, sipas të cilit kjo risi nuk është thashethem, por diçka që po ndodh realisht, madje edhe mes kriminelëve të cilët në një rast kanë rrëmbyer nga banesa kasafortën me një shumë të konsiderueshme.

Përse nuk denoncohet?

Shpjegimin e ka për këtë pyetje një agjent pranë drejtorisë qendrore të policisë. “Nuk kanë se si tregojnë pasi pyetja e parë që ju drejtohet në polici do të jetë, cili është burimi i këtyre të ardhurave dhe natyrisht në rastin e ish-zyrtarëve nga disa fusha të institucioneve përfshi edhe doganat, asnjëri prej tyre nuk ka se si t’i justifikojë milionat e grabitura apo bizhuteritë super të shtrenjta”, thotë në anonimitet zyrtari.

Marrë nga  Gazeta “Si”

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet tirane vjedhje ne tirane tirane vjedhje ne tirane


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet