LIVE UPDATES
Aktualitet

Nga transaksionet e një apartamenti nga nëna te…./ Prokurori i Apelit përballet me Vettingun. Çfarë pretendon hetuesiR

19 Tetor 2020, 19:23 Nga DOSJA
Nga transaksionet e një apartamenti nga nëna te…./ Prokurori i

Prokurori i Apelit të Tiranës, Arben Qosja u përball të hënën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i vetingut për prokurorin Qosja po kryhet nga trupa e përbërë nga Genta Tafa Bungo kryesuese, Lulzim Hamitaj relator dhe Suela Zhegu anëtare. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Ferdinando Buatier.

Arben Qosja e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1998 si oficer i Policisë Gjyqësore. Në vitin 2004, Qosja u emërua prokuror në Prokurorinë e Tiranës, ndërsa prej vitit 2016 e ushtron funksionin në Prokurorinë e Apelit të Tiranës.

Relatori Lulzim Hamitaj tha në seancën dëgjimore se prokurori Qosja rezultonte në pamundësi financiare për shlyerjen e dy kësteve për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 90.86 m2 në Tiranë në vitin 2005, kundrejt vlerës 53 mijë euro. Gjithashtu, Komisioni konstatoi se Qosja kishte deklaruar shlyerjen e paradhënies në vlerën 10 mijë euro në vitin 2005, por nuk kishte pasqyruar detyrimin e mbetur.

Hamitaj shpjegoi se në kontratën fillestare, vlera e apartamentit shënohej 59 mijë euro, ndërkohë që në vitin 2006, prokurori e kishte deklaruar ndryshimin e çmimit në shumën 53 mijë euro për shkak të zvogëlimit të sipërfaqes së apartamentit në 83 m2.

Si burime krijimi të kësaj pasurie, Qosja ka deklaruar një hua në vlerën 20 mijë euro të marrë në vitin 2006 pa interes dhe pa afat; 3.8 milionë lekë nga shitja e një apartamenti nga nëna e tij dhe kursime nga pagat.

Sipas Komisionit, subjekti i rivlerësimit nuk ka deklaruar në vitin 2005 pagesën e 25 mijë eurove në favor të shoqërisë ndërtuese si dhe shlyrjen e 16 mijë eurove në vitin 2006.

Hamitaj shpjegoi se në analizën financiare nuk është përfshirë e gjithë vlera 3.8 milionë lekë e deklaruar si e përfituar nga nëna e subjektit nga shitja e apartamentit, pasi në kontratën e shit-blerjes ka figuruar shuma 2 milionë lekë. Sipas tij, nuk është përfshirë vlera 1.8 milion lekë që përfaqëson diferencën mes çmimit të deklaruar me atë të pasqyruar në kontratën e shit-blerjes.

Ndërkohë, nuk janë gjetur probleme lidhur me huanë 20 mijë euro, pasi huadhënësi ka rezultuar të ketë pasur burime financiare të ligjshme të mjaftueshme dhe nuk është evidentuar konflikt interesi mes tyre.

Në përfundim të analizës financiare për këtë pasuri, Komisioni konstaton mungesë të burimeve financiare në vlerën 850 mijë lekë për pagesën e këstit të parë dhe pamundësi në shumën 900 mijë lekë për pagesën e këstit të dytë.

Prokurori Arben Qosja deklaroi gjatë seancës dëgjimore se kishte dhënë edhe më parë shpjegime lidhur me çdo gjetje të Komisionit për mosmbulimin e dy kësteve për shlyerjen e çmimit të apartamentit.

Ai kërkoi që KPK të vlerësonte të ardhurat e gjithë familjarëve që prej vitit 1998.

“Edhe pse nuk janë pasqyruar kursimet në deklaratën periodike, vërtetohen burimet e ligjshme të cilat janë të mjaftueshme për kursimet. Nuk mund të përligjet mospërfshirja e mundësisë së kursimeve për këstin e pare,” tha Qosja dhe vijoi se në deklaratën veting kishte pasqyruar burimin e ligjshëm që kishte shërbyer për shlyerjen e këtij detyrimi.

Lidhur me konstatimin për pamundësi të shlyerjes së këstit të dytë, Qosja shpjegoi se shitja e apartamentit ishte kryer nga nëna.

“Pas pagesës së tatimit për vlerën reale të përfituar nga shitja e këtij apartamenti, duhet përfshirë gjithë kjo shumë në analizën financiare”, kërkoi Qosja.

Ai shtoi se në deklaratën veting kishte pasqyruar detyrimin e mbetur pa paguar dhe se gjithçka ishte e sqaruar.

Ka dokumente se vlera reale e shitjes është tërhequr nga nëna në bankë dhe të nesërmen është paguar kësti i dytë. “Gjykoj se nuk ka vend për balancë negative,” tha prokurori Qosja.

I pyetur nga Hamitaj se përse nuk e ishte shlyer më parë detyrimin tatimor për vlerën 1.8 milionë lekë, Qosja ripërsëriti se shitja e apartamentit të mëparshëm ishte kryer nga nëna dhe se ai kishte qenë në pamundësi të kryente korigjimin. Sipas subjektit të rivlrësimit, pas shitjes, blerësit e kishin vendosur këtë pasuri si barrë hipotekore dhe se kjo e bënte të pamundur për këtë palë që të paraqitej para noterit.

“Pala blerëse e ka deklaruar se çmimi i shitjes ishte 3.8 milionë lekë. Nuk ka patur gjë për të fshehur”, pohoi Qosja dhe këmbënguli se kishte qenë gjithmonë kritik ndaj veprimit të kryer lidhur me vlerën e shitjes në kontratë, ndryshe nga ajo reale.

Komisioni konstaton mosdeklarimin periodik të një magazine në Peshkopi, që figuron në emër të nënës së subjektit të rivlerësimit, e përfituar nëpërmjet privatizimit në vitin 1992. Hamitaj sqaroi se Qosja ka pretenduar se nuk kishte kryer mosdeklarim të kësaj pasurie, pasi trualli ku gjendet magazina figuron ende me pronar “shtet” dhe se u ishte përmbajtur dokumenteve ligjorë në deklarimet e tij.

Nga hetimi administrativ ka rezultuar se prokurori Qosja ka pasur mundësi financiare për blerjen e një autoveture tip Volksëagen në vitin 2013, kundrejt vlerës 5670 euro + 162 mijë lekë për detyrimet doganore. Edhe për likujditetet e tij e të bashkëshortes nuk janë gjetur probleme.

Hamitaj tha se nga analiza financiare e kryer prej vitit 2004, kur Qosja ka nisur detyrën si prokuror e në vazhdimësi, bilanci mes të ardhurave dhe shpenzimeve rezulton përgjithësisht pozitiv.

Sipas Komisionit, mbeten negative balancat për shlyerjen e dy kësteve për apartamentin, përkatësisht 850 mijë lekë në vitin 2005 dhe 900 mijë lekë në 2006-ën.

Qosja pranoi se në deklarimet e para kishte pasur paqartësi dhe pasaktësi. “Por, nuk ka ndonjë qëllim pas tyre”, theksoi ai.

Prokurori Qosja u vlerësua pozitivisht për figurën dhe profesionalizmin. Edhe për një çështje për “drejtim të automjetit në mënyrë të parregullt” të verifikuar nga KPK, për të cilën Qosja kishte vlerësuar se vendimi i Shkallës së Parë kishte qenë i rregullt dhe nuk kishte ushtruar rekurs, nuk u evidentuan probleme. Hamitaj tha se prokurori Qosja kishte njoftuar me shkrim drejtuesin e Prokurorisë së Apelit për qëndrimin e tij. “Komisioni i vlerëson në përputhje me detyrën këto veprime të subjektit”, tha Hamitaj dhe shtoi se në 5 denoncimet e kryera nga publiku nuk janë gjetur indicie.

Në përfundim të seancës dëgjimore, prokurori Arben Qosja tha se në punën e tij 30 vjeçare si prokuror dhe oficer i Policisë Gjyqësore, gjithmonë e kishte ushtruar detyrën me përgjegjësi dhe në korrektësi me ligjin. Ai shpjegoi se kishte filluar punë si prokuror në vitin 1991 dhe se kishte rifilluar në ‘98-ën si oficer i Policisë Gjyqësore.

“E gjithë pasuria e familjes sime, së bashku me prindërit është 53 mijë euro dhe justifikohet ligjshmëria e saj. Gjykoj se i plotësoj të tri kriteret e rivlerësimit për të vazhduar detyrën dhe kërkoj konfirmimin,” përfundoi prokurori Arben Qosja.

KPK njoftoi se do të shpallë vendimin më datë 21 tetor, ora 09:45.

Marrë nga Reporter.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edmond hoxhaj edmond hoxhaj

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet