LIVE UPDATES
Bota

‘’NGADHNJIM MBI VDEKJEN’’/ Filmi shqiptar që la ‘shenjë’ në kinematografinë kineze, shitje marrëmendëse bileta

24 Janar 2021, 17:05 Nga DOSJA
‘’NGADHNJIM MBI VDEKJEN’’/ Filmi shqiptar që la

Gjatë viteve ’60 – ’70 të shekullit të kaluar, shkëmbimet politike dhe kulturore midis Shqipërisë dhe Kinës ishin shumë të ngushta. Ish-kryeministri kinez Çu En Lai bëri tri vizita në Shqipëri, madje një herë ai e festoi Vitin e Ri në Shqipëri. Pikërisht në bazë të kushteve të njëjta ideologjike, filmat shqiptare me temën e luftës antifashiste, si “Ngadhnjim mbi vdekjen”, “I teti në bronz” etj., dhe filmat kinezë “Vajza me flokë të bardhë”, “Basketbollistja me numër 5” etj., janë bërë kujtimi i përbashkët i një brezi të kinezëve dhe të shqiptarëve.

Në kulm të Revolucionit Kulturor Kinez, filmat e dubluar shqiptarë ishin të vetmet produkte të pastra ideologjike të vlerësuara si të përshtatshme për milionat e spektatorëve kinezë të kinemasë. Versioni i dubluar i filmit ”Ngadhënjim mbi vdekjen” ishte jashtëzakonisht popullor për publikun kinez, duke u renditur si filmi më i suksesshëm edhe në shitje biletash deri në fillim të viteve 1990-të, kur u tejkalua nga filmi hollivudian aksion, The Fugitive, me Harrison Ford dhe Tommy Lee Jones.

Filmi i Gëzim Erebarës dhe Piro Milkanit, një histori e rezistencës partizane, vazhdon të jetë edhe sot një moment historik në Kinë; impakti i madh e i shtrirë në kohë i këtij filmi në Kinë u ritregua në filmin e suksesshëm (blockbuster) të Jiang Xiao-s, Electric Shadows (Hije elektrike) (2004), i konsideruar si një nga versionet kineze të CINEMA PARADISO.

Në ritregimin herë të hidhur, e herë të ëmbël të jetës kineze në kinematë e kohës së Mao Zedong nga Xiao, një punonjëse fabrike, shtatzënë dhe e turpëruar, vendos të mos vrasë veten pasi sheh një skenë filmi ku aktorja shqiptare Eglantina Kume marshon trimërisht drejt vdekjes tek Ngadhnjim mbi vdekjen. Legjendat thonë se byroja komuniste kineze vendosi të mos i shkatërronte kitarat akustike të Kinës gjatë Revolucionit Kulturor, pasi personazhi kryesor shqiptar që luan Rikard Ljarja, mban një të tillë mbi shpatull e këndon këngë partizane gjatë filmit. Kinemaja shqiptare, mesa duket, paska fuqinë të parandalojë vetëvrasjet në film dhe e vetme të shpëtojë kitarën akustike në Kinë.

Si reagoi audienca shqiptare ndaj revolucionit të papritur kulturor kinez? Një gazetar i huaj që vizitoi Shqipërinë në vitet 1960 (duke u shtirur si turist) shkruan: “Filmat kinezë shfaqen në kinematë e shumta të hapura (një vizitor tha në mënyrë ironike se Shqipëria ka ‘filma drive-in për këmbësorë’) dhe në errësirë studentët shpesh bërtasin dhe fishkëllejnë kundër propagandës mbytëse.” E qeshura në errësirë si formë rebelimi.

Pekini siguroi bursa për të rinjtë vendas të cilët nuk mund të merrnin më trainime në Moskë, përveç shumë këshilltarëve kinezë. Të dy vendet filluan të shkëmbejnë delegacionet kulturore më shpesh. Por, për gjithë bisedat për vëllazërinë kino-shqiptare, të mirat kulturore kineze vështirë se mund të zëvendësonin ato sovjetike. Kina ishte e largët, gjuha e saj e panjohur. Kjo paraqiste probleme logjistike, nga pengesat e transportit te problemi i ndërlikuar i përkthimit. Zyrtarët dhe diplomatët e ngarkuar me mbledhjen e filmave kinezë në vitet 1960 shqetësoheshin për këtë distancë kulturore, duke e përshtatur me kujdes në termat e “kuptueshmërisë”. Kur përfaqësuesit shikuan filmin kinez, Daji he ta de fuqin ( Daji dhe Etërit e saj , 1961), për shembull, ata e konsideruan atë që të kishte “një përmbajtje të shëndetshme arsimore”. Por një tjetër film kinez mbi rezistencën kundër Japonisë dukej, siç e thanë ata, “i vështirë për t’u kuptuar”.

Pse filmat kinezë nuk tërhoqën më shumë shikues? Regjisorët kinezë favorizonin «një mënyrë që spektatori vendas nuk është mësuar ende». “Filmat Vietnamezë kanë të bëjnë me armë, filmat e Koresë së Veriut janë qesharake dhe tragjike, filmat rumunë janë romantikë dhe filmat shqiptarë janë krejtësisht konfuzë.” Por është e rëndësishme të kihet parasysh se filmat, qoftë burime konfuzioni apo objekte kurioziteti, ishin vetëm një aspekt i një trafiku shumë më të gjerë kulturor. Të përpiqesh t’i japësh kuptim këtij trafiku do të thotë të fillosh të hartosh kufijtë kulturorë të socializmit jo-Sovjetik, një proces i mbështetur nga shtetet partiake dhe agjencitë kombëtare të filmit, por jo i komanduar plotësisht prej tyre.

As mosmarrëveshjet politike nuk ishin në përputhje me trafikun kulturor: ashtu si filmat e vjetër sovjetikë vazhduan të qarkullonin në kinematë shqiptare pas vitit 1961, kështu që filmat shqiptarë vazhduan të qarkullonin në Kinë edhe kur të dy Partitë Komuniste kishin filluar të konfliktoheshin në fillim të viteve 1970 për shkak të vizitës së Richard Nixon në Pekin. Individë kinezë të një brezi të caktuar jo vetëm që kujtojnë filmat shqiptarë, por ata “gjithashtu mund të këndojnë disa nga këngët nga ato filma.”

Vitet në vijim nuk do të jenë të lehta. Shqipëria ende nuk ka një Kinotekë, e aq më pak një kinema publike. Një kinematografi kombëtare meriton studim, ruajtje dhe admirim serioz.

Marrë nga Gazeta “Si”

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora filmi ngadhnjim mbi vdekjen filmi ngadhnjim mbi vdekjen

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet