LIVE UPDATES
Aktualitet

NGJARJA- Sherri për trupin e një të vdekuri përplas policinë e spitalin në Tiranë

11 Janar 2022, 16:46 Nga DOSJA
NGJARJA- Sherri për trupin e një të vdekuri përplas

TIRANË– Sherri për trupin e një shtetasi që humbi jetën nga energjia elektrike, ka dërguar në komisariat dhe mandej ka vënë nën hetim punonjësit e një spitali privat dhe të një patrulle policore, që i akuzoi ata se po fshihnin trupin. Çështja delikate, në përfundim u mbyll pa persona përgjegjës, ndonëse si të kallëzuar ishin oficerët e policisë. Sipas mjekëve, ata i kishin rënë me grushte dyerve të spitalit dhe i kishin akuzuar se po fshihnin trupin, ndaj kjo çështje duhej hetuar.

Dosja tregoi se hetimi u pushua, pasi nuk kishte vepër penale, ndonëse pati reagime për akuzën e veprimeve arbitrare dhe goditjes për shkak të detyrës. Në fashikull, përmendet se “në orët e mbrëmjes, pranë shërbimit të urgjencës të spitalit…, është sjellë një person që kishte rënë në kontakt me rrymën elektrike. Personi kishte pësuar vdekje klinike që në vendngjarje dhe kur e kanë transportuar për në spital, ishte pa shenja jete. Pas veprimeve të para në shërbimin e urgjencës, me synim për ta kthyer në jetë, personi është transportuar në sallën e terapisë intensive, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, në pavijonin e mjekësisë, kthimi në jetë i shtetasit A.M., ishte i pamundur”.

Por spitali pretendoi, se gjatë kohës kur pacienti gjendej në reanimacion, personeli i sigurisë ka shoqëruar në këto ambiente një oficer të policisë gjyqësore, i cili ka deklaruar se po merrej me ngjarjen.

“Më pas, ky oficer është kthyer me 4 punonjës të tjerë policie, duke u përpjekur të kalojë nga hyrja e pasme e spitalit”.

Por ndonëse vetë spitali në hyrje të denoncimit, shprehet se i ndjeri kishte ndërruar jetë që në vendngjarje, pretendon se policia e veshur me uniformë, u ka rënë dyerve të spitalit, pasi askush nuk po e lejonte të hynte për të kryer këqyrjet. Pretendimi në denoncim, është fakti se ndërkohë që mjekët po përpiqeshin ta kthenin në jetë të ndjerin A.M., ishte e pamundur të hapeshin dyert.

“Duke qenë se dyert ishin të mbyllura, dy personat civilë kanë filluar t’i bien derës me grushte dhe me shkelma, kanë bërë përpjekje për ta hapur atë me dhunë, në një kohë që hyrja në atë ambient, për shkak të rëndësisë dhe sigurisë që duhet të ketë kjo zonë, bëhet me anë të kartave të posaçme”, – nënvizohet në kallëzim.

Bëhet me dije se në materialet hetimore, kujtohet se në atë moment, kur punonjësit e policisë po përpiqeshin të hapnin derën për të kryer këqyrjen dhe sakaq po refuzoheshin, aty ka kaluar për arsye pune për të transportuar kufomën në morg, njëri nga ndihmësit e urgjencës së spitalit privat. Spitali privat pretendon se në këtë moment, nga ana e policisë, “janë hedhur insinuata pa sens dhe të papranueshme në një ambient spitalor, si ‘keni fshehur trupin, doni të merrni lekët’”.

Ajo çfarë ka ndodhur më pas, raportohet e tillë, se policia i ka rrëmbyer kartën ndihmësit të urgjencës, ka hyrë në ambientet spitalore, ku nuk po lejohej, ndërsa ai është shoqëruar në komisariat dhe është mbajtur për gati 10 orë. Shoqërimin e tij, spitali e pretendon të pabazuar dhe të pashkak. Por pasi ka marrë në pyetje oficerët e policisë, është konstatuar se policët thjesht ishin në zbatim të detyrës dhe denoncimi se ata ishin arbitrarë, nuk qëndron dhe është i pabazuar. Burimet pranë policisë, shpjegojnë se me rëndësi për hetimin, është telefonata që oficeri i policisë kreu në sallën operative, ku kërkoi përforcime, pasi nuk po e lejonin të kryente detyrën.

“Rreth orës 22.30 u njoftuam nga salla operative dhe nga komandanti i grupit  që të shkonim në këtë spital privat, me qëllim për të marrë kontakt me oficerin e hetimit, Gj.T., sepse gjatë turnit të dytë, kishte pasur një ngjarje. Por oficeri, tha të vazhdonim, pasi nuk kishte nevojë. Dy orë më vonë, shefi i krimeve ka kërkuar përforcime dhe kur mbërritëm sërish në spital, na tha ejani. Në këto momente, shefi i krimeve i binte derës dhe thoshte hapeni, por nuk po e hapte askush. Aty kaloi një person, në dukje i veshur si infermier dhe meqë nuk po përgjigjej asnjë, mbaj mend që shefat kërkuan të hapte derën, por ai nuk pranoi”.

Grupi i hetimit, vlerësoi nga këto dëshmi se policët nuk kanë qenë arbitrarë dhe se po kryenin detyrën, duke hedhur poshtë denoncimin e spitalit privat e duke pushuar çështjen, përmend burimi. Tashmë kjo dosje ka përfunduar në gjykatë, ku pritet ose të mbyllet me vendim gjykate, duke pranuar pushimin, ose gjykatësi ta kthejë pas dhe të kërkojë hetime të tjera, për policinë apo për spitalin privat.

Marrë nga Gazeta SI

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet policia e tiranes sherri spitali-policia tirane policia e tiranes sherri spitali-policia tirane

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët