Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Aktualitet
VD-Aksioni i ARRSH për daljet e paligjshme në autostrada, bizneset protestojnë
6 Dhjetor 2021, 10:48Nga DOSJA
TIRANË Autoriteti Rrugor Shqiptar, ka nisur ditën e sotme aksionin për bllokimin e të gjitha hyrje daljeve në zonën e Maminasit në Durrës. Për këtë aksion, janë ngritur në protestë pronarë të shumë bizneseve që preken nga ky bllokim. Hapja e kanaleve anësore dhe vendosja e mbrojtëseve metalike nga policia për të mos lejuar që të kalohet në autostradë ka krijuar tensione me pronarët e bizneseve.
Pronarët e bizneseve kanë parashtruar dy kërkesa, së pari krijimi i një rruge dytësore nga Vora në urën e Dajlanit dhe përcaktimi i parametrave sipas standardeve rrugore. Policia ka operuar dhe me vënien e gjobave në makinat e pronarëve të bizneseve.
Sipas tyre janë njoftuar më herët nga ARRSH për nisjen e aksionit, por shtojnë se e kanë të pamundur gjetjen e një zgjidhje alternative në mënyrë që të zhvillojnë normalisht aktivitetin dhe se aplikimi dhe pajisja me leje është një procedurë që zgjat shumë.
Në këtë aks rrugor janë rreth 200 biznese që operojnë dhe nga bllokimi i hyrje daljeve kanë ngelur pa punë.
GREQI- Klaudio Dhespo nga Tepelena, i njohur me emrin e artit “Toquel”, është kthyer në një nga reperët më të preferuar të klubeve të natës në Greqi. Protothema...
Nipi i deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja, Ramazan Rraja bashkë me dy bashkëpunëtorët e tij Roan Brahimi dhe Alesio Dobrozi të shpallur në kërkim për...
VLORË – Në Vlorë janë rikthyer sërish problemet si pasojë e motit të rënduar me reshje të dendura shiu që kanë përfshirë qytetin në 24 orët e fundit,...
SHKODËR – Prefektja e Qarkut Shkodër, Majlinda Angoni ka folur rreth situatës se reshjeve të shiut dhe borës në këtë qark. Ajo bën me dije se, për mo...
TIRANË – Aleanca për Teatrin ka dorëzuar një ankimim ditën e sotme në Apelin e GJKKO-së vendimin e gjykatës për Teatrin Kombëtar. Në lidhje me këtë &...
DURRËS– Autoriteti Portual i Durrësit ka bërë me dije detaje lidhur me gjendjen, në një kohë kur vendi është përfshirë nga moti i keq. Në njoftimin z...