“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Politike
Nis mbledhja e grupit parlamentar të PD,Basha ‘mea culpa’:Përgjegjësinë kryesore e mbaj unë
12 Mars 2022, 10:57Nga DOSJA
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka nisur me fjalën e tij mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së. Në fjalën e tij, Basha tha se ishte përgjegjësia e tij për humbjen e zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit, ndërsa u shpreh gati që të ndërmerrte çdo lloj vendimi në të mirë të PD-së.
“Shpreh gatishmërinë time si kryetar i PD për të ndërmarrë çdo hap që i shërben PD, çdo hap pa përjashtim, pa paragjykim. E rëndësishme të kuptojmë situatën dhe të ofrojmë zgjidhje. Një zgjidhje që i shërben PD dhe gjithë demokratëve jo interesave personale as të miat, as të Sali Berishës, as të askujt tjetër. Të gjithë demokratëve tu shërbejë në një mënyrë të thellë që t’i bashkoje, t’u kthejë besimin dhe të shtrihet tek shumica e shqiptarëve. Ky duhet te jetë qëllimi ynë. Të kapërcejmë vetveten , duke e nisur nga unë i pari, të gjejmë një zgjidhje, të rikuperojmë gjithçka, përfshirë edhe disa nga hapat e gabuar që mund të kemi hedhur në të kaluar. Kur themi mund te kemi hedhur, përgjegjësinë kryesore e mbaj unë. Shpreh gatishmërinë time për të ndërmarrë gjithçka, çdo hap që i shërben partisë. Pa përjashtim. Duhet të kalojme vetëveten, të shtyjmë për një zgjidhje. I kuptoj vështirësitë kur flisni me demokratët të cilët kërkojnë zgjidhje. Të diskutojmë të gjithë rrugët e të dalim me një zgjidhje, mundësisht me një zgjidhje të vetme. Ne duhet te gjejme nje qendrim te perbashket te te gjitha strukturave te PD per te gjetur zgjidhje. Çdo zgjidhje qe perjashton cdo grupim demokratesh nuk i sherben zgjidhjes. Në kuadër të kësaj jam gati të ndërmarr çdo veprim që i shërben PD,”-tha Basha ndër të tjera.
TIRANË- I ashpër ka qenë deputeti Dashnor Sula në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, kundër kryedemokatit Lulzim Basha. Në fjalën e tij...
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma në një prononcim për mediat ka ngritur sërish akuza kundër kryetarit të partisë Demokratike, Lulzim Bas...
TIRANË- Qytetarët po japin mesazhe të fuqishme përpara zyrës së Kryeministrit Edi Rama me megafon në këto momente. Poshtë zyrës së Kryeministrit, një prej ...
TURQI-Kryeministri Edi Rama, ditën e djeshme mori pjesë në Forumin e Diplomacisë të zhvilluar në Antalia, ku ka komentuar edhe luftën në Ukrainë duke çud...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka reaguar ashpër lidhur me dhunën e ushtruar dje nga Policia e Shtetit gjatë protestave të zhvilluara kundër rritjes së &cced...
TIRANË- Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, pranoi se do t’i pëlqente të ishte kryetar i Partisë Demokratike nëse do të kishte një garë të m...
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Rama i cili në një postim në Twitter ditën e djeshme për protestuesit u sh...
TIRANË– Nuk është populli ai që proteston! Kryeministri Edi Rama vijon të këmbëngulë në idenë e tij dhe u ka kthyer përgjigje edhe komentuesve që e k...