Gjermania në kaos, shkak greva në hekurudha, aeroporte dhe porte
27 Mars, 11:10
Transporti “paralizohet”...
Aktualitet
Nisën protestën kundër ndërtimit të Hec-Skavica, policia u bën namin dy organizatorëve, gjobiten me nga 50 milionë lekë
3 Dhjetor 2020, 16:31Nga DOSJA
DIBËR- Nazmi Drizi dhe Ali Hoxha, personat që organizuan protestën kundër HEC-it në Dibër janë gjobitur nga policia. Policia bën të ditur se organizatorët, të cilët organizuan protestën para disa ditësh, për të kundërshtuar ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës, janë gobitur me nga 5 milionë lekë për tubim të paligjshëm.
Ali Hoxha është President i Shoqatës Drini i Zi, ndërsa Nazmi Drizi është kryetar i po kësaj fushtate. Në protestën e organizuar, ata mblodhën rreth 40 persona, të cilët nuk ishin dakort me ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës, pasi do të duhet që të shpërngulen nga tokat e tyre.
Njoftimi i policisë:
Në Dibër janë ndëshkuar me nga 5.000.000 lekë secili, 2 shtetas, pasi kanë organizuar një tubim në kundërshtim me masat anticovid. Organizuan grumbullim dhe manifestim të paligjshëm, gjobiten me nga 5 milion lekë të reja organizatorët e tubimit. Me datë 01.12.2020, në vendin e quajtur “Kodra e Bitrit”, njësia Administrative Fushë-Çidhën, Dibër, shtetasi A.H, President i Shoqatës Drini i Zi, dhe shtetasi N. D, Kryetar i Shoqatës Drini i Zi, kanë organizuar një grumbullim me rreth 40 persona, për të protestuar kundër ndërtimit të Hec-Skavica. Gjatë zhvillimit të tubimit, Policia para se të ndërhynte për të shpërndarë tubimin, u ka bërë thirrje protestuesve që të shpërndaheshin, pasi po zhvillohej në kundërshtim me masat anticovid. Në zbatim të Aktit Normativ nr 3, datë 15.03.2020, neni 3, pika 1, shërbimet e Policisë kanë vendosur dy masa administrative përkatëse (gjobë) për dy organizatorët e tubimit.Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, apelon për të gjithë qytetarët që të zbatojnë me rigorozitet masat parandaluese anticovid dhe iu bën thirrje të mos organizojnë tubime dhe grumbullime duke shkelur protokollet e sigurisë në dëm të shëndetit të qytetarëve.
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ELBASAN– Një person në Elbasan, pasditen e sotme është gjetur i shtirë në rrugë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se personi, emri i të cilit ende nuk ës...
ITALI– Një infermiere shqiptare në Itali ka rrëfyer historinë e saj të sakrificës, që solli në jetë vajzën gjatë kohës që ishte e intubuar nga COVID-19. 29-vje&...
TIRANË– Gjykata Kundër Krimit dhe Korrupsionit të Organizuar ose e njohur ndryshe si GJKKO, ka sekuestruar pasuritë e ish-kryeprokurorit Adriatik Lalla pas...
TIRANË– Policia e Shtetit ka reaguar ndaj sulmeve që disa deputetët të opozitës parlamentare i kanë adresuar efektivëve të rendit dhe drejtuesëve të ...
SHQIPËRI- 852 viktima, 19 mijë e 156 të infektuar aktivë dhe 20 mijë e 484 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. M...
TIRANË– Ditën e sotme janë ndëshkuar me gjobën 3.000 lekë, 690 qytetarë që u konstatuan pa maskat mbrojtëse.Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet ...
BRAZIL– Janë bërë publike fotot e Ilir Zelkës, 47 vjecari që u ekzekutua dy ditë më parë në një restorant në Brazil aty ku po konsumonte mëngjesin.Shqiptari ish...
ELBASAN– Policia ka vënë në pranga dy shtetas të cilët po transportonin tre persona me nënshtetësi të huaj.Dy shtetas po transportonin nga Korça, 3 shtet...
GJIROKASTËR– Në Gjirokastër po helmohen dhe po vriten kafshë! Faxëeb ka publikuar një video të tmerrshme ku shihet se si katërputroshët e gjorë përpëliten,...