Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
VD-‘Nismat ua bllokoi PS, pse po jepni votën?’/ Basha: Tani kemi krah aleatët
10 Shkurt 2022, 09:44Nga DOSJA
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha tha sot se tani kanë krah aleatët ndaj sot do të votojnë pro për zgjatjen e organeve të vettingut. Pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar, Basha u pyet nga gazetarët se përse do të votojë sot pro kur nismat e tyre janë bllokuar në të shkuarën nga Partia Socialiste. Ai tha se sot po votojnë pasi kanë në krah aleatët.
Pyetja: Ju dërguat 3 ndryshimet, nismat janë bllokuar nga ps, pse po shkoni të jepni votën për to.
Basha: E gabuar, ne s’po japim votën për PS. Krerët e PS kontrollojnë KLP dhe KLGJ, çlirohuni dhe ju si media si ne, KLP dhe KLGJ janë të kapura nga PS, në rastet e vettingut ka një monitorim ndërkombëtar, ka 2 anëtarë, ka një garanci më shumë, është arsyeja pse ne e kemi votuar para 5 vitesh. Ajo që ndodh është kjo,me ndihmën e ambasadorëve Kim dhe Soreca në veçanti sepse nuk ka qënë vullnet i PD që të votoheshin, është tani pasi kemi krah aleatët tanë, për luftën kundër korrupsionit.
Pyetja: U tërhoqët nga vettingu i politikanëve?
Basha: Jo vetem që s’jemi tërhequr. E kam thënë dhe herët e tjera por kam përgjegjësi, duhet të jem në seancë.
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ripërsëriti edhe një herë se sot do të votojnë pro ngritjes së 2 komisioneve, atë Zgjedhoren dhe për Territoriale....
TIRANË– Takimi me tre banorët përfaqëues që preken nga ndërtimi në zonën e Unazës ka përfunduar. Kryeministri Edi Rama tha se të gjithë banorët do të...
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferri ka ngritur akuza të tjera për qeverinë e kryeministrit Edi Rama, duke pretenduar se është ...
TIRANË– Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku i ka kthyer përgjigje deputetit të Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferri për ...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi do kryejë një vizitë zyrtare ditën e sotme në Tiranë. Me ftesë të kryeministrit Edi...
TIRANË– Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili injoroi pyetjen e bërë nga gazetarja për vendimin e marrë nga Partia Demokratik...
TIRANË– Grupi i Partisë Demokratike ka përfunduar mbledhjen e cila nisi ditën e sotme në orën 09:00. Në mbledhje u vendos që PD do të votojë pro zgja...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka publikuar një video në rrjetet sociale me anë të së cilës tregon se po ndjek ekipin e tij të preferuar, Celtic. Por, ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka folur për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Gjatë një fluturimi me avion bashkë me gazetarin Blendi Fevziu, Rama u s...