Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Një 44-vjeçar shqiptar akuzohet për vrasje në Greqi
22 Janar 2021, 10:01Nga DOSJA
GREQI– Një gjyq nga Gjykata e Volosit, Greqi do të vendos në bankën e të akuzuarit një shqiptar 44- vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Akuza që rëndon mbi të është ajo e vrasjes së 71- vjeçares Chrysoula Spathoula, në Maj të 2002 në shtëpinë e saj në Dimini.
Vrasja e pazbuluar dhe e mbetur në arkiv u rihap pas 18 vjetësh, konkretisht Korrikun e kaluar, kur një gjurmë gishtash në shtëpinë e të ndjerës u identifikua se i përkiste një ndërtuesi shqiptar 44-vjeçar, i cili jetonte në Volos.
Policia e Volosit arrestoi 44-vjeçarin si i dyshuari kryesor për vrasje, i cili mohoi pjesëmarrjen e tij në çështje dhe dënua me paraburgim. Një tjetër shqiptar 45-vjeçar u arrestua për të njëjtën çështje Shtatorin e kaluar në Florina si bashkëpunëtor në vrasje. 45-vjeçari gjithashtu mohoi çdo përfshirje në vrasje.
Pas përfundimit të hetimit, çështja iu referua Këshillit Gjyqësor të Volos për një vendim. Sipas panelit, 44-vjeçari është referuar në një Gjykatë Penale për t’u gjykuar për vrasje me paramendim dhe burgimi i tij do të zgjatet për gjashtë muaj të tjerë. Sipas informacionit, në vendimin e Gjykatës, krahasimi i gjurmës së gishtit të palmës së marrë me materialin gjenetik të të dyshuarve për vrasje ishte vendimtar.
Që nga fillimi i hetimit policor, grabitja u konsiderua si motivi më i mundshëm i autorëve të vrasjes, pavarësisht nga fakti se imazhi i shtëpisë së 71-vjeçarit me ato pak gjëra që ekzistonin ngriti pikëpyetje se çfarë mund të kërkonin autorët e krimit. Nga ana tjetër, sipas LR, disa dëshmi raportuan se e ndjera po përhapte informacione në lidhje me paratë që dhe gjetjet antike që ajo i mbante në shtëpinë e saj.
(d.a/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
IRAK– Shteti Islamik mori përgjegjësinë për një sulm në një treg të mbushur me njerëz në Bagdad të Enjten, duke vrarë të paktën 32 vetë në sulmin e parë të madh...
TURQI– Bashkimi Evropian dhe Turqia i bënë presion njëri-tjetrit të Enjten për të ndërmarrë hapa konkretë për të përmirësuar marrëdhëniet e tensionuara pr...
BRITANI E MADHE- Një grua, e cila dyshohet se është spiune kinezë është gjetur e fshehur në garderobën e Marinës britanike, vend ku kishte qëndruar për me shumë...
KOSOVË- Sot bëhen plot 23 vjet nga sulmi i dytë i forcave serbe ndaj familjes Jashari. Si sot më 22 janar 1998 në orët e para të mëngjesit, nga Fabrika e ...
SHBA– Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, nënshkroi një mori urdhrash ekzekutivë, derisa shpalosi një strategji kombëtare kundër pandemisë së tërbuar...
KOSOVË– Disa ambasadorë të vendeve më të industrializuara QUINT, bënë thirrje që certifikimi i kandidatëve është i përcaktuar me ligj dhe Komisioni Qendror...
SHBA- Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Joe Biden i ka kërkuar Christopher Wrayt të mbetet në pozitën e drejtorit të Byrosë Federale të Hetimeve (FBI). Wray ës...
SHBA- Republikanët në Senatin e Shteteve të Bashkuara u kërkuan demokratëve të shtyjnë fillimin e gjyqit të ish-presidentit Donald Trump deri në shkurt.Ata than...
KOSOVË– Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve nuk ka certifikuar listën për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje. Mediat e Kosovës, bëjnë me dije se lista nuk ka mar...