LIVE UPDATES
Art&Argëtim

“Një burrë peshohet nga gruaja dhe biblioteka”/ Rama uron për ditëlindje Helena Kadarenë: Për Ismailin, është një d

21 Shtator 2020, 09:13 Nga DOSJA
“Një burrë peshohet nga gruaja dhe biblioteka”/ Rama uron

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka uruar sot për ditën e lindjes, Helena Kadarenë, gruan e shkrimtarit Ismail Kadare. Në rubrikën e tij në Facebook, “tëpaharrueshmit”, Rama thotë se Helena nuk është një grua e zakonshme. Për të, një burrë peshohet nga gruaja dhe nga biblioteka, e sipas Ramës, Helena është për Ismailin një dhuratë po aq bujare e Zotit sa edhe gjenialiteti i tij krijues.

DEDIKIMI I PLOTË I RAMËS PËR HELENA KADARENË:

#EDHE100
HELENA KADARE më kujton gjithnjë atë shprehjen e famshme, një burrë peshohet nga gruaja dhe biblioteka! E mbase gabohem, po pa Helenën biblioteka nuk do të kishte mjaftuar për t’ia mundësuar Ismailit fortesën e blinduar, mu në zemër të tiranisë komuniste, ku morën jetë krijesat e tij të hatashme, që çanë rrethimin tiranik e u ngjitën në majat e letërsisë së botës mbarë. Më kujtohet vite e vite më parë, kur në netët e vona në bulevardin e zbrazët të Tiranës, Ismaili ecte me hijen e vet vezulluese në krah, Helenën, e cila ja ashtu njësoj si në shëtitjen e mbrëmjes, përmes boshllëkut që rrethonte qenien e tyre të dyfishtë, e ka shoqëruar Ismailin me vezullimin e përkushtimit të saj, pa e lënë kurrë një ditë të vetme vetëm, qysh nga dita e parë e njehsimit të tyre.

Është pak të thuash se Ismaili nuk hyn tek njerëzit e kollajshëm dhe pak është të thuash se Helena nuk hyn tek gratë e zakonshme. E bukur, e mençur, e lexuar, e dalë dhe e admiruar nga larg e nga afër, prej të panjohurve e të njohurve, po njëkohësisht e përulur ndaj fatit që e lidhi përmes një dashurie të zjarrtë me një xhind të fjalës së shkruar, që buzëqeshjet i ka si të dielat në kalendarin e vitit, Helena është një grua e jashtëzakonshme shqiptare.

Shtyllë e fortesës ku xhindi rrotullohet prej 57 vjetësh me daullet e shiut të tij, vatër që ngroh hapësirën ku ngrijnë e shkrijnë prurjet e botës së tij fshehtë, dritë që rri gjithnjë ndezur për t’u kujdesur që ai ta gjejë gjithnjë atë çka i duhet kur i duhet të kthehet nga arratitë në skutat e mendjes, portë që hapet bukur për të mikpritur vizitorë dhe sy që ndjek gjithçka, njësoj siç prej një jete ka ndjekur e sistemuar për botim në makinën daktilografike, çdo rresht të dorëshkrimeve të të shoqit, Helena është për Ismailin një dhuratë po aq bujare e Zotit sa edhe gjenialiteti i tij krijues.

Nëse si rregull gruaja është gjysma më e mirë e burrit, Helena është në atë çift të pandarë e të pandashëm ëngjëlli, që si edhe djalli jetojnë brenda tek i gjalli, e nëse historia do të flasë nesër vetëm për Ismailin, jeta e tij nga dje, sot e deri atëherë mes fantazisë e realitetit, nuk mund të kuptohet asfare pa Helenën. Duke ia uruar ditëlindjen zonjës së rrallë, uroj që shëndeti, dashuria e gëzimet të mos i mungojnë kurrë, siç kurrë nuk i ka munguar vezullimi qenies së saj fisnike e të urtë.
#TëRRALLË

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture ditelindja e helena kadarese edi rama helena kadare ditelindja e helena kadarese edi rama helena kadare

Sondazh

Poll
Art&Argëtim 20 Shtator 2020, 20:59

TIRANË- Këngëtari Alban Skënderaj ka reaguar për herë të parë pas publikimit të lajmit nga DOSJA.al se modelja në klipin e këngës së tij  “Mirëmëngjes”, ës...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet