LIVE UPDATES
Aktualitet

Një femër mes tyre! Bariu tregon çfarë pa në Vermosh pasi ra avioni: Morën diçka dhe e futën në fuoristradën e bardhë

5 Tetor 2021, 08:14 Nga DOSJA
Një femër mes tyre! Bariu tregon çfarë pa në Vermosh

SHKODËR– Barinjtë e zonës së Vermoshit kanë dhënë detaje në lidhje me atë që kanë parë një ditë më parë kur ra avioni i vogël në livadhet e zonës së Kelmedit. Në një prononcim për Balkanëeb, bariu Kolë Vuçaj, deklaron se kanë qenë barinjtë ata që kanë pikasur avionin me dy personat në bord, i cili u aksidentua pranë një livadhi në zonën e Kelmendit. Sipas Vuçajt, avioni ka qëndruar në fushë gjysmë orë dhe se ai bashkë me bashkëfshatarë të tjerë janë afruar që të shohin nëse kanë nevojë për ndihmë.

Fillimisht, sipas dëshmisë së zotërisë në fjalë, ata kanë menduar se bëhej fjalë për ndonjë plagosje apo vrasje pasi zhurmë që kishin dëgjuar i ngjasonte krismave. Ai shton më tej se dy personat që ishin aty, mes tyre një femër, kanë transportuar diçka nga avioni në një fuoristradë të bardhë e më pas janë larguar.

Pjesë nga Intervista:

Si e ke parë avionin fillimisht?

Kolë Vuçaj: Nga ora 8:30 e mëngjesit ka ardhur dhe është futur në zonën e Vermoshit në pjesën që ne i themi asfalti i Velipojës këtu në Vermosh. Ka shkuar dhe ka qëndruar në një fushë rreth gjysëm ore pastaj është ngritur nga aty në drejtim të Vermoshit sërish, unë isha me bagëtitë në mal dhe kam dëgjuar dy krisma, një të vogël dhe një të madhe pastaj. Kur dëgjova krismën e madhe mendova se…. Pas krismës unë shkova në vendngjarje për të dhënë ndonjë ndihmë se mendova se janë të aksidentuar. U afrova, por nuk me lanë që të shkoj deri tek avioni. Më bërtitën tre herë dhe një herë bërtita edhe unë. Më thanën largohu, po të them largohu dhe unë u largova. Pastaj nga larg kam parë me dylbi dhe ishte një fouristradë dhe aty ishte njëri që po bënte roje që të mos afrohej askush kurse dy të tjerë po transportonin diçka nga avioni në makinë. Se çfarë po transportonin unë nuk e di por di që diçka po transportonin.

Sa vetë ishin total?

Kolë Vuçaj: Në total ishin tre vetë, të gjithë në tokë. Në avion brenda se di sa kanë qenë por në tokë ishin tre persona ku dy bënin transportin dhe njëri nuk lejonte të tjerët që të afroheshin. Personi që bëntë roje ishte rreth 3 metër larg nga avioni.

Sa orë ka qëndruar fouristrada aty?

Kolë Vuçaj: Unë kam ikur por di që afërsisht 45 minuta deri në një orë kanë qëndruar aty duke bërë transportin nga avioni në fouristradë.

Arrite që ti njohësh ata persona?

Kolë Vuçaj: Jo nuk kam njohur asnjë prej tyre. Njëri ishte rreth 35 vjeç ndërsa dy të tjerët nuk i kam parë shumë mirë. Një mu duk sikur të ishte femër dhe ajo shpejtonte duke bërë transportin e gjërave nga avioni në fouristradë. Një tjetër ishte rreth 40 e ca vjeç dhe ky ishte personi që nuk më la mua të afrohem por edhe tre të tjerë që erdhën pas meje as ata nuk i la të afroheshin. Unë jam afruar deri në 50 metër nga avioni por nuk arrita të dalloj se çfarë kishte brenda avioni sepse është zonë me pyje dhe nuk dallohej nga 50 metra larg ku isha unë. Vetëm shihja avionin dhe ata njerëzit duke bërë transportin.

Menjëher të urdhëruan që të mos afrohesh?

Kolë Vuçaj: Menjëherë sapo më panë. Ndal mos u afro më thanë. Çfarë keni i pyeta unë, largoju nga këtu po të them mu drejtuan sërish. Mos bërtit i thashë unë dhe i bëra edhe unë presion dhe ata përsëri mu drejtuan po të them largohu dhe unë mendova se janë policia dhe u largova se po ta dija që çfarë ishin nuk do largohesha gjallë por mendova se janë policia.

Ishin të armatosur?

Kolë Vuçaj: Besoj që po. Armë nuk kam parë por kam dyshime të forta që kanë qenë të armatosur. Përderisa më larguan me presion dhe duke ngritur zërin dhe më bënë tri herë thirrje që të largohesha besoj që njerëz të tillë kur reagojnë kështu mund të përdorin edhe armët nëse do afrohesha, diçka manovrojnë në atë moment.

Ishin të plagosur ndonjëri prej tyre.

Kolë Vuçaj: Jo jo. Ishin shumë mirë të tre dhe thjeshtë njëri bënte roje dhe dy tjerët me shpejtësi bënin transportin nga avioni tek foruristrada.

A mund të ketë lidhje kjo ngjarje me drogën?

Kolë Vuçaj: Unë nuk e di saktësisht por them se ka shumë vend për të dyshuar. Kur nuk ke fakte nuk kemi si të themi por dyshime kemi patjetër.

Ka parcela me drogë në këtë zonë?

Kolë Vuçaj: Para afro një muaji është arrestuar një person këtu afër nesh, jo shumë larg per një parcelë me drogë dhe e kanë lëshuar sërish pas arrestimit. Nëse ka parcela të tjera unë nuk e kam idenë. Unë jam bari që kullos bagëtitë.

Lajmërove dikënd pas ngjarjes?

Kolë Vuçaj: Nuk kisha mundësi se unë isha me bagëti dhe nuk kisha internet por as per të folur në telefon. Tre të tjerët që erdhën pas meje mbase mund të kenë lajmëruar por unë nuk kisha mundesi, shkova thjeshtë për t’i dhënë ndihmë. As tre të tjerët nuk i kanë lënë që të afrohen. Dhe një orej tyre i ka thënë ne jemi malësorë dhe kemi ardhur t’ju ndihmojmë nëse keni diçka nevojë por i ka thënë largohu, largohu, ik, ik i kanë thënë edhe atyre. Ne shkuam vetëm për t’i ndihmuar se menduam se aksident dhe kur rtëzohet një avion dikush mund të humb jetën por ata nuk e pranuan ndihmën tonë. Për këtë ne kemi dyshime.

Fouristrada nuk dihet nga ka ikur?

Kolë Vuçaj: Janë larguar në drejtim të Vermoshit por se ku fiks nuk e dimë dhe as ata personat nuk i njohim. Edhe në dialekt nuk ishin as të zonës por as nga veriu i Shqipërisë. Më të kufizuar në dialekt mu dukën, më të frenuar.

Avioni pësoi një aksident një ditë më parë dhe ra në livadhet e Vermoshit. Fillimisht u raportua se dy personat që ndodheshin në bord nuk kanë pësuar asnjë lloj dëmi. Madje ata kanë njoftuar një tjetër person që ka ardhur dhe i ka marrë me makinë. Vetë Policia e Shkodrës deklaroi se ka marrë informacion se në zonën e Vermoshit, në kufirin ndarës ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi (vendi i papërcaktuar) është rrëzuar një avion i vogël.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet rrezohet avioni ne kelmend vermosh rrezohet avioni ne kelmend vermosh

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet