LIVE UPDATES
Art&Argëtim

‘Një grua e pasur por e shëmtuar nuk e tërheq Mbretin Zog’/ HISTORIA e mbretit me Mbretëreshë Geraldinë, peripecitë p

8 Shtator 2021, 06:46 Nga DOSJA
‘Një grua e pasur por e shëmtuar nuk e tërheq Mbretin

TIRANË– Gazetari Ilir Ikonomi ka ndarë ‘merakun’ që kishte oborri mbretëror në vitin 1930 për nusen e ardhshme të Mbretit Zog. Në shkrim thuhet se ata kërkuan ndihmë nga kryediplomati amerikan Heman Bernstein. Ky i fundit thoshte se më e rrezikshmja nga të gjitha do të ishte një princeshë italiane, nëse do të vinte për nuse. Ata mendonin se më e mire për Mbretin Zog do të ishte nëse merrte një nuse amerikane pasi do të ishte një shembull i shkëlqyer për popullin tonë.

Sipas tyre, një grua e pasur por e shëmtuar nuk e tërheq Mbretin. Pas shtatë vitesh Mbreti u njoh me 22-vjeçaren Geraldine Appony. Ndonëse ajo ishte hungareze, Geraldine e kishte nënën amerikane, ishte katolike, jo shumë e pasur por e bukur.

SHKRIMI:

NJË NUSE DEMOKRATIKE PËR MBRETËRINË SHQIPTARE
Në vitin 1930, aq i madh ishte meraku për nusen e ardhshme të mbretit beqar Ahmet Zog, saqë oborri mbretëror iu drejtua për ndihmë kryediplomatit amerikan në Tiranë, Herman Bernstein.Në një kabllogram të datës 4 dhjetor për sekretarin e shtetit në Uashington, ministri Bernstein përshkruan bisedën që pati në legatë me Abdurahman Krosin, baba për shpirt i Mbretit Zog. Krosi shoqërohej nga Faslli Frashëri, ish-deputet që shërbente si përkthyes.Krosi e filloi bisedën duke thënë se legata amerikane ishte e vetmja ku ai vinte për këshilla dhe për ndihmë, se Amerika ishte i vetmi vend të cilit Shqipëria i zinte besë, se vetëm Amerika mund ta ndihmonte Shqipërinë dhe se në fakt e kishte ndihmuar.Aburahman Krosi, shkruan Bernstein, ishte një burrë i gjatë dhe shpatullgjerë, të cilit i trembeshin të gjithë, edhe anëtarët e kabinetit. Ai ishte besnik deri në fund i Mbretit dhe e donte monarkun si fëmijën e vet, sepse e kishte rritur dhe mbrojtur me duart e tij.“Unë jam fshatar, jo diplomat. Nuk marr vesh nga politika dhe diplomacia, prandaj do t’ju flas nga zemra,” i tha Krosi ministrit amerikan. “Kam kohë që jam në merak për Mbretin, sepse ka ardhur çasti që të martohet. Por kam frikë se do të ishte e rrezikshme që ai të martohej me një princeshë europiane. Më e rrezikshmja nga të gjitha do të ishte një princeshë italiane. Çdo princeshë e huaj do të sillte me vete intriga dhe rreziqe të reja për Shqipërinë. Prandaj kemi arritur në përfundimin se gjëja më e mirë për Shqipërinë do të ishte nëse Mbreti Zog merr një nuse amerikane. Një grua amerikane e kulturuar dhe plot energji do të ishte një shembull i shkëlqyer për popullin tonë. Shqiptarët nuk do ta pëlqenin martesën e Mbretit me një princeshë të huaj, por do të ishin të kënaqur me një grua amerikane. Vendi do të përfitonte jashtëzakonisht shumë nga kjo martesë. Ne e dimë se një grua amerikane si mbretëreshë e Shqipërisë do t’i sillte vendit jo vetëm kapital amerikan, por edhe sigurinë se pavarësia jonë do të ishte e mbrojtur.”Krosi e pyeti ministrin nëse mund ta ndihmonte.“I thashë se kjo ishte një çështje kaq delikate, – shkruan Bernstein, – saqë nuk e kuptoja se si mund të jepja ndonjë ndihmë. Ai më tha se ministri i mëparshëm i Amerikës Charles C. Hart kishte qenë mjaft i interesuar për këtë çështje dhe kishte premtuar ndihmë.”Bernstein kërkoi të dinte se a ishte Mbreti Zog në dijeni të këtij plani. Krosi u përgjigj se kishte folur shpesh për këtë punë me Mbretin, i cili i kuptonte rreziqet e martesës me një princeshë europiane.“Mbretit nuk kanë ç’i duhen familjet e degjeneruara mbretërore të Europës, – tha Krosi. Ai do të donte një grua demokratike amerikane si mbretëreshë të Shqipërisë dhe në qoftë se kjo lloj martese nuk bëhet dot, do të preferonte të mbetej beqar.”Bernstein e pyeti se çfarë gruaje amerikane kishte në mend Mbreti Zog. Krosi u përgjigj:“Një grua e pasur por e shëmtuar nuk e tërheq Mbretin. As do ta donte një grua të bukur por të varfër.”Krosi tha se puna e fesë nuk do të ishte fare pengesë, madje në fakt martesa e Mbretit me një grua të krishterë do të ishte një shembull i shkëlqyer i lirisë fetare në Shqipëri dhe se popullin shqiptar do ta gëzonte një martesë e tillë.“Në këtë pikë, – shkruan Bernstein, – Krosi më pyeti përsëri nëse mund ta ndihmoja. I shpjegova me shumë delikatesë se nuk mund të bëhesha shkes për t’i gjetur grua Mbretit të Shqipërisë.”Shtatë vjet më vonë, fati i trokiti në derë Mbretit. Në fund të vitit 1937 ai u njoh me 22-vjeçaren Geraldine Appony. Ndonëse ishte hungareze, ajo e kishte nënën amerikane. Ndonëse ishte katolike, feja nuk u bë fare problem për martesën e tyre. Ajo ishte jo shumë e pasur, por shumë e bukur. Mbi të gjitha kishte një shpirt demokratik dhe një zemër fisnike.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

dikur dikur ilir ikonomi mbreti zog ilir ikonomi mbreti zog

Sondazh

Poll
Art&Argëtim 8 Shtator 2021, 06:29

SHBA– Miley Cyrus kishte mbërritur në një pikë të jetës saqë kishte menduar se i duhej një partner për të mbijetuar. Këngëtarja u hap emocionalisht para fansave...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet