“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
Hera e tretë! Atentat djalit të pronarit të hotel ‘Volorekës’, në kërkim djali i ‘Lirit”
25 Prill 2022, 14:19Nga DOSJA
POGRADEC– Johan Muçllari është tentuar që të eliminohet për herën e tretë në harkun kohor të më pak se dy viteve. I riu, djali i pronarit të hotel “Voloreka”, është qëlluar me armë zjarri sot, por fatmirësisht ka shpëtuar vetëm me një plumb në këmbë. Pasi kanë qëlluar mbi të në rrethana ende të paqarta, Muçllari ka shkuar vetë në spital i plagosur, ku në dëshminë përpara efektivëve ka thënë se është qëlluar nga dy persona. Për plagosjen, Polica ka shpallur në kërkim Firdeus Berberi dhe Greisi Maxharin, të dy persona me precedent kriminalë, që kanë pasur dhe më parë histori përplasjeje me të riun e plagosur, i cili fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Por është sjellë në Tiranë për mjekim më të specializuar.
Por kjo nuk është hera e parë që tentohet eliminimi i meshkujve të familjes Muçllari. Gjatë vitit 2020, Jetmir Muçllari ka denoncuar se kanë tentuar disa herë që ta eliminojnë atë dhe djemtë e tij, ndaj dhe ka kërkuar mbrojtje nga Policia e Shtetit. Në vetëm 7 ditë hotel “Voloreka” në pronësi të Jetmir Muçllari, u godit dy herë në datat 1 dhe 8 gusht në Pogradec. Për ngjarjen, Policia arrestoi gjithsej 7 persona të cilët janë: Meard Berberi, Anterio Kaloshi, Ervin Kalaja, Ilir Berberi, Ilir Meçolli, Ardian Xhuti, Elvir Haxhia dhe Mariglen Topuzi. Ilir Berberi së bashku me vëllain e tij, Meard Berberin kanë organizuar atentatet. Anterio Kaloshin ka qenë në rolin e ekzekutorit.
Autorët nuk kanë dashur që pronari i hotelit, Jetmir Muçollari të dëshmonte në një seancë gjyqësore, por kur kanë hasur rezistencën e tij, kanë organizuar sulmin me armë. Në atentatin e datës 8 gusht ata kishin si synim të vrisnin djalin e pronarit të hotelit. Autorët qëlluan në drejtim të godinës, por fatmirësisht pati vetëm dëme materiale. Gjithashtu kjo nuk është hera e vetme që Jetmir Muçllari është tentuar që të eliminohej. Ai ka pasur konflikte të mëparshme. Në vitin 2013, Muçllari është qëlluar me armë nga Edmond Fezollari, por ia doli që të mbijetonte. Ndërkohë që nga ngjarjet e fundit kanë kaluar 2 vite, duket se hasmi nuk e ka harruar dhe tenton ta godasë hera-herës, sapo ka mundësi. Ndërkohë që Policia dhe asnjë instancë tjetër nuk po e shuan dot konfliktin që ka nisur mes familjeve që duket se vazhdon edhe sot.
TIRANË- Në Shqipëri, rritja e çmimeve në gjithë zinxhirin e furnizimit, si pasojë e agresionit rus në Ukrainë, po ndjehet më së shumti tek shtresat ...
Kriminaliteti po ushqen brezat e rinj në vend. Orientimi në këtë drejtim i fëmijëve shqiptarë vijoi edhe vitin e shkuar. Të dhënat nga Prokuroria e Përgjithshme...
VLORË– Një pako me eksploziv dyshohej se u gjët ditën e sotme në Vlorë. Qytetarët të cilët e pikasën këtë pako në mes të rrugës, njoftuan policinë, t...
VLORË- Pamjet e mëposhtme janë nga tentativa që ju bë për shpërthim pakos që u gjet sot në Vlorë, e cila dyshohej se ishte me eksploziv. Po në të vërtet, k...
VLORË- Pakoja që u gjet ditën e sotme në Vlorë nuk kishte gjë tjetër veçse një tako druri. Policia bën me dije se njësia antieksploziv në pakon që m...
TIRANË– Java që presim përpara parashikohet që të na sjellë “shije” vere, pasi vendi ynë pritet të ndikohet nga kushtet të qëndrueshme atmosferike me...