LIVE UPDATES
Bota

Një komision i posaçëm i Kongresit do të hetojë sulmin e 6 janarit kundër Kapitolit

16 Shkurt 2021, 07:14 Nga DOSJA
Një komision i posaçëm i Kongresit do të hetojë

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi tha të hënën se Kongresi do të krijojë një komision të pavarur, të modelit të atij për 11 shtatorin, për të hetuar rebelimin vdekjeprurës që ndodhi në Kapitolin e Shteteve të Bashkuara më 6 janar.

Zonja Pelosi tha se komisioni do të “hetojë dhe raportojë mbi faktet dhe shkaqet në lidhje me sulmin nga terrorizmi i brendshëm i 6 janarit 2021 mbi kompleksin e Kapitolit të Shteteve të Bashkuara dhe në lidhje me ndërhyrjen në transferimin paqësor të pushtetit.”

Në një letër drejtuar kolegëve demokratë, zonja Pelosi tha se Dhoma e Përfaqësuesve do të japë fonde shtesë për të rritur sigurinë në Kapitol.

Pas votimit kundër fajësimit të ish-Presidentit Donald Trump në gjyqin e dytë ndaj tij mbi akuzën për nxitjen e rebelimit, duket se po rritet mbështetja dypartiake për një komision të pavarur për të shqyrtuar sulmin vdekjeprurës.

Hetimet mbi trazirat ishin planifikuar që më parë, me seanca në Senat të planifikuara këtë muaj në Komisionin për Rregullat në Senat. Zonja Pelosi i kërkoi gjeneral-lejtnantit në pension Russel Honoré të drejtojë një analizë të menjëhershme të procesit të sigurisë së Kapitolit.

Në letrën e saj të hënën, Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve tha se “është e qartë nga gjetjet e tij dhe nga gjyqi se ne duhet të zbulojmë të vërtetën për atë që ndodhi”.

Ajo shtoi se, “ndërsa përgatitemi për Komisionin, është po ashtu e qartë nga raportimi i Gjeneralit Honoré se duhet të paraqesim një propozim për një fond shtesë për të garantuar sigurinë e anëtarëve dhe të Kapitolit.”

Ligjvënësit nga të dyja palët sinjalizuan në intervista të dielën se gjasat ishin që do të kishte edhe hetime të tjera. Vendimi i Senatit të shtunën, me rezultatin 57-43, 10 vota më pak se dy të tretat e nevojshme për të shpallur ish-presidentin Trump fajtor, nuk duket se e ka ndërprerë debatin në lidhje me përgjegjësinë e tij për sulmin e 6 janarit.

“Duhet të ketë një hetim të plotë për atë që ka ndodhur,” tha senatori nga Louisiana Bill Cassidy, një nga shtatë republikanët që votuan për ta dënuar zotin Trump. “Çfarë dihej, kush e dinte dhe kur e dinin, gjithçka, sepse kjo do të përbënte bazën që të mos përsëritet më kurrë një gjë e tillë.”

Senatori Cassidy tha se ai, “po përpiqej ta vendoste ish-Presidentin Trump para përgjegjësisë”, dhe shtoi se ndërsa amerikanët dëgjojnë të gjitha faktet, “më shumë njerëz do të arrijnë në të njëjtin përfundim që arrira unë”.

Ai u censurua nga dega e partisë në shtetin e tij pas votimit.

Një komision i pavarur i ngjashëm me atë që hetoi sulmet e 11 shtatorit ndoshta do të kërkonte një legjislacion të ri. Kjo do ta ngrinte statusin e hetimit një hap më lart, duke ofruar një variant përfundimtar të ngjarjeve, të mbështetura nga qeveria.

Megjithatë, një panel i tillë do të sillte rrezikun e ashpërsimit të përçarjeve partiake ose lënies në hije të programit legjislativ të Presidentit Joe Biden.

“Ka më shumë prova që populli amerikan duhet dhe meriton t’i dëgjojë, dhe një komision si ai i 11 shtatorit është një mënyrë për të garantuar sigurinë e Kapitolit dhe për të paraqitur publikisht se ne kemi nxjerrë të dhëna mbi përgjegjësitë dhe deri në çfarë mase Presidenti Trump shkeli betimin e tij kushtetues”, tha senatori demokrat Chris Coons nga Delaware, një aleat i Presidentit Biden.

Anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve, që shërbyen si prokurorë dhe argumentuan se zoti Trump duhej dënuar për nxitjen e trazirave, thanë të dielën se e kishin vërtetuar akuzën e tyre.

Ata denoncuan gjithashtu udhëheqësin republikan të Senatit Mitch McConnell dhe të tjerë për të cilët ata thanë se “po përpiqeshin të mbanin një qëndrim të dyfishtë”, duke votuar për pafajësinë e ish-presidentit, por në të njëjtën kohë, duke e kritikuar atë.

Senatori republikan Lindsey Graham i Karolinës së Jugut, një aleat i ngushtë i zotit Trump, votoi për pafajësinë por pranoi se ish-presidenti kishte një pjesë përgjegjësie për rrethimin në Kapitol që shkaktoi vdekjen e pesë personave, përfshirë një oficer policie, dhe ndërpreu çertifikimin e fitores së zotit Biden.

“Sjellja e tij pas zgjedhjeve ishte e ekzagjeruar,” tha zoti Graham. “Na duhet një komision si ai i 11 shtatorit për të zbuluar se çfarë ka ndodhur dhe për t’u siguruar që të mos ndodhë më kurrë.”

Marrë nga VOA

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota nancy pelosi shba nancy pelosi shba

Sondazh

Poll
Bota 15 Shkurt 2021, 22:35

Si të shërohet ‘trauma globale’ e Covid-19

BOTË- Ju po jetoni në mes të ngjarjes së parë globale të traumës globale për disa dekada. Është padyshim e para e këtij lloji që nga Lufta e Dytë Botë...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj