LIVE UPDATES
Bota

Sfida e re e Albin Kurtit! Me 3 ulëse minus, Vetëvendosje duhet të zgjedhë partnerin për koalicion, AAK dhe Lista Serbe ops

16 Shkurt 2021, 07:09 Nga DOSJA
Sfida e re e Albin Kurtit! Me 3 ulëse minus, Vetëvendosje duhet

PRISHTINË– Kosova përfundon zgjedhjet! Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet përfundimtare të vullnetit të qytetarëve, të cilët kanë zgjedhur kabinetin qeverisës për 4 vitet e ardhshme. Pa votat e Diasporës dhe ato me kusht, për të cilat ende nuk është caktuar data kur do të numërohen, Lëvizja Vetëvendosje e drejtuar nga Albin Kurti, ka shënuar rekord me 47.85% të votave, ose të konvertuara ndryshe 378.550 qytetarë që u kanë besuar drejtimin e shtetit. 

Numërimi i kutive të fundit mbrëmjen e djeshme nuk ka bërë “çudi” në rezultatet e partive të tjera, duke mos ndihmuar as “Nisma” që të kalonte pragun zgjedhor. Vendin e dytë pas LVV, e zë Partia Demokratike e Kosovës, me 17,41 për qind të votave, dhe pas saj LDK-ja me 13,08 për qind. Ndërkaq, AAK e Ramush Haradinajt ka marrë 7,43 për qind, ndërsa Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt,  2,60 për qind. Edhe Lista Serbe nuk zhgënjeu, duke fituar mbi 99% të votave në Mitrovicën e Veriut, por kësaj herë ka të zgjedhur edhe nga komunitetet e tjera. Kuvendi i saj ka 120 ulëse, ku 20 do të jenë të rezervuara vetëm për ta, duke përfshirë edhe dy poste ministrore. 

Megjithatë nuk mbaron me kaq…Albin Kurti do të nisë me negociatat për të plotësuar 61 ulëset që i duhen për të krijuar qeverinë e re. Nga përllogaritjet e bëra deri më tani LVV ka siguruar 57 ulëse në Kuvend; PDK 20; LDK 15; AAK 9; ndërsa LS vetëm 10. Pjesë tjetër është zënë nga minoritetet e tjera. Për të krijuar qeverinë e re, Kurtit i duhen edhe 5 deputetë të tjerë.

Por me PDK-në që i ka “mbyllur derën”, Kurti duket se ka si opsion vetëm Listën serbe, me të cilën edhe pse me qëndrime të ndryshme krijoi koalicion në qeverinë e parë; dhe AAK-në e Haradinajt. Megjithatë ky koalicion mund të mos krijohet prej kushtit të Haradinajt; postin e presidentit. LVV dëshiron Vjosa Osmanin në detyrën më të lartë të vendit, ndërsa kreu i AAK-së ka shprehur hapur ambicien e tij që para zgjedhjeve. Emri i Vjosa Osmanit është një tjetër pengesë për koalicion me LDK-në, megjithatë pas largimit të Isa Mustafës nga posti i drejtuesit të partisë, gjithçka mund të ndodhë. Lëvizja më e përshtatshme është një koalicion me Listën serbe dhe AAK, për të siguruar pa problem më pas +81 votat që duhen për zgjedhjen e emri të presidentit të ri. Mbetet për t’u parë nëse kreu i LVV-së do të sakrifikojë Vjosa Osmanin, për të marrë edhe njëherë drejtimin e kabinetit qeverisës.

Anëtari i LDK-së, Frashër Demaj tha se çështja e Presidentit është sfida kryesore e VV-së, dhe nëse nuk zgjidhin atë do të shkojnë prapë në zgjedhje. Këtë gjë ai e cilësoi si një lajm të mirë, pasi LDK-ja do të ngrihet në vota.

 Por me një kryeministër si Kurti që është i dënuar nga Gjykata Kushtetuese mund t’i hapë rrugë opozitës që ta kontestojnë atë në Kushtetutë apo ta “sulmojnë” në Kuvend se kanë një kryeministër të dënuar.  

Çfarë ndodhi gjatë zgjedhjeve në Kosovë?

Më 14 shkurt, ditë që përkoi edhe me Shën Valentinin, qytetarët e Kosovës por edhe ata që jetojnë jashtë vendit zgjodhën me votë emrat që do të jenë pjesë e parlamentit të ri. Në zgjedhjet në Kosovë garuan 28 subjekte politike për 120 vende në parlament. Në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 14 shkurtit, të drejtë vote kishin 1.794.862 qytetarë. Pjesëmarrja në votime ishte 46.90 %, më shumë se në vitin 2019.

Zgjedhjet e Kosovës spikatën kësaj here pasi partitë politike garuan me emra konkretë për postin e kryeministrit, i cili zgjidhet më pas nga Kuvendi. VV kishte Albin Kurtin si kandidat për kryeministër, i cili nuk u lejua të garonte nga KQZ për shkak të problemeve me ligjin. LDK garoi me kryeministrin në detyrë, Avdullah Hotin dhe PDK me Enver Hoxhajn. Synimet janë të forta edhe për postin e presidentit.

Vjosa Osmani është emri i Vetëvendosjes, ndërsa edhe Ramush Haradinaj ka të njëjtën dëshirë për tu emëruar president. Presidenti i ri do të zgjidhet nga parlamenti dhe për zgjedhjen e presidentit në Kosovë duhen 2/3 e deputetëve në sallë dhe zgjedhja mund të arrihet në tri raunde, që në rast se dështojnë atëherë vendi kalon menjëherë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Edhe në rast se presidenti zgjidhet, VV-së i duhen 61 mandate për të krijuar qeverinë e re dhe e ka të nevojshme një parti tjetër në koalicion.

(I.A;k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora zgjedhjet ne kosove zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll
Bota 15 Shkurt 2021, 22:35

Si të shërohet ‘trauma globale’ e Covid-19

BOTË- Ju po jetoni në mes të ngjarjes së parë globale të traumës globale për disa dekada. Është padyshim e para e këtij lloji që nga Lufta e Dytë Botë...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet