LIVE UPDATES
Bota

“Një luftë ping pongu”, Kryetari i Prishtinës: Marre është me vdek më shumë njerëz nga papërgjegjësia

5 Korrik 2020, 13:32 Nga DOSJA
“Një luftë ping pongu”, Kryetari i Prishtinës: Marre

KOSOVË– Kosova ditët e fundit ka parë një shtim të  ndjeshëm të rasteve  të reja me Covid-19. E sa i përket kësaj çështje të vështirë të krijuar nga pandemia në Kosovë,  kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas rritjes së rasteve të reja ditën e sotme.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook Ahmeti tha se qëllim i çdo shteti, që nga fillimi i pandemisë, ka qenë ngadalësimi i përhapjes së saj. Ndër të tjera ai ka thënë se një pjesë të përgjegjësisë e kanë edhe qytetarët, për shkak  se nuk kanë respektuar masat. Ahmeti thotë se me lehtësimin e masave, në të gjitha shtetet ka pasur shtim të rasteve me koronavirus.

“Ka dallim në mes të fazes së mbylljes dhe fazes se hapjes. Këtë  mund ta shohim në krejt shtetet ku nuk është ndërru qeveria, por është hapur shoqëria. Pra, janë shtuar rastet. Mjafton të shohim Serbinë, Kroacinë, Maqedoninë e Shqipëri.”- ka thënë ai.

Ndër të tjera ai ka thënë se nëse kjo është një luftë luftë ping pongu në mes të qeverisë e opozites (keqmenaxhimi vs, papërgjegjësia me protesta) atëherë përnime qytetarëve i mbeten vetëm maskat, dhe jo zbatim të masave të tjera.

POSTIMI I PLOTË:

Prej fillimit, çdo shtet vetëm një qëllim e ka pas – ngadalësimin e përhapjes në mënyrë që sistemi me pas mundësi me u përball me virusin që nuk e njeh. Në fillim, masat ishin më të rrepta derisa u kuptua pak më mirë virusi dhe deri sa sistemet shëndetësore kishin mundësi të riorganizohen dhe furnizohen për tu përball deri në hapjen e ekonomive.  Edhe sot qëllimi është i njejtë, të ngadalësohet përhapja që mos të ketë më shumë pacientë se sa kapacitete. Pra 200 të shtrirë në QKUK është e menaxhueshme, 1200 JO. Një pjesë bazohet në përgjegjësinë e qytetarëve. Distanca dhe maskat nuk e vrasin virusin, por e ngadalësojnë përhapjen.  Vdekjet do të ndodhin dhe çdo jetë është e vlefshme. Por dallon vdekja nga sëmundja nën përkujdesin e mjekut dhe me kushte, nga vdekja pse dikush nuk ka pas krevat, oksigjen e mjekë. E në atë drejtim po shkojmë.  Ka dallim në mes të fazes së mbylljes dhe fazes se hapjes. Këtë mund ta shohim në krejt shtetet ku nuk është ndërru qeveria, por është hapur shoqëria. Pra, janë shtuar rastet. Mjafton të shohim Serbinë, Kroacinë, Maqedoninë e Shqipëri.  Por ajo që po mungon në Kosovë janë informata, strategjia, dhe skenaret e ndryshme. Dhe kur nuk i ke informatat, politikat ose mungojnë ose nuk janë të bazuara në informatë. Politika të tilla janë ad-hoc. Politikat ad-hoc nuk e kanë efektin e duhur dhe lënë hapësirë edhe për tu sulmuar edhe për tu keqinterpretuar. Por më së keqi kanë pasoja në shëndet.  Ende jemi me 300 teste në ditë, ende nuk kemi profil të komplikimeve dhe ende nuk kemi studim epidemiologjik të zhvillimit të semundjes në Kosovë. Plotë gjana mund të bëhen pa u kthy masat e plota restriktive.  Shtimi i numrit të infektimeve janë pasojë normale e hapjes, rrjedhimisht edhe shtimi i infektimeve të personave të rrezikuar. Rrjedhimisht edhe vdekjet nga Covidi janë shtuar.  Por, numri i vogël i testeve nuk është pasojë. Mungesa e hulumtimeve ku marrin pjesë edhe institucionet private nuk është pasojë e hapjes. E të tjera, e të tjera.  Askush nuk pret nga qeveria të jenë ekspertë të luftes ndaj covidit. Por po ashtu presim qê disa çeshtje të adresohen. Në qoftë se kjo është luftë ping pongu në mes të qeverisë e opozites (keqmenaxhimi vs, papërgjegjësia me protesta) atëherë përnime qytetarëve i mbeten vetëm maskat.  Nuk është marre me kërku ndihmë qeveria, e as nënshtrim me i ndihmu dikush nga opozita. Marre është me vdek më shumë njerëz për shkak se nuk keni bërë dicka që e keni ditur se duhej bërë.

P.S. FALENDERIMI EDHE ME TUTJE I SHKON MJEKËVE E PERSONELIT SHËNDETËSOR QË JANË LODH E STËRLODH, KANË RREZIKUAR VETEN E FAMILJET DHE VAZHDOJNË. MOS TI SHKOJ MENDJA DIKUJT ME I FAJËSU ATA PËR SITUATEN.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove shpend ahmeti koronavirusi ne kosove shpend ahmeti

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet