Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
ISLANDË– Një lituanez, një prej të arrestuarve për vrasjen e Armando Beqirit, shqiptarit që u ekzekutua në Islandë, ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen. Mediat vendase shkruajnë se, lituanezi, rreth moshës 40 vjeç, që njihet në zonë si një nga njerëzit më të fuqishëm në botën e krimit, ka kërkuar që të dalë nga paraburgimi.
“Jam i pafajshëm, kam dorëzuar kërkesën në gjykatën e apelit në Landsréttur,”– është shprehur ai.
Mediat islandeze shkruajnë gjithashtu se numri i personave të arrestuar për vrasjen e Beqirit ka shkuar në tetë. Të tetë, katër prej të cilëve janë lituanezë besohet se njihen me njëri-tjetrin dhe kanë punuar për një islandez. Ky i fundit, identiteti i të cilit nuk dihet ende është skeduar për trafik të lëndëve narkotike. Tetë të arrestuarit nuk rezultojnë banues në Islandë, por e vizitonin vendin shumë shpesh.
Për këtë arsye, grupi hetimor ka dyshime të forta se një prej tyre, është personi që ka qëlluar me pesë plumba shqiptarin, duke e lënë të vdekur në vend. Pista kryesore ku po hetohet për vrasjen e Beqiri është një përplasje mes grupeve rivale për luftë për pushtet në botën e krimit.
Beqiri u vra pak minuta para mesnatës së të shtunës, pasi parkoi makinën e tij në garazh, dhe po i drejtohej derës kryesore të banesës ku e priste gruaja shtatzënë dhe me fëmijën 15 muajsh. Nga pas iu afrua një makinë, nga e cila një person e qëlloi me pesë plumba në qafë dhe kokë, duke el ënë të vdekur në vend,
Banoret e lagjes nuk dëgjuan asgjë, pasi ishte përdorur silenciator. Në mediat islandeze, Armando Beqiri përshkruhet si një biznesmen i sukseshëm dhe si një njeri që e donte atë vend ku dhe kishte krijuar imazhin e një djali të dashur e shembullor.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
VLORË- Një kamion me tulla për shkak të një defekti teknik ka mbetur që prej disa orës i bllokuar në Qafën e Llogarasë.Burime për Dosja.al bëjnë me dije se...
MIRDITË– Një 68-vjeçar, i identifikuar si Mark Gjeta ka gjetur vdekjen në mënyrë tragjike mesditën e sotme në Mirditë. Ngjarja e rëndë ndodhi ...
MIRDITË– Ngjarja e rëndë, e raportuar si një aksident ditën e sotme në Mirditë, nuk është aspak e tillë. Dosja.al ka mësuar se 60-vjeçari Mhil...
TIRANË– Dy nëna kanë hyrë në komunikim me njëra-tjetrën, pasi fëmijët e tyre që ishin njohur në jetën virtuale u kthyen në një stres familjar.Burimet bëjnë...
TIRANË- Vrasja e 44-vjeçares Laureta Sulo nga bashkëshorti i saj gati dy vite më parë, ka qenë sot pjesë e emisionit ‘Me zemër të hapur’, ku janë zb...
TIRANË- Epidemiologu, Ilir Alimehmeti, ditën e sotme ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë qytetarët, në një kohë kur pandemia po kërcënon dhe vendin ton...
DIBËR– Një tjetër i sëmurë ka luftuar sot në Dibër për të mbërritur në spitalin më të afërt, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Në videon e publik...
KLOS- Ndodhemi në fshatin Xibër Murrizë, të Klosit. Reshjet e dëborës kanë bllokuar rrugët e këtij fshati,në e kishim të pamundur të vizitonim të gjitha lagjet ...
SHQIPËRI– 1600 viktima, 34 mijë e 442 të infektuar aktivë dhe 59 mijë e 684 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në vendin tonë, që nga fillimi i pandem...
TIRANË– Ata janë një çift të dashuruarish. Ai i kishte premtuar se ditën e Shën Valentinit do festonin në Dajt. Por nuk e mbajti fjalën. E trishtuar...