“Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit”/ Rama: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenët dhe as për oligarkët
“Zvicrën e vogël e keni ju këtu në duar”/ Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin...
“Zvicrën e vogël e keni ju këtu në duar”/ Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin...
Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Prapaskenat e atentatit në Elbasan/ Në shënjestër dyshohet se ishte nipi i “Ot Kilës" 21 Korrik, 12:27 ...
Dosja e Erion Veliajt/ Avokati Ndreca nuk u paraqit, gjobitet me 50 mijë lekë! Shtyhet seanca 21 Korrik, 10:54 Dosja...
TIRANË- Arrestimi i ish-gjeneralit të Guardia di Finanza, Fabrizio Lisi, shkaktoi një cunami, valët e të cilit po vijnë drejt Shqipërisë duke u rritur. Lisi i akuzuar për dëmtimin e hetimeve dhe fshehjen e fakteve, rezulton që shumicën e shkeljeve ligjore t’i ketë bërë në Shqipëri. Denoncuesi është i njëjti, ai që denoncoi Saimir Tahirin dhe Habilajt, Dritan Zagani.
Akoma në azil jashtë vendit, ish-shefi i antidrogës në Vlorë dhe Fier, që u dënua pasi denoncoi kushërinjtë e ish-ministrit të Brendshëm, e kishte akuzuar Lisin, se po fshihte trafiqet e drogës dhe mbronte autorët për shkak të përfitimeve të paligjshme nga pushteti dhe bandat kriminale. Sot kur çështja po zbardhet dhe faktet po dalin, gjithë sytë janë drejtuar nga të akuzuarit. Pse Lisi, manipulonte raportet e Guardia Di Finanza në kulmin e prodhimit të kanabisit në Shqipëri, për 4-5 vjet me radhë? Përgjigja është duke u zbuluar. Ai ka përfituar prona, ashtu sic akuzonte Zagani, në shkëmbim të heshtjes, ose pengimit të hetimeve.
Gazetari Basir Çollaku, deklaroi dje se Lisi dhe Tahiri investoheshin në mënyrë që në Guardia di Finanzia të mos i shkonte asnjë shkresë në lidhje me përfshirjen e oficerëve në trafikun e drogës. Për tokat në Vlorë të marra nga Lisi, Çollaku tha se fillimisht ishte ideja për të bërë shkollë Marine nga një shoqatë, por më pas ndryshoi. Pushteti që kishte ky grup sipas gazetarit arrinin deri tek klanet mafioze ‘Ndrangheta dhe Sacra Corona.
Ndërsa Klodiana Lala, në një status të djeshëm shkruante: SPAK ka detyrimin të nisë hetimin për Engjëll Agacin për aktivitetin e tij në Itali, por që fijet vijnë deri në Shqipëri. Në të kundërt, po na dëshmon që është një institucion i kapur. Ndërsa sot shkruan: Një merak kam, u zgjua mirë Engjëll Agaci. Thuajini të vishet trashë se nuk i dihet.
Duket se dallga e cunamit këtë herë do të arrijë deri në Kryeministri. A do të preket Sekretari i Përgjithshëm, njeriu më i afërt i Edi Ramës? A do hetojë SPAK? Çfarë do të ndodhë me Kryeministrin nëse ndodh kjo? Për të marrë përgjigjet e këtyre pyetjeve, ashtu si me Tahirin, duket se do presim dosjen nga Italia.
(e.a.dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
LEZHË– Ndryshon rrjedhja e ngjarjes në Shën Koll të Lezhës, ku 33-vjeçari Amaros Deda shkoi i plagosur në spital dhe ndërroi jetë. Burime për ...
TIRANË– 3 viktima nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë: ...
TIRANË– Deputeti socialist, Fatmir Xhafaj ishte kritik për punën e komisionerëve të KPK-së dhe KPA-së në fjalën e tij në seancën e sotme në Kuvend. X...
TIRANË – Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi zbuloi se si votoi për çështjen e rëndësishme të zgjatjes ose jo të man...
TIRANË– Mes ulërimave dhe debateve është zhvilluar takimi i kryeministrit Edi Rama me banorët e lagjes “5 maji”. Banorja Liza Marku, Lore...
TIRANË – Pas 5 orësh debate dhe diskutime të shumta në seancën e sotme plenare për zgjatjen e afateve për organet e Vettingut, deputetët në sallë jan...
TIRANË– Ultimatum nga kryeministri Edi Rama! Kreu i qeverisë gjatë takimit me banorët e lagjes “5 maj” është treguar shumë i prerë. Ai th...
LEZHË- Policia e Shtetit ka dhënë detajet e para lidhur me vdekjen e Amaros Dedës në Lezhë pasditen e sotme. Në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit, bë...
LEZHË– 33-vjeçari Amaros Deda ka ndërruar jetë pasi disa palëve të marra me armë zjarri. Edhe pse shkoi në spital me shenja jete, sërish i riu...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar debatin me banorët e “5 Majit”. Në një video të publikuar në profilin e Ramës në facebook shihet që ...