LIVE UPDATES
Politike

Njoftimi i parë i PD: Blinken ka lidhje me Soros, Berisha u sanksionua pa arsye

28 Mars 2022, 21:07 Nga DOSJA

TIRANË- Një shkrim që kritikon sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, është lajmi i parë i shpërndarë nga zyra e shtypit të Partisë Demokratike, pasi u mor në dorë nga Komisioni i Rithemelimit dhe mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha. Pasi morën në dorë grupin e medias, grupi i Berishës kanë dërguar për mediat një shkrim që sulmon sekretarin amerikan duke e akuzuar si të lidhur me George Soros. Madje shkrimin e kanë sjellë të përkthyer edhe në shqip, përveç se linkun të huaj.

NJOFTIMI I PLOTË:

Nga Joe Hoft, The Gateëay Pundit

Sekretari i Shtetit i Biden, Tony Blinken ka lidhje me George Soros përmes prindërve të tij. Tani Blinken është sjellë përpara një gjykate ndërkombëtare për veprimet e tij me Shqipërinë. Sekretari i Shtetit, Tony Blinken është një fatkeqësi totale. Veprimet e tij në Afganistan për t’i lejuar talibanët të mbrojnë trupat amerikane dhe dorëzimi i 84 miliardë dollarëve armatim, pajisje ushtarake dhe aeroplanë ishte kapitullimi më i keq në historinë e SHBA. Është më i keqi sepse nuk ishte i nevojshëm. Ishte një fatkeqësi totale.

Tani ne po presim një marrëveshje të tmerrshme me Iranin, e përpunuar nga Blinken, që mund të jetë edhe më keq. Marrëveshja më e keqe në historinë e SHBA po vjen ndoshta këtë javë. Kufiri jugor është një rrëmujë. SHBA po futet në telashe në Ukrainë falë Blinken. Si mund të jetë Blinken kaq i tmerrshëm? Arsyeja duket se është e qëllimshme. Nuk ka asnjë shpjegim tjetër. Së fundmi kemi zbuluar informacione se çfarë mund të shpjegojë veprimet e Blinken… prindërit e tij janë të afërt me George Soros. Ish-këshilltari i lartë i presidentit Trump për Sigurinë Kombëtare dhe Politikën e Jashtme, Richard Grenell shkroi në nëntor të vitit të shkuar një shkrim për ACJL. Historia nis me një postim nga Blinken.

“Ish-presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha, ka minuar demokracinë me veprimet e tij korruptive. Unë po e shpall publikisht atë dhe familjen e tij si të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA”.

Nuk kishte asnjë arsye për këtë veprim nga Blinken. Po ashtu, Berisha njihet si një njeri që u ngrit kundër komunizmit në ish-vendin komunist. Berisha u kundërpërgjigj. Rezulton se prindërit e Blinken janë mbështetës të Shoqërisë së Hapur të George Soros. Grenell shkruan:

“Berisha i ka kritikuar me forcë veprimet e Departamentit të Shtetit si vepër e miliarderit radikal të majtë, George Soros dhe Shoqërisë së tij të Hapur, një organizatë që pretendon se promovon transparencën dhe të drejtat e njeriut në Ballkan. ACLJ (Qendra Amerikane për Ligj dhe Drejtësi) dhe dega jonë ndërkombëtare ECLJ (Qendra Europiane për Ligj dhe Drejtësi), kanë ekspozuar ndikimin e fortë, radikal- disa mund ta quajnë edhe të korruptuar- të Soros në skenën botërore.

Pretendimet e Berishës për Sekretarin Blinken dhe Sorosin nuk duhen hedhur poshtë kaq shpejt. Prindërit e Sekretarit të Shtetit të SHBA, Vera dhe Donald Blinken, kanë dhuruar në mënyrë të përsëritur për Shoqërinë e Hapur, madje kanë krijuar një fond të përhershëm në një arkiv të dhënash me bazë në Europë, që mban emrin e tyre- Arkivat e Shoqërisë së Hapur të Vera dhe Donald Blinken.

Kongresmeni Lee Zeldin, anëtar i Komisionit të Punëve të Jashtme në Kongresin Amerikan, kohët e fundit u përball me Sekretarin Blinken për sanksionimin e papritur ndaj Berishës. Sekretari Blinken përcolli pak besim kur iu kërkua justifikim, duke thënë “nuk kam asgjë për të ndarë”.

Ndërsa Blinken ishte i paqartë në vazhdimësi ndaj Komisionit, duke mos dorëzuar asnjë informacion apo provë. Saga para-mbrapa vazhdon.

Aktualisht e vetmja provë që dimë ne është kundërshtimi i vendosur i Berishës ndaj ndërhyrjes politike të Soros, të cilin Berisha e ka denoncuar për anashkalim të sundimit të ligjit dhe për ndikim informal në të gjithë rajonin e Ballkanit. Vetë zoti Berisha në vitin 2017 u bëri thirrje qeverive të mëdha të hetonin rolin e Soros në politikën rajonale dhe shkoi aq larg sa të inkurajonte të tjerët që ta shpallnin Sorosin ‘non grata’.

Sekretari Blinken tani do të përballet me një sfidë të re ndaj autoritetit të tij në formën e gjykatave ndërkombëtare. Javën e kaluar, Gjykata Korrektuese e Parisit njoftoi se do të dëgjonte Berishën dhe pretendimin e tij se Blinken ka shpifur ndaj reputacionit të tij duke e shpallur atë person non-grata. Dhe Berisha ka të drejtë në këtë pikë. Këto sanksione udhëtimi të SHBA, që Blinken ka përdorur ndaj Berishës, janë zakonisht një lëvizje e rezervuar për disa nga shkelësit më flagrantë të normave ndërkombëtare dhe të drejtave të njeriut- mbështetur mbi prova- duke përfshirë këtu tipa të ngjashëm me oligarkët rusë. Megjithatë Berisha ka qenë mik i SHBA dhe madje është pritur nga të dy presidentët Bush”.

Do të shohim se çfarë do të ndodhë nga kjo. Ajo që është e sigurt, është se Blinken është një katastrofë totale veç nëse prindërit tuaj janë afër George Soros dhe ju dëshironi të shkatërroni SHBA-të.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike george soros joe hoft sali berisha george soros joe hoft sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet