LIVE UPDATES
Bota

Njohja nga Izraeli, BE: Nuk po i themi Kosovës çfarë të bëjë, por të rreshtohet me ne

2 Shkurt 2021, 19:57 Nga DOSJA
Njohja nga Izraeli, BE: Nuk po i themi Kosovës çfarë të

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se vendimi i Kosovës e largon atë nga qëndrimet e Bashkimit Evropian.

“Për BE-në çështja e Jerusalemit është diçka shumë, shumë e qartë kur bëhet fjalë për përfaqësimin diplomatik të shteteve anëtare. E theksoj se të gjitha ambasadat dhe delegacionet e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian janë të vendosura në Tel Aviv, bazuar në vendimet përkatëse të rezolutës së Këshillit të Sigurimit, si dhe përfundimet e Këshillit Evropian”, tha ai.

Së këndejmi tha ai, është logjike që Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare presin nga Kosova që të përparojë në rrugën drejt BE-së duke u rreshtuar me politikat dhe parimet e Bashkimit Evropian.

“Ne nuk po kërkojmë nga Kosova të bëjë apo të mos bëjë diçka, ne po themi që ‘nëse ju po pretendoni se aspiratat tuaja dhe ambiciet tuaja të përgjithshme strategjike janë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, është një kuadër kriteresh që duhet përmbushur. Ne po bëjmë vetëm këtë, dhe po rikujtojmë se cilat janë parimet e Bashkimit Evropian, qëndrimet që duhen përshtatur”, tha zoti Stano.Kosova dhe Izraeli vendosën marrëdhëniet diplomatike

Të hënën në një ceremoni virtuale, Kosova dhe Izraeli firmosën marrëveshjen për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet të dyja vendeve, ngjarje që u cilësua si historike nga të dyja palët.

Më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë, Kosova dhe Serbia nënshkruan dakordimin për normalizimin ekonomik ndërmjet tyre në praninë e ish presidentit amerikan Donald Trump.

Pjesë e dakordimit ishte edhe pajtim i Izraelit për njohjen e Kosovës dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.

Dokumenti që u nënshkrua ndarazi parasheh që Kosova të hap ambasadën e saj në Jerusalem, ndërsa Serbia të lëvizë ambasadën e saj nga Tel Avivi në Jerusalem.

Jeta Krasniqi, nga Instituti Demokratik i Kosovës, i tha Zërit të Amerikës se gjuha e përdorur nga Bashkimi Evropian pas këtyre zhvillimeve është e papranueshme duke pasur parasysh se vendimi i Kosovës për hapjen e ambasadës në Jerusalem nuk është marrë kokë më vete, por është pjesë e marrëveshjes së Shtëpisë së Bardhë.

“As vet Bashkimi Evropian nuk është aq i unifikuar në qëndrimet e veta sa i takon politikës së jashtme. Në anën tjetër e kemi parë se si Serbia nuk ka respektuar shumë vendime të Bashkimit Evropian për politikën e jashtme dhe nuk kemi parë një reagim të tillë”, tha zonja Krasniqi.

Ajo tha se në vend të trysnisë ndaj Kosovës, përfaqësuesit e Bashkimit Evropian duhet t’u bëjnë trysni pesë shteteve të veta që ende nuk e kanë njohur Kosovën.

“Bashkimi Evropian duhet ta shfrytëzojë këtë moment për t’u thënë pesë shteteve anëtare që nuk ka nevojë që Serbia ta njoh Kosovën, në mënyrë që atë ta njoh një shtet tjetër që ende nuk e ka njohur, pra ta nxjerrë aspektin pozitiv duke parë vështirësitë nëpër të cilat Kosova është ndodhur për këtë hap dhe duke bërë unifikimin e politikës së vet të jashtme”, tha zonja Krasniqi.

I pyetur nga gazetarët për qasjen e Bashkimit Evropian ndaj Serbisë, meqë edhe përfaqësuesit e saj e kanë nënshkruar marrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë, zoti Stano tha se “sot po reagohet lidhur me faktet dhe veprimet konkrete që tashmë janë bërë”.

“Kur flasim për Serbinë, Serbia ende nuk ka ndërmarrë ndonjë hap për hapjen e ambasadës në Jerusalem deri tash, por pas nënshkrimit të marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë Bashkimi Evropian ka përsëritur qëndrimin e vet dhe pritshmërinë nga Serbia që po ashtu të rreshtohet me qëndrimet e BE-së në politikën e jashtme”, tha zoti Stano.

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi të martën se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryetarin e parlamentit të Izraelit, Yariv Levin, gjatë së cilës ka theksuar se marrëdhëniet e Kosovës me Izraelin janë të rëndësisë strategjike.

Shteti i Kosovës me njohjen nga Izraeli e ka forcuar edhe më tej pozicionin ndërkombëtar, teksa ka shfaqur shpresën se veprimin e këtij shteti ta ndjekin edhe shtetet e tjera mosnjohëse”, thuhet në njoftimin e zyrës së zonjës Osmani.

Vendosja e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Izraelit është vlerësuar lartë edhe nga udhëheqësit tjerë të Kosovës dhe nga diplomacia amerikane.

Serbia e cila kundërshton pavarësinë e Kosovës është shprehur e pakënaqur duke paralajmëruar se kjo mund të ndikojë në marrëdhëniet e saj me Izraelin.

Marrë nga VOA

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni marreveshja kosove- izrael reagon be marreveshja kosove- izrael reagon be

Sondazh

Poll
Bota 2 Shkurt 2021, 19:13

Haradinaj: Kosova kërkon një President të fortë

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj ka kujtuar kohën kur ishte pjesë e luftës për pavarësinë e Kosovës. Në një status në Facebook, ai ka s...

Bota 2 Shkurt 2021, 19:01

RUSI- Avokatët e Alexei Navalny kanë deklaruar se do të apelojnë vendimin e Gjykatës së Moskës në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës, i cili mbikëqy...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet