LIVE UPDATES
Aktualitet

Noterja Majlinda Lleshi dhunon gazetarin dhe operatorin: O ndyrësirë, do të të vras fare!

16 Shkurt 2022, 22:46 Nga DOSJA
Noterja Majlinda Lleshi dhunon gazetarin dhe operatorin: O ndyrësirë,

Ditën e sotme emisioni “Stop” trajtoi rastin e një qytetareje, e cila thotë se noterja Majlinda Lleshi ka falsifikuar testamentin e vjehrrës së saj. Qytetarja Arta Çika shkoi të ballafaqohej me noteren, por mbeti peng në zyrën e Majlinda Lleshit. Kjo e fundit nuk e la të dilte dhe thërriti policinë.

Notere Majlinda Lleshi: Por ti ke gjetur rrugën e gabuar që të merresh me mua, atë problem që ti ke me zonjën në fjalë..

Denoncuesja: Ku me zonjën në fjalë, e bëre ti(testamentin) e ke bërë ti.

Notere Majlinda Lleshi: Atë që kam bërë unë, mbaj përgjegjësi unë.

Denoncuesja: Po mbaje, mbaje pse trembesh, pse trembesh.

Notere Majlinda Lleshi: Unë trembem? Unë do thërras policinë.

Denoncuesja: Do ta thërras edhe unë policinë, hajde të vemi bashkë.

Notere Majlinda Lleshi: Tani, tani vjen policia, mos u shqetëso.

Denoncuesja: Hajde tani, mos më tremb mua, se çdo më bërë policia mua.

Notere Majlinda Lleshi: Do të shpije në polici brenda.

Denoncuesja: Po moj zonjë, po. Hajde hapëm derën mua të dal, po të them si njeri, mos të sillem unë të kalojmë në metoda të tjera.

Notere Majlinda Lleshi: Jo.

Denoncuesja: Se unë do vete në polici, të bëj denoncimin në polici, se ti më ke mbajtur brenda, ti po më mban peng mua këtu zonjë.

Notere Majlinda Lleshi: Do të mbaj moj, deri sa të vijë policia.

Denoncuesja: Mirë do vijë policia, hajde të shkojmë bashkë, mos më mbaj peng mua dhe mos më detyro të kaloj në gjëra të tjera.

Notere Majlinda Lleshi: Një sekondë ,të lutem kalo atje, nuk të lë të dalësh.

Pas kësaj situate është njoftuar grupi i emisionit “Stop” të cilët kanë shkuar në zyrën e noteres. Pasi vjen policia, ajo bindet që të hapë derën.

Por ndodhi ajo që nuk pritej! Noterja Lleshi në sy të forcave të rendit kërcënon gazetarin e “Stop”, se do ta vrasë dhe godet fizikisht gazetarin dhe kameramanin.

“O ndyrësirë, të godas dhe të mbys fare. Edhe ti plehrë (godet operatorin)! Do të të vras fare (i drejtohet gazetarit)”, thotë noterja.

Siç duket edhe nga pamjet, pasi godet gazetarin, noterja ka dhunuar edhe operatorin, madje duke i tentuar që t’i thyejë kamerën. Të gjitha kërcënimet dhe dhuna ndodh në sy të forcave të rendit. Pas kësaj ngjarje, drejtuesi i emisionit Saimir Kodra tha se noterja u shoqërua në Komisariatin nr. 2, por sipas tij, Prokurori Albert Demirneli e ka quajtur mëse normale çfarë ka ndodhur.

“Në këtë reformë drejtësie ka çdo muaj një prokuror dezhurn që qëlloi Albert Demirneli. Një burrë, prokuror që e ka kaluar Vettingun, por fati i keq i Gentit dhe i gazetarëve që do rrihen nëse do ketë më mundësi t’i rrahë Majlinda Lleshi është se po të jetë gjithmonë Albert Demirneli dezhurn, e ka pasur shoqe klase dhe më pas ka punuar me të, ky prokuror dhe ajo Oficere e Policisë Gjyqësore. Ia bënte zemra atij që ta ndalonte mbrëmë në flagrancë noteren? Jo. E pra.Shikoni si dhunohen gazetari dhe operatori, por prokurori e quan mëse normale. I rashë telefonit kërkova të flisja si nuk e ndalon në flagrancë atë, por sot në mëngjes më shkruajti mesazh dhe më tha kush je prapë. Si duket sot do të jetë ftilluar, mëlçia si duket ia përpunon me vonesë alkoolin, punë e tij. Problemi është or ti Albert Demirneli, nëse unë Saimir Kodra, personalisht do të shkoj në zyrën e noteres dhe do ta godas për një mijë e një arsye, i revoltuar për këto procedura jo ligjore që ka bërë. Do të dorëzohem vetë në komisariat dhe s’besoj se do më arrestosh në kushtet e flagrancës se kam goditur një notere apo jo? Se nuk bën sens, me të njëjtën logjikë që nuk ndalove noteren ku goditi gazetarin. Jam i sigurt që mua do më ndalosh, do më kërkosh dënim dhe është mëse normale”, tha Kodra.

Marrë nga tvklan.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet majlinda lleshi tirane majlinda lleshi tirane

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë