6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
LEZHË – Në një kohë kur nuk bën pjesë në axhendën e takimeve të Presidentit turk, Recep Tayip Erdogan, Presidenti Meta ka zgjedhur që të shkojë në qytetin e Lezhës ku bëri homazhe dhe vendosi një kurorë me lule në memorialin e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Lezhë. Në një prononcim pas kryerjes së homazheve, Meta tha se Skënderbeu ishte një kryehero, që i dha identitetin më të fortë kombit tonë në mbrojtje të lirisë dhe dinjitetit kombëtar dhe njerëzor, por njëkohësisht është një personalitet i jashtëzakonshëm, por është edhe një hero i qytetërimit evropian gjithashtu, i cili përcaktoi në mënyrë të pakthyeshme identitetin evropian të kombit tonë në rrugën dhe të ardhmen evropiane të Shqipërisë.
Sipas Metës, edhe shekuj më pas, Gjergj Kastriot Skënderbeu shërbeu si frymëzimi kryesor i Rilindjes sonë Kombëtare për të ngritur popullin shqiptar në luftën për liri, për shtet-formim, për pavarësi dhe është pikërisht Gjergj Kastriot Skënderbeu, që do ti frymëzojë shqiptarët gjithmonë në sfidat e tyre për liri, për solidaritet, për dinjitet kombëtar dhe njerëzor.
“Sot është e kalimit në përjetësi e kryeheroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut, të cilin me shumë të drejtë Fan Noli do ta konsideronte: Shqiptari më i gjallë ndër gjithë shqiptarët përgjithmonë. Sepse është jo vetëm kryeheroi ynë kombëtar, që i dha identitetin më të fortë kombit tonë në mbrojtje të lirisë dhe dinjitetit kombëtar dhe njerëzor, por njëkohësisht është një personalitet i jashtëzakonshëm, por është edhe një hero i qytetërimit evropian gjithashtu, i cili përcaktoi në mënyrë të pakthyeshme identitetin evropian të kombit tonë në rrugën dhe të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Është ky heroi kaq i madh, që edhe shekuj më pas shërbeu si frymëzimi kryesor i Rilindjes sonë Kombëtare për të ngritur popullin shqiptar në luftën për liri, për shtet-formim, për pavarësi dhe është pikërisht Gjergj Kastriot Skënderbeu, që do ti frymëzojë shqiptarët gjithmonë në sfidat e tyre për liri, për solidaritet, për dinjitet kombëtar dhe njerëzor.”, u shpreh Presidenti Meta.
Ditën e sotme, në vendin tonë po zhvillon një vizitë zyrtare disa-orëshe Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan, i cili në axhendën e tij të publikuar, nuk e parashikon një takim me kreun e Shtetit Shqiptar. Në mungesë të këtij takimi, kjo i ka dhënë kohës Metës që të bëjë gjëra të tjera, mes të cilave edhe kryerja e homazheve dhe vendosjes së kurorës me lule te Memoriali i Gjergj Kastriot Skënderbeut në Lezhë.
Sot bëhen 554 vjet nga vdekja e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut. Ai vdiq më 17 janar 1468 në Lezhë. Gjergj Kastrioti ishte djali më i vogël i Gjon Kastriotit dhe i princeshës Vojsava, fëmija i fundit midis 4 djemve dhe 5 vajzave. Mendohet se lindi më 6 maj 1405 në Mat.
LAJMI KRYESOR: Sot 554 vjet nga vdekja e Skënderbeut, Meta e Balla kujtojnë heroin tonë kombëtar
(e.h/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Presidenti i Turqisë, Erdogan deklaroi ditën e sotme në Laç se shtetet e mëdha u kyçën gjatë periudhës së pandemisë mirëpo Turq...
TIRANË– Presidenti turk Erdogan deklaroi nga Laçi se vëllai qëndron pranë kur është nevoja e kur thërritet. Kjo u tha nga ai gjatë organizimit...
TIRANË – Në sheshin ‘Skënderbej’ në Tiranë kanë nisur përgatitjet e ambientit ku do të zhvillohet ceremonia e inaugurimit të Xhamisë së Et’hem Beut në Tira...
TIRANË – Sekretari i Përgjitshëm i Partisë Demokratike i ka dërguar një kërkesë për informacion Bashkisë së Tiranës, ku i ka drejtuar katër pyetje në lidhj...
TIRANË-Presidenti Erdogan mbërriti në ambientet e kryeministrisë, aty ku nënshkroi disa marrëveshje me qeverinë shqiptare. Në një moment Erdogan ndaloi dhe...
LAÇ – Ministri turk i Mjedisit, Murat Kurum në fjalën e tij në ceremoninë e dorëzimit të çelësave të banesave për familjet në Laç që ...
TIRANË– Kryebashkiakja e Kurbinit, Majlinda Cara falenderoi ditën e sotme presidentin Erdogan për ndihmën që ka dhënë për ndërtimin e banesave që u d...
TIRANË– Presidenti Erdogan është shpallur ‘Qytetar nderi i Kubinit’ ditën e sotme. Titullin ia dha kryebashkiaki e Kurbinit, Majlinda Car...
TIRANË– Presidenti turk Erdogan sapo ka mbërritur në qytetin e Laçit. Ai është pritur me një ceremoni zyrtare për përurimin e apartamenteve të...
TIRANË – Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar sot për 554-vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut. Sipas Berishës, Skën...