LIVE UPDATES
Aktualitet

29 Janar 2021, 17:56 Nga DOSJA

Gjyqtarja e Krujës, Enkeleda Hoxha i kërkoi Këshillit të Lartë Gjyqësor, KLGJ më shumë kohë për të përgatitur mbrojtjen e saj kundër kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për shkarkimin e saj, edhe pse nuk e bëri të qartë afatin se kur mund të ishte gati.

Gjatë seancës në KLGJ, Hoxha dha si justifikim për mospërgatitjen materialet voluminoze të ILD.

“E kam bërë prezente se pasi të më vendosen në dispozicion këto dokumente dua edhe 1 muaj kohë. Janë shumë, janë 9 kilogramë materiale,” tha gjyqtarja Hoxha lidhur me dosjen e hetimit të dorëzuar nga ILD në Këshill.

“Doja kohën e nevojshme si për mua, ashtu edhe për avokatin tim, që të bëjmë një mbrojtje efektive,” kërkoi ajo.

Kërkesa për shkarkimin e gjyqtares Enkeleda Hoxha u dorëzua në Këshillin e Lartë Gjyqësor më 11 dhjetor 2020, pas inspektimit të kryer mbi vendimet e lirimit të parakohshëm të tre personave të dënuar për vepra të rënda penale. ILD e nisi verifikimin e gjyqtares Enkeleda Hoxha pas raportimeve në media të vendimeve për lirimin e Hekuran Billës, i dënuar me burgim të përjetshëm në Mbretërinë e Bashkuar për një vrasje të kryer në 2006-ën; Endrit Dokles, një prej krerëve të “Bandës së Durrësit”, edhe ky i dënuar me burgim të përjetshëm dhe lirimin e Ilir Pajës, i dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 17 vjet burg.

Kryetarja e KLGJ-së, Naureda Llagami i solli në vëmendje Hoxhës se dosja e ILD kishte qenë e disponueshme dhe e aksesueshme edhe në Këshill dhe se kishte pasur mundësinë të njihej me të. “Ju është komunikuar se mund të aksesonit çdo material nga dosja. Nuk mund të vini tani pas tre javësh pasi ju dhamë kohën e nevojshme dhe të thoni se nuk i morët,” tha Llagami.

Kryetarja e KLGJ-së i kërkoi gjyqtarjes Hoxha të ishte e qartë në kërkesën për shtyrje që ajo kishte depozituar një ditë më parë. Llagami solli në vëmendje se Hoxha nuk bënte të qartë se kur mund të ishte e gatshme ajo dhe përfaqësuesi i saj ligjor për të paraqitur mbrojtjen.

“Ti thua se nuk e di se kur mund të paraqitet avokati,” tha Llagami.

Inspektori i Lartë, Artur Metani vuri në dukje se Hoxhës i ishte dhënë e drejta për t’u njohur me hetimin, por se ajo nuk e kishte shfrytëzuar këtë të drejtë.

Gjyqtarja Hoxha pranoi se KLGJ i kishte dhënë mundësinë të njihej me dosjen dhe u shpreh se kishte gjykuar të njihej së fundmi, pasi të administronte edhe dokumentet e tjera që kishte kërkuar, të cilat nuk ishin pjesë të dosjes.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani kërkoi që Hoxha të ishte efektive dhe t’i siguronte sa më shpejt dokumentet që pretendonte se kishte kërkuar. Në përfundim, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi shtyrjen e seancës për në 16 shkurt, ora 11:00, duke e paralajmëruar gjyqtaren Enkeleda Hoxha se kjo do të ishte shtyrja e fundit.

Marrë nga Reporter.al

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet enkeleda hoxha enkeleda hoxha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet