Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
SHBA– Joe Biden ka mohuar kategorikisht akuzat nga një ish-punonjëse e Senatit se ai e sulmoi seksualisht atë në vitin 1993, duke deklaruar se diçka e tillë nuk ka ndodhur kurrë. Komenti i parë publik i kandidatit demokrat të supozuar mbi këto akuza erdhi në një moment delikat për fushatën e tij, pasi ai përpiqet të lehtësojë zhgënjimin mes disa prej partive të tij.
“E them pa mëdyshje, që nuk ka ndodhur kurrë, kurrë.”- mësohet të ketë thënë Biden.
“Unë e kuptoj përgjegjësinë time për të qenë një avokat dhe një udhëheqës për ndryshimin e kulturës që ka filluar, por që nuk është është aspak e vërtetë. Ish-punonjësja ka thënë që ajo ka paraqitur një ankesë në 1993. Por ajo nuk ka asnjë dokument për këtë ankesë të pretenduar. Dokumentet e viteve të mia në Senat, të cilat ia kam dhuruar universitetit të Dellauerit, nuk përmbajnë dosje të personelit. Ka vetëm një vend ku mund të jetë një ankesë e këtij lloji që Arkivi Kombëtar. Ai është vendi ku mbahen procesverbalet.”- u shpreh Biden.
Por nga ana tjetër Republikanët kanë ngritur pretendime duke i cilësuar demokratët si hipokritë që mbrojnë vetëm gratë që pretendojnë t’u bëjnë keq konservatorëve. Ata po gërmojnë rreth kësaj çështjeje pavarësisht nga fakti se mund të rizgjojnë vëmendjen ndaj akuzave të shumta për sulmeve seksuale të ngritura kundër zotit Trump.
Demokratët, ndërkohë janë në një pozitë të vështirë lidhur me qëndrimin e tyre ndaj grave që dalin publikisht me historitë e tyre, ndërsa u duhet të mbrojnë burrin që do të jetë bartësi i standardeve të tyre, në ato që shumë në parti e konsiderojnë si zgjedhjen më të rëndësishme të jetës së tyre.
Pelosi, e cila e mbështeti zyrtarisht zotin Biden ditën e hënë për garën për president, vuri në dukje se personeli që drejtonte zyrën në Senat të Biden, ka thënë se nuk kujton se ka pasur ndonjë akeza për sulm seksual.
“Kam respekt të plotë për gjithë lëvizjen #MeToo. Por gjithashtu duhet të ketë një proces të drejtë edhe për faktin që Joe Biden është Joe Biden. Ai është personifikim i shpresës, optimizmit dhe origjinalitetit në vendin tonë, një person me vlera të mëdha.”- tha Pelosi në një konferencë për shtyp.
Kujtojmë që shumë media amerikane kanë publikuar rrëfimin e zonjës Reade, përfshirë këtu “New York Times” dhe “Washington Post”, kanë intervistuar një mikeshë të saj, e cila ka thënë se zonja Reade i ka treguar asaj për sulmin seksual të aso kohe.
Mes shumë “zërave” dhe grave që kanë akuzuar Biden për sulm seksual, Tara Reade është një nga 8 gratë që vitin e kaluar dolën publikisht dhe thanë se Biden i kishte përqafuar, puthur dhe i ka prekur ato një mënyrë që i kishte vënë në siklet. Por megjithatë asnjëra prej tyre nuk e ka akuzuar zotin Biden për sulm seksual në atë kohë. Në muajin mars të këtij viti Reade e akuzoi publikisht Biden për sulm seksual.
‘Nuk mund të duket sikur ajo po shpërfillet vetëm sepse është një e vërtetë e pakëndshme për njerëz të caktuar në Partinë Demokratike.’- është shprehur Nina Turner, e cila punoi si bashkëkryetare e fushatës kombëtare për President të senatorit Bernie Sanders.
Ndërkohë Presidenti amerikan, Donald Trump të enjten e kësaj jave tha para gazetarëve: Unë mendoj se Biden duhet të përgjigjet, kjo mund të jetë një akuze false.
Biden u përpoq të krijonte besim tek populli i tij duke pranuar se ai është një njeri që dëshiron të udhëheqë këtë vend për të ndihmuar në sjelljen e ndryshimeve kulturore për çështjen e dhunës seksuale.
“Ne kemi jetuar mjaft gjatë me një president i cili nuk mendon se ai është përgjegjës ndaj kujtdo. Nuk jam unë. Unë besoj se të qenit i përgjegjshëm do të thotë të kesh biseda të vështira, edhe kur ato janë të pakëndshme. Njerëzit duhet të dëgjojnë të vërtetën.”- përfundoi Biden.
Burimi: Theguardian
A.C/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TURQI- Edhe shteti i Turqisë është një nga vendet e prekura nga koronavirusi ku ka një numër të konsiderueshëm të vdekurish e të infekturish me koronavirus.Auto...
ITALI– Në 24 orët e fundit janë shënuar të paktën 269 vdekje si shkak i koronavirusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 28.236.Kujtojmë ...
TEKSAS– Një kompani në Teksas pretendon se ka ndërtuar një robot të aftë për të vrarë koronavirusin përmes dritës UVC. Drita e quajtuar “UVC” është një pjesë më...
SHBA- Edhe pse Agjensitë Sekrete të SHBA ,mësuan se koronavirusi në nuk është krijuar nga dora e njeriut presidenti i Amerikës, Donald Trump ka nënvlerësuar kon...
BRITANI- Nelson Nelson, është arrestuar pasi plagosi rëndë një qen policie dhe qëlloi me grushta tre efektivë në Nottingham të Britanisë së Madhe.Mësohet se ngj...
FRANCË– Franca ashtu sikurse kanë vepruar edhe shumë shtete në Europë ka nis me planin e lehtësimin e masave pasi edhe situata është drejt përmirësim...
Kim Han-sol është nipi i diktatorit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un. Ndryshe nga çfarë njerëzit mendojnë për qytetarët e Koresë së Veriut, Han-sol është...
BRITANI E MADHE-Media prestigjoze britanike ‘The Mail’ ditën e diel ka fituar raundin e parë të çështjes ligjore kundër ish-dukeshës së Sussex, Meghan Ma...
TURQI- Një vajzë 31-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë nga një shkëmb 35 metra i lartë, teksa po bënte përpjekje të realizomte një foto perfekte. Ngjar...
ITALI– Prej ditën e djeshme Italia bëri me dije në planin e lehtësimit të masave nga java e ardhshme do të rihap aeroportin Ciampino në Romë dhe ‘Peretola’ në F...