LIVE UPDATES
Politike

‘Nuk kam respekt si politikan, s’kam votuar asnjëherë për të’, Nano zbardh bisedën telefonike me Lulzim Bashën: Çfa

19 Maj 2020, 20:36 Nga DOSJA
‘Nuk kam respekt si politikan, s’kam votuar asnjëherë

Nga studio e re “Provokacijas”, në Abc News, Mustafa Nano iu drejtua kreut të PD, Lulzim Bashës me tre këshilla. Nano zbuloi fillimisht një bisedë telefonike të disa viteve më parë me Bashën, ku i ka kërkuar të distancohet nga Berisha dhe fryma që ka ekzistuar prej vitesh në PD.

Sipas moderatorit Basha nuk ia ka plotësuar një gjë të tillë, ndërsa mbrëmjen e sotme iu drejtua publikisht me tre këshilla. Mes të tjerash Nano shprehet se Basha nuk duhet të mendojë të marrë pushtetin në tavolinë. Po ashtu Nano ka kërkuar që Basha duhet të heqë dorë nga beteja morale, dhe gjuha e vrazhdë.

Monologu nga Mustafa Nano:

Ju flas nga studio e “Provokacija” që siç e shihni është e re. Dhe monologun në këtë studio të re do t’ja dedikoj Lulzim Bashës, dua t’i jap disa këshilla. Por para se t’i jap këshilla dua të them një gjë që nuk është sekret tani më.

Unë për Lulzim Bashën nuk kam ndonjë respekt si politikan. Nuk kam votuar ndonjëherë për Lulzim Bashën dhe nuk besoj se do të votoj ndonjëherë sepse kam frikë se ai nuk do të ma japë shansin asnjëherë.

Dhe nuk është vështirë të më bësh mua që unë të votoj për ty. Në rrethana konkrete, unë kam pasur një telefonatë me Lulzim Bashën para disa vitesh dhe i kam parashtruar një kusht minimal që ka qenë sigurisht jo i mjaftueshëm por i nevojshëm për të startuar një afrim timin me PD-në e Lulzim Bashës. Kushti ka qenë të lutem distancohu nga Berisha, “Berishizmi”, nga fryma në tërësi e “Berishizmit” që ka dominuar PD-në në këto kohë.

Dhe këtë mos e bëj për mua por për të mirën e PD. Dhe unë do jem i gatshëm të bashkëpunoj me ju në rrethanat që në Tiranë mund të verifikohet ngritja e një regjimi që ka në krye Edi Ramën. Mirëpo, ai këtë kusht minimal nuk ma plotësoi asnjëherë.

Në fakt unë e mora vesh qysh gjatë bisedës telefonike që ai nuk kishte ndërmend të ma plotësonte, sepse nuk e ka në planet e veta. Sepse nuk do ta bëjë, sepse ai mendon se po ta bëjë këtë gjë, kjo është e keqja e PD. Kuptohet që kjo është arsyeja që unë nuk besoj se do të vijë ndonjë ditë që do të votoj për Lulzim Bashën.

Por sidoqoftë unë dua t’i jap disa këshilla. Dhe këshillat pavarësisht kësaj që thashë i kam në bonafite, i dua të mirën Lulzim Bashës. Dhe nuk po bëj shaka. Sido që nuk jemi takuar, jam përpjekur duke dhënë opinionet e mia, t’i jap këshilla.

Një këshillë ka qenë kur i kam thënë, që: “Të lutem zoti Lulzim Basha mos e merr vendimin për djegien e mandateve, është një vendim që nuk ka kuptim, nuk ndodh në botën demokratike”. Por ai dëgjoi këshillat e disa njerëzve që mban afër që për mua janë teveqel, një pjesë e tyre janë kolegë të mi dhe ai bëri djegien e mandateve.

Pastaj erdhi hera e vendimit tjetër që ishte gjithashtu i rëndësishëm. Dhe unë i kam thënë mos e merr vendimin e bojkotimit të zgjedhjeve lokale, është i paprecedentë, ashtu si i pari. Edhe në fakt kjo ndodhi, ai e mori këtë vendim sepse dëgjoi ata që e rrethojnë dhe sot jemi në situatën që i gjithë pushteti lokal dhe ai legjislativ janë në duart e Edi Ramës.

Tani këshillat që unë dua t’i jap janë shumë të thjeshta. Këshilla e parë është: Zoti Basha pushteti nuk merret në tavolinë, nuk ka sesi të merret në tavolinë. Pushteti merret me zgjedhje. Ramën ti do mundësh me zgjedhje. Nëse nuk e mund dot atëherë faji nuk është i zgjedhjeve, por është i juaji.

E vetmja gjë që ju mbetet ju zoti Basha është shumë e thjeshtë. Ju duhet të përgatiteni për zgjedhje. Sipas meje nga ky moment deri në fillimin e fushatës elektorale në kokën tuaj duhet të jenë vetëm zgjedhjet. Dhe me këtë dua të them duhet të mobilizoni të gjitha resurset tuaja.

Këshilla e dytë është: Hiqni dorë nga beteja morale. Kjo beteja që keni me Edi Ramën, apo PD me PS nuk është një betejë morale, mes të mirës dhe të keqes. Nuk është një betejë mes ndershmërisë dhe pandershmërisë, kjo është një betejë midis njerëzve që janë njësoj. Këtë duhet ta fusim mirë në kokë dhe të gjithë demokratët se shoh shumë njerëz që përpiqen ti japin lexime të ndryshme, ajo është një betejë vetëm politike. Dhe Basha duhet ta cilësojë si të tillë. Për ta bërë betejën politike duhen bërë gjëra që dyhen bërë. Duhen bërë programe qeverisje.

Këshilla e tretë e cila gjithashtu më duket shumë e thjeshtë, duhet të hiqni dorë nga gjuha e vrazhdë e komunikimit në publik edhe me kundërshtarin tuaj. Duhet të hiqni dorë edhe nga gjuha që shpeshherë të ngjeth mishin. Duhet të hiqni dorë nga gjuha e kanosjeve kërcënimeve. Duhet të hiqni dorë nga gjuha e dhunës, nga shprehjet “vetëm mbi trupat tanë do kaloni”, nga gjak, varr, vdekje. Është një gjuhë e papranueshme, jemi në demokraci, jo në luftë.

Këto janë tre këshillat e mia, këto më duken të rëndësishme.

Marrë nga abcnews.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha mustafa nano lulzim basha mustafa nano

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet