Gjyqi Meta-Kryemadhi/ Seancë me dyer të mbyllura, gjykata refuzoi transmetimin live! Meta: Jam beqar
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
SKRAPAR– Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryesuesen e listës së kandidatëve për deputetë për qarkun e Lezhës, Lindita Nikollën. Gjatë telefonatës, Rama ka përmendur sërish çështjen e injektimit të tij me botox, ndërsa ish-ministrja e Arsimit ia priti komentin me batutë. Rrugës për të vijuar takime për në Skrapar, kreu i qeverisë nuk i ka kursyer batutat as ndaj kundërshtarëve të tij politikë, duke përmendur edhe presidentin Ilir Meta.
PJESË NGA BISEDA:
Edi Rama: Alo Lindita si je? Nuk kam shumë valë rrugës kështu që po u ndërpre kije parasysh.
Lindita Nikolla: Edhe unë jam në fshat të Mirditës, mirë duken. Njerëzit dallojnë njeriun e punës që flet për punën. Dhe Lulzim Bashës që shet qiqra në hell çdo ditë e më shumë. Kam parë edhe një fakt që gratë janë shumë mbështetëse, kanë mirëkuptuar thirrjen tuaj të fundit ndaj Lulzim Bashës. Burrat kujtojnë se është një lojë e Edi Ramës për të bërë lojën e radhës. Dje isha në një takim në një shtëpi, dhe burri i familjes më tha ‘Oj Lindita ça është tuj premtu Rama do karrike Bashës, do me rrejt’. Gruaja i tha ‘mos o burr ai do me ndryshu Shqipërinë’.
Edi Rama: Po normal more. Se burrave u shkon mendja tek pazari. Po gratë e vuajnë sherrin se e kanë në shtëpi.
Edi Rama: Kalamajt nga 7-8 vjeç bëhet sikur janë të ndarë.
Lindita Nikolla: Gratë në lartësinë e duhur për t’i kuptuar gjërat.
Edi Rama: Po atë lajmin e botoksit tim, të pëlqeu?
Lindita Nikolla: Tani do dëgjojmë çdo gjë. Do na nxjerrin edhe 6 gishta.
Edi Rama: Më është kthyer buzëqeshja dhe mua dhe ndoshta fytyra më pëlqen dhe thonë që ka bërë botoks. I bëjnë botoks sondazheve dhe partisë së Lulit. Nga ana tjetër çmendet edhe Meta. Ka tjetër hall se mos po i shpëton Luli nga zinxhiri. Nëse bëhet ky debat kjo është për t’u shpjeguar. PS do fitojë dhe nuk do jetë nevojtare për askënd në sensin e votave. Kjo është ambicia ime që ta çojmë Shqipërinë përtej sherrit.
Lindita Nikolla: Ne po vazhdojmë kontaktet derë më derë për të folur për punën.
Edi Rama: E qartë por qeveri dhe kryeministër për të gjithë kemi qenë edhe ne. Kemi rënë edhe ne pre e kurtheve dhe retorikës së tyre. Nuk kanë faj njerëzit. Po Kurbini si duket?
Lindita Nikolla: Njerëzit po e shohin çdo ditë që ka ndryshim. Laçi po bëhet i ri. Personazhet e LSI prodhojnë ngjarjet e tyre.
Edi Rama: Duhet besuar tek populli. Duhet besuar fort te populli dhe tek ata që nuk e kanë pëlqyer kurrë qasjen si të fortë. Ata nuk e kanë besuar kurrë qasjen ndaj tyre. Majlinda po e tregon veten kështu. Mirdita në rregulloj besoj?
Lindita Nikolla: Ne nuk ndalemi deri në ditën e fundit. Po shtrëngojmë sa më shumë duar.
Edi Rama: Mirë zysha ke ndonjë merak për Skraparin?
Lindita Nikolla: Vetëm një dolli për PS me raki skrapari.
Edi Rama: Kjo është domosdoshmëri. Hajde të përqafoj.
Kryesocialisti Rama që prej nisjes së fushatës zhvillon telefonata në makinë me figura të rëndësishme të Partisë Socialiste në të gjitha qarqet e vendit, të cilët i pyet lidhur me zhvillimet më të fundit nga zonat që përfaqësojnë.
(k.m.dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Deputeti i Partisë Socialiste Spartak Braho është ngatërruar me fjalët mesditën e sotme dhe ka thënë se është ‘çmendur kryeministri’.I prani...
TIRANË– Zëdhënësja e Partisë Demokratike Floriana Garo ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se nuk ka bërë asgjë në lidhje me turizmin në Shqipëri. Në një dek...
TIRANË– Zëdhënësi i Presidencës Tedi Blushi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili flirtoi sot me Ilir Metën nga Skrapari, ku tha se e din...
SKRAPAR– Kryeministri Edi Rama i ‘ka rënë pishmanit’ sot në Skrapar teksa fliste për Presidentin Ilir Meta dhe për marrëdhëniet mes tyre. Në fjalën e tij para q...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha i ka kthyer sërish përgjigje kryeministrit Edi Rama, kësaj herë nga Ndroqi. Në fjalën e tij, para simpatizantëve të Part...
SKRAPAR– Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje qytetarëve të Skraparit që ta ndihmojnë që Ilir Meta të zbresë nga maja ku ka hipur. Në fjalën e tij nga Skrpaa...
SKRAPAR– Kryeministri Edi Rama ka përshjkruar debatin që u ndau rrugët atij dhe Presidentit Ilir Meta. Rama tha se ata kanë punuar bashkë dhe më pas janë ndarë,...
SKRAPAR– Kryeministri Edi Rama ka thënë se nuk do të donte asnjëherë që gjërat të shkonin në këtë pikë me Presidentin Ilir Meta. I pranishëm në Skrapar, R...
TIRANË– Database me të dhënat e qytetarëve në lidhje me votën për zgjedhjet në Shqipëri është bërë publike prej disa ditësh tashmë. Kjo është dhe tema më e...