All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

Nuk kursehet/ Klevis Balliu: Sali Berisha është ASET kombëtar! Është çelësi dhe ideatori i çdo të mire të Shqipërisë

24 Janar 2021, 19:54 Nga DOSJA
Nuk kursehet/ Klevis Balliu: Sali Berisha është ASET kombëtar!
All - Paragraf - 1

TIRANË– Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu i ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 ka folur për fushatën e PD, zgjedhjet e 25 prilli si dhe përgjimet e fundit të AntiMafia-s italiane për organizatën ‘’Ndrangheta’’ dhe pastrimin e parave në Shqipëri.

Balliu thotë se PD ka program ekonomik dhe grupet e terrenit po shkojnë derë më derë, ndërsa nga ana tjetër për mazhorancën thotë se nuk i nevojitet program pasi kërkon vetëm të vjedhë. Teksa numërimi mbrapsht ka nisur, Balliu tre muaj para zgjedhjeve deklaron se nuk e di ende nëse do të kandidojë ose jo. Ai thotë se më e rëndësishmja është bashkimi për të çuar në largimin e Ramës.

Për më tepër Balliu nuk kërkon një ndarje mes politikanëve të vjetër e të rinj brenda PD, pasi sipas tij në rast se nuk do të kishin punuar politikanët në PD që sot konsiderohen si të vjetër, të rinjtë nuk do ishin sot këtu. Për rastin konkret, ai thekson se Sali Berisha është aset kombëtar pasi ka qenë aktor kryesor në momentet historike të Shqipërisë.

PJESË NGA INTERVISTA: 

KLEVIS BALLIU: Fushata e PD ka paraqitjen e programit, strukturat e pd mund t’i shihni po shkojnë derë më derë. PS nuk ka nevojë se s’ka alternativë, ka program vetëm të vjedhjë. Kurse PD ka program ekonomik, që ka treguar edhe në të kaluarën, me taksën e sheshtë që ishte 10%, sot do jetë 9%. Ka sjellë bum ekonomik, ndërkohë i rezistoi dhe krizës botërore të 2007. Kurse taksa progresive e Ramës vetëm sa ka mbingarkuar qytetarët të mbyllin bizneset. Rama e sheh pandeminë si koalicion, gjithçka ja faturon asaj. A thua se para pandemisë u çanë shqiptarët duke hapur biznese apo investimet e huaja. E vetmja gjë që na ka ardhur nga të huajt janë Ndrangheta, BKH, FBI etj, janë raportet e DASH që Shqipëria është kthyer në korridor të drogës. Këto prekin ekonominë shqiptare. Kur qeveria mbron interesat e pallateve, krimit të organizuar, oligarkëve, s’ka si merret me qytetarët.

PYETJA: Si ju duken drejtuesit e qarqeve, në rastin konkret Mark Marku?

KLEVIS BALLIU: Kam dëgjuar që ka patur sumë spekulime, konflikt interesi, por edhe sikur të kishte, a ka konflikt interesi se po vihet një kriminel, mafioz, oligark, po vihet një gazetar i nderuar, profesor, intelektual si Mark Marku. Nuk është proshur rregull, le të prishet rregulli për të vendosur intelektualë. Pra këtu bëhet debati për Mark Markun, kurse ky shkel ligjin për të vendosur kriminelë e narkotrafikantë në parlament. Mark Marku është i stërprovuar, nëse është prishur rregulli për një intelektual shumë mirë kanë bërë.

Nuk prisja as më shumë as më pakt këtë nivel. Jo vetëm Marku, ka një seri, që më parë kanë qenë ekspert të fushave të tyre. Ju keni individë që nuk shquhen për asgjë tjetër, ose kanë dalë nëpër ‘Toyota Yaris’, në ‘Bild’, me Bajrët etj. Bagazhi i tyre politik. Mark Marku duhet të ishin shumë në parlament. Program nuk janë pedagogët e intelektualët, por narkotrafikantët.

PYETJA: A do kandidoni në zgjedhje dhe ku?

KLEVIS BALLIU: Nuk e di, ajo do i përkasë PD po ajo çfarë ka rëndësi për çdo individ është që të jemi të gjithë të bashkuar, pavarësisht interesit të njërit apo tjetrit. Të gjithë duhet të jemi të bashkuar për të larguar Ramën. PD është vaksina, sepse kemi ilaçin. Nuk mund të themi që jemi perfektë, por në 2005 këto premtime dhamë, liberalizimi i vizave, anëtarësimi në NATO. Nuk premtojmë karagjozllëqe si Rama, shëndetësi falas etj, ku ka gjë falas?

Çdo qytetar do ketë mundësi të barabarta për të ecur përpara. Biznesi i vogël nuk do shihet si armik, por aset për vendin. Si e ndihmon biznesin? Duke i marrë frymën pa hapur qepenin, duke i çuar 7 lloje policie, apo duke i dhënë ndihmë. Paguan taksën njëherë, vendos pullën, dhe s’të ngacmon më njeri. Ulje e taksave është ëe nevojshme. Paguajnë më shumë taksa në rajon, rrogat më të ulëta. Shërbimet më të vogla. Tiranë janë rritur taksat pafund, uji pa gund, arsimi etj. Shih si është Tirana, trafiku lëmsh, koshat pa pastruar. Kemi ndotjen më të madhe të ambientit. Pse ndodh kjo? Bashkia e Tiranës s’ka hall të pastrojë qytetin, por paratë e drogës.

PYETJA: A duhen ende figura të vjetra në PD, p.sh. Berisha?

KLEVIAS BALLIU: Sali Berisha është aset kombëtar. Për të larguar Berishën duhet të ngrish shumë institucione e drejtori. Në çdo hap historik të Shqipërisë, çelësi apo aktori kryesor ka qenë Berisha në drejtim të vendit. Në vija të përgjithshme për politikanë të vjetër, nuk më duket e drejtë. Të rinjtë që janë sot a do ishin këtu nëse nuk do e kishin shtruar të vjetrit rrugën. Ndarja të rinj dhe të vjetër brenda PD nuk është e drejtë.

Po ashtu Klevis Balliu ka folur edhe për përgjimet e fundit të Antimafias italiane ku dalin bisedat e personave të organizatës kriminale ‘Ndrangheta’ për pastrimin e parave në Shqipëri.

Ai thotë se kjo nuk është risi, pasi hera e dytë që ‘Ndrangheta’ përflitet për lidhjet me qeverinë në më pak se një vit.

Balliu i bën thirrje SPAK të hetojë pasi e konsideron këtë si një nga ngjarjet më të rënda të viteve të fundit që një organizatë kriminale italiane vjen dhe pastron paratë në Shqipëri.

KLEVIS BALLIU: Lidhjet me Ndranghetan nuk duhen parë si risi, apo diçka e re. Kjo ka më shumë se një vit që përflitet, ka dhe inceneratorët. Edhe me fushën e ndërtimeve të pallateve. PD e ka thënë si po përdoret ndërtimi për pastrimin e parave, madje po vidhet dhe prona publike për këto. Kam një dokument, i kanë dhënë mbi 1 mijë e 300 m2 pronë publike këtij biznesmenit si investim për ndërtim, 4.3 milion euro të dhënë për t’i rritur koeficientin e ndërtimit. Ky është parking. Janë hedhur para nga buxheti, prishet parkingu për t’ia dhënë biznesmenit.

Ka dhënë mbi 1 mijë leje ndërtimi në 4 vite, në një qytet i mbindërtuar, mbibetonizuar. Përgjimet e AntiMafias e treguar, për 20%, për të fituar para.. Në këtë kontekst është një nga ngjarjet më të rënda. Keqardhje që Italia nëpërmjet përgjimeve të veta zbulon sa e lidhur është qeveria shqiptare me krimet e organizuar. Nuk është rastësi. AntiMafia nuk është kandidate në PD, as anëtare e PD. Nuk vijnë nga opozita këto. Por AntiMafia. Nuk është çështje besimi im, SPAK të bëjë detyrën .Këta dalin nëpër video dhe s’i gjen asgjë. Ndërsa disa protestues janë futur burg sepse janë kapur nga kamerat në protestë.

Në Pogradec e kanë arrestuar për 50 lekë pras pa kupon një person, i vendosën edhe një gjobë 500 mijë lekë. E futën dhe në burg. Kurse këta s’i gjen asgjë. SPAK të bëjë detyrën dhe të rrijë në nivelin e pritshmërive të detyrës.

Unë nuk jam i mendimit që të vijë në pushtet PDe t’i gjykojë, është drejtësia. Patjetër që të kesh drejtësi të pavarur duhet vullnet politik. Kur drejtësia ka përpara një qeveri që do të mbrohet për aferat korruptive. Pse e duan një mandat tjetër? Që të vazhdojnë me Ndrangheta-n, dhe 2-3 oligarkët e vet, sot Tirana po shkrihet. Iku Teatri, po ikën Sahati, çfarë po mbeten kullat. Nuk është vetëm Ndrangheta, me këtë u kap. PD e ka treguar seriozitetin e vet, nuk është e paprovuar, është parti që ka bërë liberalizimin e vizave, ka pasur qindra kushte që plotësoi, anëtarësimi në NATO, bëri rrugët, se sot rrugët të Berishës janë.

Vetëm në Vlorë ka Lungomare, që janë qindra miliona euro dhe ka vetëm ca pemë e pllaka. Asnjë gjë s’ka kjo qeveri sot. Kemi një parti, që është PD, nuk themi që jemi perfektë. Mund të bëjmë gabime, por është e qartë se kjo parti do dhe di të punojë. Në mënyrën më të padiskutueshme PD zotëron burime intelektuale të cilët do i japin ndryshim Shqipërisë. Ajo çfarë për mua është e rëndësishme, kjo qeveri që thotë sot s’mund të arrestohesh për lidhje me Ndrangheta-n, për koncesione miliona euro, por arrestohet ai që kapet në protestë e shet prasin 50 lekë pa kupon.

Marrë nga BalkanWeb

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike klevis balliu sali berisha klevis balliu sali berisha

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë