LIVE UPDATES
Sport

Nuk përjashtohet anulimi i Lojërave Olimpike në momentin e fundit, shkak… koronavirusi

20 Korrik 2021, 20:31 Nga DOSJA
Nuk përjashtohet anulimi i Lojërave Olimpike në momentin e

Udhëheqësi i komitetit për organizim të Lojërave Olimpike Verore, Toshiro Muto, ka thënë se nuk mund të përjashtojë mundësinë e anulimit të këtij organizimi, që pritet të nisë në tri ditë, nëse ka ndonjë shpërthim të koronavirusit.

Muto ka thënë më 20 korrik se organizatorët janë duke analizuar nga afër të dhënat rreth pandemisë dhe se ai vetë është në kontakt me zyrtarë tjerë për të marrë vendime të bazuara në informacionet e fundit.

Komentet e tij kanë ardhur në të njëjtën ditë kur zyrtarët kanë raportuar për nëntë raste tjera pozitive të lidhura me persona të përfshirë në këto Lojëra, duke e çuar numrin e personave të infektuar në 71.

“Ne do të vazhdojmë diskutimet nëse ka shpërthime”, ka thënë Muto, ish-burokrat i lartë financiar, i afërt me partinë në pushtet në Japoni, i cili njihet për zgjedhje të kujdesshme të fjalëve.

“Ne jemi pajtuar që bazuar në situatën me koronavirus, të rinisin bisedimet. Në këtë pikë, numri i të infektuarve mund të rritet apo bie, andaj ne duhet të mendojmë se çfarë duhet të bëjmë kur situata zhvillohet”.

Përfaqësues të disa shteteve në Lojërat Olimpike Verore “Tokio 2020” presin për t’u testuar për koronavirus në kryeqytetin japonez. Më pak se një javë para nisjes së Lojërave, shqetësimet janë duke u rritur për atë sesi do ta menaxhojnë organizatorët situatën dhe fluksin e mijëra atletëve, stafit mbështetës dhe personelit shtesë nga jashtë.

Procesi i vaksinimit në Japoni ka mbetur më mbrapa se në shumicën e vendeve të zhvilluara, dhe vendi nikoqir i këtyre Lojërave, Tokio, po përballet me valë të re të infektimeve.

Lojërat Olimpike veçse janë shtyrë nga viti i kaluar, për shkak të pandemisë, si dhe ato do të mbahen pa spektatorë. Pavarësisht shenjave shqetësuese, një zëdhënës për këtë organizim ka thënë më 20 korrik se organizatorët “janë të koncentruar 100 për qind në realizim të suksesshëm të Lojërave”.

Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, ka thënë se anulimi i kësaj ngjarjeje nuk ka ekzistuar kurrë si mundësi dhe është zotuar për të mbajtur Lojërat Olimpike “të sigurta”.

Marrë nga REL

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport lojrat olimpike ne tokio toshiro muto lojrat olimpike ne tokio toshiro muto

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën