LIVE UPDATES
Politike

Nuk përmbahet Kryemadhi! “Mos më thuaj mua ok”, Kryetarja e LSI-së nxehet me Vasilin: Rama erdhi në Vlorë pasi pa mitin

19 Prill 2021, 20:00 Nga DOSJA
Nuk përmbahet Kryemadhi! “Mos më thuaj mua ok”, Kryetarja

TIRANË- Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka thënë se LSI në këto zgjedhje do të marrë 3 mandate në qarkun e Vlorës, ku dy do të jenë në Vlorë dhe 1 në Sarandë. E ftuar në emisionin “Open” në Top Channel, Kryemadhi ka thënë se as ajo as Luan Rama dhe Petrit Vasili nuk kërkojnë vota për veten e tyre, po për kandidatët e rinj. Ajo ka thënë se PS-ja nuk do të ketë mundësi të kryesojë listën e Vlorës madje ka për t’i marrë 7 mandate. Ajo gjithashtu ka thënë se Rama ka shkruar në Vlorë pas mitingut LSi bëri dhe se nuk vazhdoi planin e tij për të vazhduar mitingun në Tiranë.  

Monika Kryemadhi: LSI në Vlorë merr tre mandate. 2 i merr në Vlorë, 1 e merr në Sarandë. Aty nuk ka ndodh asnjë ngjarje. E ke dëgjuar Luan Ramën ose Petrit Vasilin të thonë votoni Monika Kryemadhin? As Monika, as Luan Rama, as Petrit Vasili nuk kërkojnë vota për njeri tjetrin se nuk kemi nevojë ne të kërkojmë vota për njeri-tjetrin dhe jo vetëm do kërkojmë vota për Grisejda Myslymin por do kërkojmë vota dhe për Liri Demen, Dikens Bushin dhe për Taqo Lapaj.

Eni Vasili: Luan Ramën jo?

Monika Kryemadhi: Jo fare, nuk e ka për detyrë.

Eni Vasili: Po këta pse?

Monika Kryemadhi: Këta i ka për detyrë se këta nuk i njeh ti. Pse nuk e merr ti kur shkon Ilir Meta nëpër takimet që bën edhe me Bujar Leskaj dhe me Luan Ramën, pse nuk e përmend ti, pse nuk e thua? Shikoni si i keni monitorimet nëpër media nga KQZ dhe nga AMA. Pse nuk i nxirrni takimet e deputetëve të LSI, në të gjitha televizionet. Sepse është strategji e Edi Ramës dhe e Damian Gjiknurit. Nuk i identifikoni dot as ju, as Edi Rama dhe asnjë tjetër çdo lloj problematike që kanë. Mbas mitingut që bëri LSI në Vlorë tha do ta mbyll fushatën në Vlorë, Edi Rama.

Le ta mbyllte në Tiranë sic e kishte në plan për ta mbyllur. Nuk ka për detyrë Luan Rama, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili të kërkojnë vota për njeri tjetrin sepse që të tre jemi njerëz që drejtojmë LSI dhe kemi për detyrë të promovojmë njerëz të rinj. Kemi për detyrë të promovojmë gra, vajza, të rinj dhe të reja. Dhe e ka për detyrë edhe Luan Rama dhe Petrit Vasili, ke dëgjuar ndonjëherë të kërkojë Monika Kryemadhi vota për Petrit Vasilin në Tiranë, i treti është Vasili? Po për kë kërkoj vota në Tiranë unë. Kërkoj për Floida Kërpaçin, kërkoj për Silva Cakën, kërkoj për Klev Pojanën. Çfarë do të thotë kjo, do të thotë që Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta janë kundër Petrit Vasilit?

Eni Vasili: Kjo është taktikë…

Monika Kryemadhi: Po edhe Vlora taktikë elektorale është. Mos u merrni me thashethemet dhe intrigat dhe gropën e nepërkave që ngre Damian Gjiknuri në Vlorë. Damian Gjiknuri më vjen keq nuk do të jetë në Parlament dhe më vjen keq që dhe Edi Rama nuk do të ketë mundësi ta fitojë listën në Vlorë. As 7 nuk ka për ti marrë.  Unë po ju them në Vlorë me 25 mijë vota edhe 23 mijë vota LSI merr 3 mandate. E dyta po ua them sinqerisht, kalkulimet që ne bëjmë i kemi shumë të sakta. Banda e Vlorës ka tentuar të blejnë struktura të LSI dhe të PD. Kosto e votës është sa një leje ndërtimi. Në Elbasan përdoret prokuroria, s’ka nevojë të përdoren individë të veçantë. Në Durrës përdor policinë ai.

Eni Vasili: Ok…

Monika Kryemadhi: Jo jo mos më thuaj mua ok, se nëse më bën pyetje do përgjigjem. I kam çuar në SPAK denoncimet lidhur me bandën e inceneratorëve. E kam dhe me ca që luftojnë me flamurin e demokracisë. Policia e Shtetit ka video të eksponentëve të Rilindjes që blejnë vota dhe shpëndajnë para dhe nuk i heton. Mbi 30 video i kam unë. Po presim si do reagojnë, dhe më pas kur të thonë diçka do i përdorim, do i themi mbylleni gojën se ja ku i keni provat….

(I.A;F.M/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike monika kryemadhi zgjedhjet 25 prill 2021 monika kryemadhi zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet