LIVE UPDATES
Politike

Fermerët e Devollit i ankohen Bashës, kryedemokrati: Motoja ime do të jetë një shtet në krahë të punëtorëve

6 Korrik 2020, 08:25 Nga DOSJA
Fermerët e Devollit i ankohen Bashës, kryedemokrati: Motoja ime do

DEVOLLL- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ndalur në Devoll ditën e sotme, ku ka dëgjuar më nga afër problemet e qytetarëve. Fermerët ndërkohë i janë ankuar Bashës për mungesën e tregut, çmimin e lartë të naftës dhe mungesën e ndihmës nga shteti. Ata iu ankuan kreut të PD, se janë drejt falimentimit. “I kemi punët shumë keq. Ndodhemi në një situatë shumë të vështirë” i tha një fermer Bashës.

Basha ndërkohë nga ana tjetër është shprehur se nga kjo situatë po përfiton vetëm një grup monopolistësh, të lidhur me pushtetin. Kryedemokrati githashtu akuzoi kryeministrin Edi Rama, se është i vetmi që nuk jep subvencione.

Fjala e Bashës

Shikoni miqtë e mi çfarë parajse është Devolli! Jo vetëm natyra, por shikoni si e ka bërë dora e njeriut. Shikoni si e ka bërë Aureli, Mediu dhe punëtorët e Devollit. Shikoni si e kanë punuar tokën e tyre, shikoni se çfarë bukurie e rrallë. Në vend që të jetë bekim për ta është kthyer në mallkim. Në vend që këta të jenë njerëz të pasur dhe të punësojnë sa më shumë që të mos shkojnë rinia të punojë me mëditje në Greqi, këta zhyten në borxh.

Falë këtij aktiviteti që kanë zhvilluar këtu kjo familje fermerësh me traditë, janë 20 familje që mbahen me punën, me djersën e tyre. Çfarë u mungon këtyre fermerëve që robtohen çdo ditë që në 4 të mëngjesit? Pse duhet të jenë në një pozitë inferiore me fermerin grek, maqedonas apo të Kosovës? Ju mungon një qeveri që t’u japë të njëjtën mbështetje që merr fermeri i Maqedonisë  dhe Kosovës. Nuk po them i Greqisë, nuk po them akoma i Greqisë, që ka edhe mbështetjen e Bashkimit Europian me subvencione që, kur të jemi edhe ne anëtarë, të kemi edhe ne akses në ato fonde. Por le të rrimë njëherë tek niveli i Maqedonisë, që jep 150 milionë euro në vit subvencione për fermerët.

Subvencione për fermerët do të thotë që me këto subvencione  atyre u ulet kostoja e prodhimit – nga farat, tek pesticidet, tek nafta – të gjitha proceset bujqësore ndihmohen përmes subvencioneve në mënyrë të tillë që prodhimi i tyre jo vetëm të mos kalbet apo të hidhet, apo të shitet nën kosto dhe, në vend që t’u japë bukën e gojës atyre dhe familjeve të tyre, t’i zhysë në borxhe dhe t’i kthejë nga borxhi në borxh ata, sepse toka nuk pret, cikli i prodhimit nuk pret – akoma pa mbaruar cikli i parë, sapo vilet kjo fushë me patate, këtu duhet mbjellë prapë dhe që të mbillet, do prapë kosto.

Prandaj, subvencionet janë jetike për fermerët. Nuk i ka shpikur askush tjetër, përveç Bashkimit Europian edhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nuk ka rrugë tjetër për bujqësinë për t’u mbështetur përveç subvencioneve. I vetmi kryeministër në botën e civilizuar që nuk e vë ujin në zjarr për fermerët, tash 7 vjet, nuk jep subvencione, është ky që kemi, kryeministri në ikje. E vetmja qeveri që krenohet se jep subvencione për gjysmën e popullit që jeton me tokën, është kjo qeveri.

Tani e kuptoni se pse prioritet absolut për qeverisjen e ardhshme do të jetë mbështetja totale e sektorit të prodhimit rural, bujqësi, blegtori dhe sektorë të tjerë, siç është dhe agropërpunimi. Sasi të jashtëzakonshme, të hedhura, 2 mijë kuintal patate vetëm kjo familje, familja Dede. Imagjinoni në qoftë se këtu me anë të subvencioneve ngrihet një fabrikë të përpunimit të patateve, patatina le të themi, siç janë bërë në Kosovë, për t’i shitur në tregun e brendshëm, për t’i eksportuar.

Një shtet në krah të punës, në krah të njerëzve punëtorë, një shtet dhe një qeveri në krah të fermerëve dhe të njerëzve punëtorë. Kjo është motoja ime dhe kjo do të jetë realiteti me qeverisjen e ardhshme. Nuk premtoj asnjë mrekulli dhe nuk ka nevojë për mrekulli, nuk ka nevojë për lëmoshë, ka nevojë vetëm për një qeveri, për një kryeministër që mendon me këta, ndjen me këta, ndjen dhimbjen e tyre dhe bën gjithçka për t’i ndihmuar dhe nuk ka nevojë të bëjë mrekullira.

Me programin tonë prej 100 milionë euro subvencione çdo vit, ne do të arrijmë jo vetëm ta stabilizojmë gjendjen dhe ta nxjerrim fermerin shqiptar nga kriza, por t’i japim kushte të barabarta konkurencë në tregun tonë dhe madje t’i eksportojmë. T’i japim impulse eksportit, të prodhimeve tona, pra të arrijmë të eksportojmë, prodhimet e fermerëve shqiptarë. Jo vetëm pra të ndihmojmë fermerin shqiptar për të konkurruar denjësisht në tregun e brendshëm, por, po kështu, do të ndihmojmë që prodhimet tona të eksportohen.

Me 50 milionë euro në vit, pjesë e paketës mbështetëse të fermerëve do të bëjmë të mundur që infrastruktura që i mbështet ata, nga rrugët tek vaditja, që më thanë që e kanë problem, tek kullimi, aty ku është problem, tek infrastruktura e tregjeve, sepse edhe ata që e kanë prodhimin nuk e çojnë dot në treg, tek agro-përpunimi. Të gjitha këto aspekte të kenë një mbështetje shtetërore. Kjo është mëse normale dhe këtë normalitet ua  premtoj sot nga Devolli të gjithë fermerëve të Devollit e mbarë Shqipërisë. Ky prioritet do të jetë realitet së shpejti, kur të gjithë të bëhemi bashkë dhe të sjellim një ndryshim me një qeveri që nuk mendon e nuk punon për vete e për një grusht oligarkësh, por për një qeveri që mendon e punon për të gjithë shqiptarët.

Edhe njëherë ju përshëndes nga Devolli i mrekullueshëm, i natyrës së mrekullueshme, njerëzve punëtorë dhe së shpejti Devolli i mirëqenies për banorët e tij, për gjithë Shqipërinë, ashtu siç e duam me të vërtetë, do të kemi një fshat të nxjerrë nga kriza dhe një ekonomi të nxjerrë nga kriza duke bërë normalen, duke bërë atë që bëjnë fqinjët tanë, mbështetje , politika mbështetjeje, taksa të ulëta dhe  një shtet në krah të njerëzve punëtorë, në krah të punës dhe të virtyteve. Ju përshëndes nga Devolli! Përshëndetje dhe punë të mbarë.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka nisur një tur takimesh me fermerët në të gjithë Shqipërinë. Nga jugu në Shqipëri, Basha ka dëgjuar problemet e tyre me tokën, traktorët, naftën, farat, e qirat. Kryedemokrati është përballur gjatë turit me kundërpërgjigjet e kryeministrit Edi Rama, që sipas panoramës së qeverisë tregon fermerë të lumtur që marrin subvencione.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha ne devoll lulzim basha lulzim basha ne devoll

Sondazh

Poll
Politike 5 Korrik 2020, 13:37

KORÇË-Kreu i Partisë Demokratike, pas Pogradecit ka vijuar turin e takimeve në juglindje të vendit me Korçën. Në një postim në Facebook, Bash...

Politike 5 Korrik 2020, 12:05

LEZHË- Kreu i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu ka deklaruar se në Shqipëri është e vështirë që të gjesh njerëz që të bëjnë punën. Nëpërmjet një postimi në ...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet