Dita e 53-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
“Nuk tërhiqemi"/ Sot dita e 53-të e revoltës kundër qeverisë, qytetarët të vendosur deri në...
“Nuk tërhiqemi"/ Sot dita e 53-të e revoltës kundër qeverisë, qytetarët të vendosur deri në...
Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër 22 Korrik, 16:59 A...
"Duhet të bëjmë gjithçka për suksesin e saj"/ Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq q&...
Stuhia 'mbërtheu' vendin, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë: Mbi 1000 punonjës në terren, situata drejt normali...
KOSOVË – Kuvendi i Kosovës nuk arriti të miratojë shpalljen e gjendjes emergjente energjitike dhe masat e qeverisë për menaxhimin e krizës së energjisë pas mëse 8 orësh diskutime në parlament. Për rrjedhohë, deputetët vendosën që diskutimet për gjendjen energjitike në vend të vazhdojnë ditën e nesërme ku do të mbahet sërish seancë në orën 11:00.
Ditën e nesërme, Kuvendi i Kosovës pritet të miratojë edhe disa marrëveshje ndërkombëtare.
Mbledhja e sotme u karakterizua nga akuzat e opozitës në adresë të qeverisë, veçanërisht ndaj kryeministrit Albin Kurti, i cili mungoi në pjesën më të madhe të seancës. Fillimisht, masat e propozuara nga qeveria Kurti për përballimin e krizës energjitike dështuan të kalonin në Kuvend për shkak se nuk plotësohej kuorumi i deputetëve.
Kuvendi rinisi diskutimet në orën 16:00, ku kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj tha se kryeministri Kurti po rrezikon shëndetin e qytetarëve me menaxhimin e furnizimit me energji elektrike të Kosovës. Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës u larguan nga seanca e pasdites në shenjë proteste ndaj mungesës së Kurtit në seancën e sotme të jashtëzakonshme.
Ndërkohë, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama konfirmoi se vendi i tij do të ndihmojë Kosovën në furnizimin me energji elektrike për dy ditët e festave të fundvitit. Ky vendim u përshëndet nga kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratiek të Kosovës Abelard Tahiri, i cili ironizoi kryeministrin Kurti se më shumë shqetësohet për gjendjen e vështirë të energjisë elektrike në Kosovë Edi Rama sesa vetë kreu i qeverisë së Kosovës.
Qeveria e Kosovës ka vendosur 60 ditë gjendje emergjence energjitike në vend, por duhet miratimi i parlamentit.
LAJMI KRYESOR: Kuvendi i Kosovës: Ndalet seanca për krizën energjitike, nuk miratohen masat
(d.v/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
MYANMAR- Organizata bamirëse ndërkombëtare Save the Children ka konfirmuar se dy nga anëtarët e stafit të saj në Myanmar u vranë në një sulm. BBC shkruan se sip...
PRISHTINË– Ndërsa Kosova po përballon krizën e saj më të rëndë energjetike në një dekadë, Xhelal Gashi po mendon të mbyllë furrën e tij në Prishtinë,...
RUSI- Gjykata e Lartë e Rusisë urdhëroi të martën mbylljen e grupit më të njohur të të drejtave të njeriut në vend, “Memorial”, me argumentimin se ka shkelur li...
KOSOVË- Avokatura Shtetërore do të jetë në dorën e një të arrestuari për kontrabandë të viagrave, bashkë me gjashtë zyrtarë e ish-zyrtarë shtetërorë në vit...
IZRAEL- Izraeli ka emëruar ambasadorin për Kosovën ditën e sotme. Jerusalem Post shkruan se brenda 7 emërimeve që janë bërë për ambasadorë në vende të ndryshme,...
MAQEDONI E VERIUT – Komisioni Shtetëror i Antikorrupsionit në Maqedoninë e Veriut (DKSK) ka nisur hetimet ndaj ish-shefit të kabinetit të ish-kryeministri...
IZRAEL- Kryeministri izraelit, Naftali Bennett tha se nuk kundërshton një marrëveshje “të mirë” bërthamore ndërmjet Iranit dhe fuqive botërore, edhe pse shprehu...
RUSI- Rusia arrestoi dy aleatë të kundërshtarit të burgosur të Kremlinit Alexei Navalny, tha të martën një aktivist i njohur i opozitës, duke shtuar se ata mund...
KOSOVË- Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar për krizën energjetike nëpër të cilën po kal...
TURQI- Ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar tha në Prishtinë se ‘Lëvizja Hizmet’ e klerikut Fetullah Gulen, mund të paraqesë kërcënim për sh...