All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Art&Argëtim

Babai i alarmuar nxori Fifin nga BB! Flori e strehon,ndihmohet për problemet mendore

28 Nëntor 2021, 13:36 Nga DOSJA
Babai i alarmuar nxori Fifin nga BB! Flori e strehon,ndihmohet për
All - Paragraf - 1

Këngëtarja nga Kosova, Filloreta Raçi, e njohur si Fifi, ka vendosur të lërë shtëpinë e “Big Brother”, pasi të martën u vu në qendër të diskutimeve për shkak të përfshirjes së saj në raportin e Sarës dhe Dj Pm.

Ajo kërkoi fillimisht atë mbrëmje të linte shtëpinë, pasi humbi ndjenjat gjatë spektaklit live. Më pas vendosi të vazhdonte rrugëtimin për nipërit e saj.

“Kjo eksperiencë nuk po më bën mirë”, është shprehur Fifi teksa mori këtë vendim për ta lënë shtëpinë, ndërkohë që banorët e tjerë të njohur e përcollën duke qarë, edhe pothuaj secili prej tyre kishin provuar një episod konflikti me artisten.

Gjithsesi pas largimit ajo i puthi dhe përqafoi të gjithë duke lënë pas hatërmbetjet dhe madje u bëri edhe dhurata nga sendet e saj personale. Gjithçka nisi pas një puthjeje në buzë mes Sarës dhe Pajtimit (PM) duke shaktuar debate në shtëpi, ku më e pakënaqura dukej se ishte Fifi. Ajo, gjatë diskutimit mbrëmjen e së martës, u revoltua pas opinionit të Balina Bodinakut, e cila i tha se reagimi i saj është i përsëritur.

“Fifi, mendoj se ky është një reagim i përsëritur. Dhe më shumë sesa dashuron dashurinë, do vëmendjen! T’u duk sikur të iku një pjesë e vëmendjes tënde”, i tha ajo. E teksa opinionistja fliste, Fifi përsëriste pa pushim: “Arbana dua të lë shtëpinë” dhe menjëherë pas kësaj situate ra në dysheme papritur.

Momenti i bëfasishëm në spektakël, i gjeti të gjithë të papërgatitur dhe moderatorja Arbana Osmani u detyrua të kalojë në hapësirën publicitare, derisa gjendja e saj të përmirësohej. Më pas, të gjithë u përqendruan te shëndeti i saj mendor, madje banorët, disa me fjalë e disa nën zë, treguan se kjo nuk ishte hera e parë që Fifi rrëzohej pa ndjenja.

Edhe pse nuk është artikuluar ende asnjë lloj diagnoze konkrete shëndetësore, për të cilën Fifi kurohej më parë, burime pranë familjes së saj kanë dëshmuar se familjarët e saj kanë qenë të alarmuar. Ka qenë babai që i ka kërkuar produksionit ta nxjerrë urgjent Fifin nga shtëpia e “Big Brother VIP”, pasi siç e tha dhe vetë Fifi, prindërit ishin kundër që ajo të hynte në këtë shtëpi pikërisht për këtë arsye.

Dhe kur Fifi është rrëzuar pa ndjenja në transmetimin live, i ati ka marrë masat dhe i ka kërkuar produksionit ta bindin Fifin që të dalë nga shtëpia menjëherë. Babai i Fifit, një intelektuar në Kosovë, u bë i njohur për publikun pasi ishte ai që e surprizoi të bijën, mes familjarëve, duke i shkuar në shtëpi.

Megjithë takimin emocionues për të, ai i tërhoqi edhe veshin së bijës, duke thënë se ajo ka hyrë në gjynah lidhur me sjelljet e fundit.

“Kanë hequr dhe lekun e bukës që unë të bëhem dikushi. Babi është shoku im më i mirë. E kanë përjetuar keq kur erdha në Shqipëri 20 vjeçe. Nuk kisha lekë t’u shkoja, nuk kishin lekë të vinin. Kam nxjerr dhe lekë prej vorrit vetëm që atyre mos t’u mungonte gjë. U ngjaj shumë të dyve, kom marr shumë nga ta”, tregoi ajo për babain.

Kurse babai gjatë takimit që zhvilluan i tha: “Nuk je Filloreta që njoh unë. Ti duhet me mbështet njerin. Me qenë Leta babit. Ti ke hy në gjynah bab me do sene. Nuk je sjellë mirë, nuk të kam edukuar me këto gjeste bab. Ti je çika jeme, duhet me tregu vetveten”.

Por Fifi mes lotësh i tha: “M’u nuk më ka kurrkush falje. Unë kam bo do sene e kam kërku falje, po ka qenë shumë vështirë m’u përshtat bab”. Artistja i premtoi të atit se do të sillej mirë më tej, por situatat u ngatërruan sërish dhe ajo është e para banore që largohet me vendimin e saj dhe jo të votave të publikut.

Pas daljes nga shtëpia u prit nga Ardit Çuni dhe Paloma, por miqtë e saj të vërtetë që e pritën me krahëhapur janë djemtë e “Threedots”, Flori Mumajesi, Bruno dhe Klajdi Haruni. Madje, Flori vendosi të mos qëndronte indeferent dhe ta përkrahte publikisht Fifin, pas vërshimit të komenteve ndaj saj këto ditë e fundit.

Flori Mumajesi, bashkëpunëtor dhe mik i Fifit, i doli në mbrojtje Fifit, pas debatit të fundit në rrjete sociale. “E mira Fifula që sot më shumë se kurrë të gjithë po flasin për ty edhe pse ti s’ke lidhje me helmin brenda tyre”, shkruante Flori.

Kantautori e kishte fjalën për komentet në rrjete sociale pas puntatës së të martës së “Big Brother VIP”. Siç mund ta keni parë, gjatë një debati me opinionisten Balina Bodinaku, Fifi humbi ndjenjat dhe kërkoi më pas të linte shtëpinë.

Një pjesë e njerëzve nuk e besuan humbjen e ndjenjave dhe e konsideruan atë si të stisur, disa përkrahën Fifin e të tjerë ishin të mendimit që Fifi duhet të largohet nga “Big Brother VIP” për shkak të gjendjes shëndetësore dhe vështirësisë për të përballuar lojën.

“Të kryqëzuan se interneti u jep mundësinë të ndihen superiorë, të mençur, madje edhe artistë! Taksirat shpirt, këtu u rritëm e këtu jetojmë, këtu në vendin tim e në vendin tënd ku unë e ti gabojmë e atyre iu ‘dhemb’”, shkruante Mumajesi.

“Një këngë krijuar nga ti Fifi aty në shtëpi, që në çdo rast do të jetë e përkohshme”, përfundonte ai. Edhe djemtë e tjerë të Threedots e mbështetën Fifin, para se ajo të dilte nga shtëpia.

“Sytë më djegin jo vetëm nga pagjumësia. Ti nuk ke mundësi ta shohësh postimin tim, por jam i sigurt që do e ndjesh në zemrën tënde të bardhë. Nuk e di ia kam dalë dot unë me zërin tim nga studio, ti nga Big Brother, por doja shumë ta ndaja me të gjithë pak nga shpirti yt”, shkroi Bruno duke publikuar një pjesë nga bashkëpunimi i tyre.

Ndërsa Klajdi Haruni u shpreh: “Unë nuk kam njohur vetëm një artiste të mirë, por edhe një njeri të mirë, ty Fifula”.

E jo vetëm kaq, por Flori ka vendosur që ta strehojë Fifin në shtëpinë e tij ku ka dhe studion, dhe madje të merret seriozisht për rehabilitimin e saj, pas tronditjeve emocionale dhe momenteve të vështira që kaloi gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e “Big Brother”.

Ndërkohë pasi Fifi humbi ndjenjat gjatë transmetimit live të “Big Brother VIP” këngëtarja tha se nuk është e vërtetë që ka ndërhyrë aty ku nuk i takon, sepse ajo e njeh prej 11 vitesh Pajtimin dhe nuk dëshiron që ai të lëndohet nga loja e Sarës. Kur tentoi të çohej për t’u larguar, Fifi humbi ndjenjat dhe u rrëzua në tokë.

Pas kësaj skene, e para që reagoi ishte motra e saj me anë të një postimi në “Instastory”. Ajo publikoi një video, në të cilën shfaqej këngëtarja duke aktruar gjatë provës së javës, krahas së cilës shkroi: “Motra ime e fortë. Më fal që nuk jam aty ta mbaj dorën dhe të të them se je njeriu më i drejtë dhe me zemrën më të madhe, dhe sa keq më vjen që sinqeriteti yt është keqpërdorur aq shumë. U luta shumë të thuash se ‘dua të dal’, për të vetmen arsye se më ka marrë malli shumë për ty dhe u gëzova shumë që nuk e the se e di që do reflektosh dhe do i bindësh të gjithë se je një shpirt artisti. Është e vërtetë se nuk të duhet fitorja e ‘Big Brother’ përpara shëndetit tënd, po është diçka që do e kalosh. Ke kaluar shumë sfida më të rënda dhe jam e bindur se do e përballosh këtë”, shkroi Edona Raçi.

Para kësaj situate Fifi u komentua gjatë për afeksionin që pati për Granit canën, modeli që doli para saj nga loja. Për mënyrën si iu afrua atij, reagoi motra e Granitit, moderatorja Genta Cana, e cila e uroi vëllain për daljen, duke i thënë me pak fjalë se kishte shpëtuar nga “ajo psikopatja” referuar Fifit. Sa i përket karrierës së këngëtare, Fifi ka shumë këngë të njohura, mes të cilave ajo me titull “Psikopatja jote”. /Panoramaplus.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz big brother vip big brother vip

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit