Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
OBSH: Të gjitha provat vërtetojnë se koronavirusi e ka origjinën nga lakuriqi i natës
21 Prill 2020, 11:18Nga DOSJA
ZVICËR– Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka thënë ditën e sotme se të gjitha provat që janë vënë deri më tani në dispozicion sugjerojnë se koronavirusi e ka origjinën nga lakuriqët e natës në Kinë.
OBSH thotë se virusi është përhapur që në fund të vitit të kaluar, por ai nuk u manipulua ose u krijua në një laborator.
Por Presidenti amerikan Donald Trump tha javën e kaluar se qeveria e tij po përpiqej të përcaktonte nëse virusi shpëtheu nga një laborator në Ëuhan në Kinën qendrore.
Zëdhënësi i OBSH-së, Fadela Chaib, tha në një konferencë ditën e sotme në Gjenevë se: Të gjitha provat në dispozicion sugjerojnë se virusi e ka origjinën nga bota shtazore dhe nuk manipulohet ose ndërtohet virusi në një laborator siç është pretenduar deri më tani.
Ai thotë se ka një kafshë tjetër që ka bërë të mundur përhapjen e virusit nga lakuriqi i natës tek njerëzit.
170,498 viktima, 2,483,113 të infektuar dhe 652,552 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm i COVID-19 në botë. Vendet më të prekura janë Kina, SHBA, Italia, Franca dhe Spanja. Amerika është vendi i parë në botë për numrin më të lartë të viktimave, pasi aty kanë humbur jetën deri më tani 42,518 persona dhe 792,938 janë të prekur nga COVID-19. COVID-19 nuk është larguar nga Europa. Në Itali, i cili është edhe vendi më i prekur në Europë, 24,114 persona kanë humbur betejën me virusin. Ndërsa në Spanjë deri më tani numërohen 20,852 viktima.
ITALI– Italia vendi i parë më i goditur nga koronavirusi në Europë, duket se së shpejti do të lehtësojë masat drastike të Covid-19.Rihapja e Italisë do të nisë ...
MBRETËRI E BASHKUAR– Mbretëresha Elizabeth sot mbush plot 94 vjeçe. Në këtë përvjetor të pazakontë, ku e gjithë bota është gjunjëzuar nga Covid-19 d...
KINË– Laboratori i virologjisë në Wuhan të Kinës është ndër vendet më të përfolura përgjatë këtyre katër muajve në mbarë botën. Pasi është pretenduar se ko...
SHBA– Guvernatori i New Yorkut, Andrew M. Cuomo do të zhvillojë një takim ditën e sotme me Presidentin amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.Mediat e hu...
KINË– Dy mjekët në Wuhan, të cilët ishin të sëmurë në mënyrë kritike me koronavirus janë zgjuar me fytyra të nxira. Ata kanë zbuluar se lëkura e fytyrës ës...
KORE E VERIUT– Kur Koreja e Veriut është mes një situate të vështirë si shkak i koronavirusit, në vend po rritet frika për shëndetin diktatorit 36-vjeçar...
RUSI– Rusia një ndër vendet e para që i u shqetësua për përhapjen e virusit, mbylli kufijtë me Kinën që nga fillimi i shpërthimit të Covid-19 por mesa duket nuk...
KOSOVË- Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes që i jep mundësi Kosovës të jetë e pavarur nga rrjeti energji...
Gjermani– Një ‘luftë e ftohtë’ ka nisur mes Gjermanisë dhe Kinës, sa i përket virusit COVID-19. Angela Merkel i ka dërguar Kinës një faturë prej 130 miliardë pa...
Disa vende evropiane kanë marrë hapar paraprak drejt një kthimi në jetën normale, duke nisur masat lehtësuese kur duket se pandemia e COVID-19 po kalohet. Në G...