Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë të premten se transmetimi i koronavirusit përmes ajrit ka qenë gjithmonë një shqetësim, megjithëse përhapja përmes spërklave të personit të infektuar duket se është rruga më e zakonshme e infektimit.
“Infektimi përmes ajrit është një nga mënyrat e transmetimit për të cilën jemi shqetësuar që nga fillimi, veçanërisht në mjediset e kujdesit shëndetësor, ku e dimë se virusi mund të qëndrojë në ajër më gjatë“, tha Maria Van Kerkhove, zyrtare e OBSH-së, në një konferencë për media në Gjenevë.
Të enjten, OBSH-ja tha se ka prova të reja që sugjerojnë se koronavirusi mund të përhapet nga grimca të vogla të mbetura në ajër.
Transmetimi përmes ajrit nuk mund të përjashtohet në ambiente të mbushura me njerëz, të mbyllura ose të ajrosura dobët, tha Benedetta Allegranzi, udhëheqëse teknike për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve, pranë OBSH-së.
Një letër e hapur e më shumë se 200 shkencëtarëve ka akuzuar ditë më parë OBSH-në për nënvlerësimin e mundësisë së transmetimit të koronavirusit përmes ajrit.
“Kemi dashur që OBSH-ja t’i pranojë provat”, i tha agjencisë së lajmeve Reuters Jose Jimenez, një kimist në Universitetin e Kolorados, që nënshkroi letrën.
OBSH-ja, deri më tash, ka thënë se virusi transmetohet nga spërkatjet kur njerëzit kolliten ose teshtijnë. Koronavirusi ka prekur mbi 12.2 milionë njerëz në gjithë botën. Prej tyre, mbi 555,000 kanë vdekur dhe mbi 6.7 milionë janë shëruar.
Marrë nga;REL
(A.K.Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHBA– Presidenti amerikan Donald Trump ka ulur dënimin me burg të aleatit të tij të gjatë dhe ish këshilltarit Roger Stone. Sipas mediave të huaja Trump mendon...
RUSI- Guvernatori i Khabarovsk Sergei Furgal në Rusi është arrestuar të enjten i akuzuar se kishte urdhëruar vrasjen e disa personave të biznesit 15 vjet më par...
SHBA- Modeli i njohur britanik Brooklyn Beckham është fejuar me aktoren amerikane Nicola Peltz. Po ashtu sipas mediave të huaja besohet se ata së shpejti do të ...
BRITANI– Mbretëria e Bashkuar nuk do të bashkohet me skemën e vaksinave të Covid-19 të BE-së Covid-19, ka thënë ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në BE ...
SHBA-Kalifornia do të lirojë 8 mijë të burgosur për të krijuar më shumë hapësirë dhe për të parandaluar përhapjen e COVID-19 në burgje. Ky vendim u mor pasi 1/3...
KOSOVË- Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka denoncuar në Polici deputetin e LDK-së, Xhavit Ukaj për debatet e djeshme në Kuvend. Lajmin e ka d...
Anëtari i sapozgjedhur kroat i Presidiumit treanëtarësh të Bosnjë-Hercegovinës, Zhelko Komshiç, tha në një intervistë për DW se “e ardhmja e Bosnjë...
KOSOVË: Wofgang Petritsch, ish-përfaqësues i Bashkimit Evropian në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë gjatë vitit 1998-1999 thotë se ndryshimi i kufijve mes...
KOSOVË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Kosovë. Sipas mediave vendase bëhet me dije se një vajzë 21 vjeçe që ishte shtatzënë ka ndërruar jetë....