Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Ogerta Manastirliu: Testimi masiv do të ulte vigjilencën e stafit mjekësor
9 Korrik 2020, 19:03Nga DOSJA
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu është shprehur se nuk ka sens t’u bëhet të gjithëve tampon.
E ftuar në studion e AbcNews, teksa u pyet për testimin masiv, Manastirliu tha se kjo do të ulte vigjilencën e mjekëve.
“Ka disa teori, po i shqyrtojmë të gjitha mundësitë, kur bëjnë sens dhe kur nuk riskojnë pjesën tjetër të shërbimit. Sepse mund të jetë lehtësuese bërja e tamponit, për të gjithëve që vijnë në spital, por kjo mund të ulte vigjilencën e stafeve mjekësore. Po çfarë bëjmë ne? Në rastet kur ka një pacient të caktuar të rastit të dyshuar, vendoset direkt për tampon dhe izolim,”– u shpreh Manastirliu.
Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 82 raste të reja me koronavirus. lajmi i mirë është se gjatë kësaj dite nuk ka pasur asnjë viktmë të shënuar, numri i të cilëve ka shkuar në 83 në total, që nga nisja e pandemisë.
Aktualisht janë të shtruar 84 pacientë në spital, 11 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze, ndërsa 6 prej tyre janë të intubuar, në gjendje të rëndë. Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 3188 të infektuar.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Emisioni investigativ “BOOM” në Rtv Ora solli me zë dhe figurë skandalin e ndodhur te kopshti publik ‘Katër Stinët’ ku një punonjëse ka rezultu...
TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka publikuar sot një foto nga brenda Spitalit Infektiv. Në një postim në Facebook, ministrja shkruan ...
TIRANË– Kunati i Zhaneta Josifit, Sotir Kristollari ka dhënë detaje në lidhje me sektet fetare ku dyshohet se i përkisnin anëtaret e familjes që sollën hor...
TIRANË- Diplomati Shaban Murati sot është rikthyer pas në kohë në vitin 1997. Në një postim në Facebook, Murati pyet se kush janë Haxhi Qamilët e vitit 199...
TIRANË– Një 6-vjeçar ka mbetur i plagosur, si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja ka ndodhur në orën 19:00 të pasdites së somte, në zonën...
SKOCI– Iren Muça është shqiptari që ka vendosur në alarm gjithë policinë e Paisley të Skocisë, sepse ai ka rezultuar i humbur. Mediat ndërkombëtare shkru...
LEZHË– Fshatrat Zimaj dhe Kashnjet janë përfshirë nga zjarri pasditen e sotme. Zjarri në dy fshtrat e Lezhës është i përmasave të mëdha, ndërkohë që mësohe...
TIRANË– Dokumentet e tenderit të shumëpërfolur për një kontratë koncesionare për ndërtimin e disa segmenteve që mungojnë në autostradën Veri-Jug në S...
PËRMET– 25 mijë paund janë sekuestruar në pikën kufitare të “Tre Urave” në Përmet, dhe dy persona me shtetësi kosovare po hetohen në gjendje të lirë.Dosja....
PËRMET– Dosja.al ka zbardhur detaje në lidhje me tre infektimet e reja që janë regjistruar ditë ne sotme në qytetin e Përmetit. Mësohet se dy prej rasteve ...