“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Bota
OKB: 45,000 ukrainas të tjerë janë larguar nga vendi në 24 orët e fundit
25 Prill 2022, 15:51Nga DOSJA
UKRAINË- Më shumë se 5.2 milionë ukrainas janë larguar nga vendi që kur Rusia nisi pushtimin e saj dy muaj më parë – me mbi 45,000 që iu bashkuan radhëve të tyre në 24 orët e fundit, ka thënë agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët. BBC shkruan se në total, 5,232,014 njerëz janë larguar nga Ukraina si refugjatë që nga 24 shkurti, sipas UNHCR. Kjo shënon një rritje prej 45,270 krahasuar me shifrën e së dielës.
Dalja është ngadalësuar që nga fillimi i luftës. Që nga fillimi i prillit, pak më pak se 1.2 milionë ukrainas janë larguar nga vendi, pasi rreth 3.4 milionë u larguan në mars. Gratë dhe fëmijët përbëjnë 90% të atyre që kanë ikur jashtë vendit, me burra të moshës 18 deri në 60 vjeç që kualifikohen për thirrje ushtarake dhe të paaftë për t’u larguar. Përveç kësaj, Organizata Ndërkombëtare për Migracionin vlerëson se më shumë se 7.7 milionë njerëz janë zhvendosur brenda Ukrainës. Pothuajse dy të tretat e fëmijëve ukrainas kanë ikur nga shtëpitë e tyre, përfshirë ata që mbeten në vend.
UKRAINË-Një ekip nga mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së do të mbërrijë nesër në termocentralin bërthamor të Çernobilit të Ukrainës për të kontrolluar si...
RUSI- Zjarret e mëdha shpërthyen herët të hënën në dy depo nafte në qytetin rus të Bryansk, më pak se 100 milje nga kufiri me Ukrainën, në një akt të mundshëm s...
FINLANDË-Tre anije luftarake të NATO-s kanë mbërritur në portin jugperëndimor finlandez për t’u trajnuar me marinën finlandeze.Sipas Guardian, anijet...
NORVEGJI– Aktivistët e Greenpeace u lidhën me zinxhirë në një cisternë nafte ruse në portin e Oslos për ta parandaluar atë të shkarkonte dërgesën e saj të...
TURQI– Një aeroplan me një motor u rrëzua sot në një lagje të qytetit të Bursës në veriperëndim të Turqisë, duke vrarë dy anëtarët e ekuipazhit sipas auto...
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin tha sot se shërbimi kryesor i inteligjencës i vendit të tij kishte penguar atë që ai e përshkroi si një komplot perëndimor p...
FRANCË- Liderja e ekstremit të djathtë ka rritur në mënyrë dramatike përqindjet e partisë së saj në zgjedhjet e së dielës dhe premton të vazhdojë luftën e ...
RUSI- Rusia ka dëbuar 40 diplomatë gjermanë në përgjigje të vendimit të Berlinit, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme ruse.Ambasadori gjerman në Moskë u ftua ...