Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
OKB-ja kërkon tërheqjen e menjëhershme të luftëtarëve të huaj nga Libia
13 Mars 2021, 13:51Nga DOSJA
SHBA- Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka kërkuar që shtetet që kanë luftëtarë në Libi t’i tërheqin ata “pa vonesa”, në mënyrë që të mund të respektohet marrëveshja e armëpushimit e arritur në tetor. Armëpushimi ka për qëllim që t’i hapet rrugë mbajtjes së zgjedhjeve.
Përmes një deklarate, Këshilli gjithashtu i bëri thirrje të gjitha palëve në Libi që të sigurohen për transferim paqësor të pushtetit te qeveria e përkohshme, e udhëhequr nga kryeministri Abdul Hamid Dbeibah.
Tërheqja e trupave dhe respektimi i një embargoje të armëve, janë kushte kyçe që marrëveshja e armëpushimit të respektohet. Libia është në kaos që prej vitit 2011, kur u rrëzua nga pushteti Moammar Gadhafi. Që atëherë, në këtë shtet ka pasur dy qeveri, ajo në Tripoli e mbështetur nga OKB-ja dhe autoritetet rivale, që kanë ekzekutivin e tyre në lindje të këtij shteti.
Të dyja palët kanë mbështetje të milicive lokale dhe të fuqive rajonale dhe të huaja.
Dhoma e Përfaqësuesve të Libisë, më 10 mars, mbështeti presidentin e ri të përkohshëm, që të udhëheqë me vendin deri në zgjedhjet që janë planifikuar të mbahen në dhjetor.
Marrëveshja e armëpushimit, e tetorit të kaluar, përfshinte një afat prej tre muajsh që të tërhiqen të gjitha forcat e huaja dhe mercenarët.
Shtetet e Bashkuara në janar i bën thirrje Rusisë, Turqisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe që të përfundojnë intervenimet e tyre ushtarake në Libi.
Moska ka mohuar se ka personel ushtarak në Libi, por nuk ka mohuar se ka mercenarë në këtë shtet.
Ekspertët e OKB-së kanë ardhur në përfundim se kompania ruse e sigurisë –që ka lidhje direkte me elitën politike ruse – e quajtur Grupi Vagner ka ofruar rreth 1.000 mercenarë për komandantin kryesor të qeverisë në lindje të Libisë, Khalifa Hifter.
Mijëra mercenarë të tjerë besohet se janë nga Siria, Sudani dhe Çadi, kanë thënë diplomatët.
Marrë nga: REL
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SPANJË– Arrrestohet në Spanjë një nga një nga drejtuesit më të kërkuar të mafias kalabreze, Ndragheta. “Guardia Civile” bën me dije se është arrestua...
KOSOVË– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi të shtunën rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit në Kosovë, ku Lëvizja...
FRANCË- Autoriteti i Lartë për Shëndetin në Francë ka autorizuar vaksinën anti-Covid Jonhson & Johnson, për të vaksinuar njerëzit, menjëherë pasi Europ...
KOSOVË- Konfirmohen 3 rastet e para me variantin britanik të koronavirusit në Kosovë.Lajmin e ka bërë të ditur ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës...
SHBA– Misteri i madh i coronavirusit, përqindja e ulët e vdekjeve në vendet e varfra të Afrikës dhe Azisë askush nuk po mund t’i shpjegojëPërqindja relativisht ...
SHBA-Ndryshimet rrënjësore të jetës së përditshme që solli pandemia COVID-19 disa me vullnet të lirë dhe disa të vendosura nga qeveria e kanë rritur ndërgjegjë...
SHBA- Prokurorët amerikanë thonë se do të jenë të paktën 100 persona të tjerë ndaj të cilëve do të ngrihen akuza në lidhje me sulmet e 6 janarit ndaj Kapitolit ...
SHBA- Miliona doza të vaksinës së kompanisë AstraZeneca për koronavirusin qëndrojnë të magazinuara në temperatura të ulta në SHBA. Ato nuk mund të administrohen...
MAQEDONI E VERIUT- Autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut kanë bërë me dije se 15 persona kanë humbur jetën dhe 868 të tjerë janë infektuar me Covid-19...
SHBA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë arritur të vaksinojnë rreth 35 milion persona plotësisht. The Guardian shkruan se vetëm ditën e sotme SHBA ka injektu...