LIVE UPDATES
Bota

OKB-ja pezullon Rusinë nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut, Kuleba: Zgjodhët anën e duhur

7 Prill 2022, 15:32 Nga DOSJA
OKB-ja pezullon Rusinë nga Këshilli për të Drejtat e

GJENEVË- Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka votuar për të pezulluar Rusinë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut gjatë një takimi pak minuta më parë. Rezultati i votimit ishte: pro 93; kundër 24; abstenim 58.

Në një draft të rezolutës, OKB-ja tha se Asambleja e Përgjithshme do të pezullojë të drejtat e anëtarësimit në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të një anëtari të Këshillit që kryen shkelje të rënda dhe sistematike të të drejtave të njeriut.

Ambasadorja e SHBA Linda Thomas-Greenfield bëri thirrje që Rusisë t’i hiqet vendi i saj në Këshillin e të Drejtave të Njeriut prej 47 anëtarësh pas videove dhe fotove të rrugëve në qytetin e Buçës të mbushura me kufoma të atyre që dukej se ishin civilë. Videot dhe raportimet nga qyteti kanë ngjallur neveri globale dhe thirrje për sanksione më të ashpra ndaj Rusisë, e cila ka mohuar me forcë përgjegjësinë.

Ne besojmë se anëtarët e forcave ruse kryen krime lufte në Ukrainë dhe besojmë se Rusia duhet të mbahet përgjegjëse. Pjesëmarrja e Rusisë në Këshillin e të Drejtave të Njeriut është një farsë”. -tha Thomas-Greenfield të hënën.

Këshilli ka “shqetësim të madh” në lidhje me raportet e shkeljeve të rënda dhe sistematike dhe abuzimeve të të drejtave të njeriut dhe shkeljeve të së drejtës ndërkombëtare humanitare të kryera nga Federata Ruse gjatë agresionit të saj kundër Ukrainës, shton projekt-rezoluta.

Për t’u miratuar, rezoluta kërkoi një shumicë prej dy të tretash të anëtarëve të asamblesë që votojnë “po” ose “jo”. Abstenimet nuk llogariten. Asambleja e Përgjithshme votoi 140-5 me 38 abstenime më 24 mars mbi një rezolutë që fajësonte Rusinë për krizën humanitare në Ukrainë dhe kërkonte një armëpushim të menjëhershëm dhe mbrojtje për miliona civilë dhe shtëpitë, shkollat ​​dhe spitalet kritike për mbijetesën e tyre.

Ndërsa Këshilli i të Drejtave të Njeriut është i vendosur në Gjenevë, anëtarët e tij zgjidhen nga Asambleja e Përgjithshme prej 193 vendesh për mandate trevjeçare. Rezoluta e marsit 2006 që themeloi Këshillin për të Drejtat e Njeriut thotë se asambleja mund të pezullojë të drejtat e anëtarësimit të një vendi “që kryen shkelje të rënda dhe sistematike të të drejtave të njeriut”.

Rusia i kërkoi një numri të paspecifikuar vendesh të votojnë “jo”, duke thënë se një abstenim ose mos votim do të konsiderohej jomiqësore dhe do të ndikonte në marrëdhëniet dypalëshe. Rusia tha se përpjekja për ta përjashtuar atë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut është politike dhe po mbështetet nga vende të ndryshme për të ruajtur pozicionin e tyre dominues dhe kontrollin mbi botën dhe për të vazhduar “politika e neo-kolonializmit të të drejtave të njeriut” në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Ambasadori i Rusisë në Gjenevë, Genadi Gatilov, e quajti veprimin e SHBA-së “të pabazuar dhe thjesht mburrje emocionale që duket mirë në kamera, ashtu siç i pëlqen SHBA-së”.

Rusia dhe katër anëtarët e tjerë të përhershëm me veto të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Britania, Kina, Franca dhe Shtetet e Bashkuara, kanë aktualisht vende në Këshillin e të Drejtave të Njeriut, të cilit SHBA iu bashkua sërish këtë vit. I vetmi vend që iu hoq të drejtat e anëtarësimit në këshill ishte Libia në vitin 2011, kur trazirat në vendin e Afrikës së Veriut rrëzuan liderin e vjetër Moammar Gadafi, tha zëdhënësi i këshillit Rolando Gomez. Asnjë anëtari i përhershëm i Këshillit të Sigurimit nuk i është revokuar ndonjëherë anëtarësimi nga ndonjë organ i OKB-së.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Putin “tradhëtohet” nga të tijët, Serbia dhe Hungaria votojnë pro përjashtimit të Rusisë

“Zgjodhët anën e duhur të historisë”,Kuleba reagon pas përjashtimit të Rusisë nga Këshilli

Rusia përjashtohet nga Këshilli, Rama: OKB-ja tregoi se nuk tolerohen krimet njerëzore

“Precedent i rrezikshëm”, Rusia u bën thirrje anëtarëve të OKB-së të refuzojnë rezolutën

Ukraina u bën thirrje anëtarëve të OKB-së që të mbështesin rezolutën që pezullon Rusinë

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota keshilli i te drejtave te njeriut okb per rusine rezoluta mbi rusinë keshilli i te drejtave te njeriut okb per rusine rezoluta mbi rusinë

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës