LIVE UPDATES
Bota

OKB: Sulmi ndaj gjeneral Soleimanit ishte “vrasje arbitrare”

8 Korrik 2020, 06:37 Nga DOSJA
OKB: Sulmi ndaj gjeneral Soleimanit ishte “vrasje arbitrare”

Si pjesë e një raporti të ri mbi vrasjet me dron, një hetuese e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut tha se sulmi me dron nga Shtetet e Bashkuara që kishte në shënjestër gjeneralin e lartë iranian Qassem Soleimani ishte një “vrasje arbitrare”, dhe se sulmi hakmarrës i Iranit nuk ishte i justifikuar.

“Asnjë provë nuk është siguruar që dëshmon se Gjeneral Soleimani në mënyrë specifike po planifikonte një sulm të menjëhershëm kundër interesave të Shteteve të Bashkuara, veçanërisht në Irak, për të cilin veprimi i menjëhershëm ishte i nevojshëm dhe i justifikuar,” tha Agnes Callamard, raportuese speciale për ekzekutimet pa gjyq, ose arbitrare, në raportin e saj para Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Sulmi u realizua ndërsa autokolona e gjeneral Soleimanit po largohej nga aeroporti i Bagdadit. Në këtë sulm u vranë edhe një zyrtar i lartë ushtarak irakian dhe katër anëtarë të Forcave të Mobilizimit Popullor të Irakut.

Shtetet e Bashkuara thanë në një raport para Këshillit të Sigurimit të OKB-së se forcat e saj kryen sulmin në vetëmbrojtje “si përgjigje ndaj një serie përshkallëzimi të sulmeve të armatosura muajt e fundit (në muajt para sulmit)” nga Irani.

Por, zonja Callamard tha se shpjegimi i Shteteve të Bashkuara “nuk përshkruan as një sulm në vazhdim” dhe se zyrtarët amerikanë ishin “jashtëzakonisht të paqartë sa i përket një kërcënimi të mundshëm të menjëhershëm.”

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha disa ditë pas sulmit se gjeneral Soleimani kishte planifikuar një “sulm të madh, në shkallë të gjerë kundër interesave amerikane, dhe sulmet ishin të afërta.”

Zonja Callamard tha se meqënëse sulmi u krye pa pëlqimin e Irakut, ai përbën shkelje të sovranitetit të vendit.

“Është shumë domethënëse që Shtetet e Bashkuara madje nuk trajtuan fare të drejtat e Irakut, nuk shpjeguan dhe nuk siguruan prova për përdorimin e forcës kundër një vendi (tjetër) dhe qytetarëve të tij”, thuhet në raport. “Derisa të bëhet një shpjegim i tillë, përfundimi duhet të jetë se sulmi ishte një akt agresioni kundër Irakut, dhe vrasja e shtatasve dhe qytetarëve të huaj në territorin e tij ishte e paligjshme dhe arbitrare, sipas ligjit ndërkombëtar.”

Zonja Callamard do të paraqesë gjetjet e saj përpara Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut të enjten. Shtetet e Bashkuara u tërhoqën nga ky këshill në vitin 2018.

Irani iu përgjigj vrasjes së gjeneral Soleimanit me sulme me raketa ndaj dy bazave irakiane në të cilat kishte ushtarë amerikanë. Në këtë sulm u plagosën më shumë se 100 ushtarë amerikanë.

Ashtu si me sulmin e Shteteve të Bashkuara, zonja Callamard citoi edhe dokumentet e paraqitura nga Irani në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në të cilat Teherani pretendonte se kishte vepruar në vetëmbrojtje.

Ajo tha se Irani “nuk bëri asnjë referencë për një sulm të afërt ose të vazhdueshëm të armatosur nga Shtetet e Bashkuara” dhe se sulmi kundër gjeneral Soleimanit “nuk justifikoi veprimet pasuese të Iranit”.

Zonja Callamard shprehu shqetësime më të gjëra në lidhje me përdorimin e dronëve nga dhjetëra vende dhe se “pjesa më e madhe e vrasjeve me dronë i nënshtrohen një kontrolli të vogël publik në nivel kombëtar ose ndërkombëtar.”

Ajo tha se “gabimet janë të pashmangshme” në identifikimin dhe goditjen me saktësi të objektivave, dhe se edhe kur raketat godasin objektivin e tyre, “provat tregojnë se shpesh shumë më shumë njerëz vdesin”. Callamard shkruan në raportin e saj se shkaktimi i këtyre viktima mund të përbëj shkelje të ligjit ndërkombëtar humanitar.

Ajo i bën thirrje Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe vendeve anëtare që të zhvillojnë standarde të forta për transparencën, mbikëqyrjen dhe përgjegjshmërinë, të përdorin masat e kontrollit të armëve për të kontrolluar përhapjen e dronëve (ushtarakë) në të gjithë botën, dhe të hetojnë pretendimet për vrasje të paligjshme në sulmet me dron.

Callamard gjithashtu sugjeroi që Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut të përgatisë një raport vjetor që gjurmon sulmet me avionë dhe viktimat, raport i cili mund të shërbejë për anëtarët për të debatuar në Këshillin e të Drejtave të Njeriut.

Marrë nga Zëri i Amerikës 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota okb qassem soleimani okb qassem soleimani

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet