LIVE UPDATES
Bota

Olaf Scholz, kulmi i kthjelltësisë, pragmatizmit dhe efikasitetit. Problemi që ka kandidati për kancelar në Gjermani

11 Gusht 2020, 10:51 Nga DOSJA
Olaf Scholz, kulmi i kthjelltësisë, pragmatizmit dhe efikasitetit.

GJERMANI- Më mirë nuk mund të bëhej ndërkohë për Olaf Scholz dhe kjo ka të bëjë me krizën Corona dhe me personalitetin e tij. Si ministër i Financave ai është përgjegjës për ndihmat e kreditë miliardëshe, përmes të cilave synohet të ndihmohen për të dalë nga kriza ekonomia dhe qytetarët. “Ne do të parashtrojmë në tryezë të gjitha mundësitë dhe do të tregojmë, se jemi më të fortë se problemi, me të cilin mund të përballemi tani ekonomikisht,” deklaroi Scholz qartazi dhe me vendosmëri.

Në krizën Corona, Scholz është zjarrëfikësi drejtues dhe qytetarët i besojnë atij. Këtë e tregojnë edhe sondazhet prej javësh e muajsh. Në krizë kërkohet pragmatizëm më shumë se sa karizëm dhe kjo është tani në favor të 62 vjeçarit.

Njeriu, për të cilin gazeta e përjavshme “Die Zeit” më 2003 duke kombinuar fjalët “Scholz” dhe “Automat” krijoi epitetin “Scholzomat”, pasi ish-sekretari i përgjithshëm i SPD-së praktikisht shprehej vetëm në formula teknike gjuhësore.

Me sharmin e një makine

Një automat, detyra e të cilit është që pa iu dridhur qerpiku të shesë politikën. Asokohe bëhej fjalë për reformën e diskutueshme të tregut të punës „Agenda 2010″, që për të prekurit solli kufizime të forta. Scholz duhej ta mbronte atë në publik, kryesisht kundër sulmeve nga vet radhët e partisë së tij. “Unë isha shitësi i mesazhit. Më duhej të tregoja vendosmëri”, tha më vonë Scholz. E kam ndierë veten „vërtetë si një oficer”, thotë ai. „Nuk kishte aspak hapësirë manovrimi.”

Nuk bëhej fjalë për ndjeshmëritë e tij personale, por për „besnikëri absolute” ndaj kancelarit dhe kryetarit të atëhershëm të SPD-së Gerhard Schröder dhe partisë. “Unë nuk doja të shpëtoja veten, por partinë time”.

Në fund përpjekja për shpëtim dështoi dhe SPD humbi postin e kancelarit, që e fituan kristiandemokratët (CDU), por Olaf Scholz humbi edhe imazhin që për shumë kohë iu desh të përballojë, pasi ai konsiderohej tanimë në opinion si juristi i mërzitshëm dhe burokrat që nuk njeh shakatë.

Një ngjitje në heshtje dhe me efikasitet

Në SPD nuk e preferonin shumë pragmatikun nga Hamburgu, që i ka fjalët e kursyera e gjithmonë thotë vetëm aq sa është e nevojshme. Por Scholz nuk u dekurajua. Në heshtje dhe me efikasitet ai punoi për karrierën politike drejt majave. Ai ishte sekretar i përgjithshëm i SPD-së, senator për Punët e Brendshme në Hamburg dhe kryebashkiak me funksion qeverisjeje në landin e Hamburgut, ministër i Punës dhe aktualisht ministër i Financave dhe zëvendëskancelar.

Në SPD Olaf Scholz klasifikohet në krahun konservator, por në fakt atij nuk i përshtaten aspak kategorizimet politike majtas apo djathtas. Si nënkryetar i organizatës së të rinjve të SPD-së ai mbronte teza radikale socialiste dhe kritike ndaj kapitalizmit.

Por qysh nga antarësimi i tij në SPD si nxënës në vitin 1975 dhe deri në zgjedhjen e tij deputet në Bundestag më 1998 kaluan shumë vite, gjatë të cilave Scholz si avokat në fushën e kodit të punës me një kancelari të vetën në Hamburg mësoi shumë, se si funksionojnë ekonomia dhe sipërmarrja private. Kjo la gjurmë tek ai.

Pak spektakël duhet të ketë

Vonë Olaf Scholz mësoi, që në politikë duhet të paraqitesh vet dhe të shesësh bukur mesazhet e tua në skenë. Si kandidat i SPD-së për kryesinë e partisë në vjeshtë 2019 ministri duke marrë pjesë në turet elektorale në mbarë Gjermaninë papritur as që njihej më. Emocional, i përkushtuar e në radhë të parë miqësor kështu prezantohej ai, duke mos e fshehur aspak, që ai i llogarit për vete shanset më të mira për kryesimin e SPD-së. Por ishte befasuese, që ai nuk fitoi. Pikërisht përballë dy kandidatëve të krahut të majtë Saskia Esken dhe Norbert Walter-Borjans.

Por ushtari i zellshëm i partisë Scholz nuk e humbi toruan. AI u përqendrua tek puna e qeverisë dhe dyshen drejtuese të SPD-së e la të bëjë punën. Besnik dhe pa devijime, por edhe me vetëdijen, se dyshja pa përvojë politike mund të gabojë. E ky kalkulim i doli atij e së fundi nuk kishte më alternativë kundrejt menaxherit të krizës Corona Olaf Scholz, si figura e përshtatshme për të kandiduar për kancelar.

Çfarë bën SPD?

Mbetet të shihet, se ç’qendrim do të mbajë SPD. Me vendimin për të zgjedhur në krye të partisë Esken dhe Walter-Borjans baza e SPD-së bëri të qartë se është për një kurs më të majtë politik. Por me Olaf Scholz nuk ka një kurs të tillë.

Kundërthënia mes partisë dhe kandidatit në SPD ka dështuar disa herë. “Ne e dimë, që ky vendim për disa paraqet një kthesë të papritur”, tha kryetarja e partisë Esken. “Ju lutemi të besoni në rrugën tonë. Ne jemi të vendosur që ta përshkojmë bashkarisht këtë rrugëtim.”

(Marrë nga DW)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kandidati për kancelar olaf scholz kandidati për kancelar olaf scholz

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet