LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Omicron’ dhe ulja e mbrojtjes nga vaksina, 3-fishojnë rastet pozitive me Covid-19

7 Janar 2022, 06:12 Nga DOSJA
‘Omicron’ dhe ulja e mbrojtjes nga vaksina, 3-fishojnë rastet

TIRANË – Rritet ndjeshëm numri i rasteve pozitive sipas testimeve për Covid-19 në klinikat laboratorike private në vend. Në klinikat private fluksi i testimeve në javën e parë të janarit është 3 herë më i lartë se muaji dhjetor. Në Qendrat Shëndetësore Shtetërore 40% e rasteve ditore me simptomat e kollës, dhimbjes të kokës dhe temperaturës janë të prekur nga Covid-19, kurse pjesa tjetër nga gripi sezonal.

Mjekët pohojnë se shkaku i rritjes të rasteve pozitive është heqja e kufizimit të lëvizjeve për festat e fundvitit, ardhja e emigrantëve, prania e variantit Omicron që ka shpejtësi më të lartë përhapje sesa Delta, si dhe rënia e uljes të mbrojtjes nga vaksina.

Mjeku anestezist, Vasil Llajo, administrator i rrjeteve laboratorike mjekësore “Intermedica” tha për Monitor se këtë javë të parë të vitit fluksi i pacientëve që kërkojnë të kryejnë testin për Covid-19 është 3-fishuar, në raport me muajin dhjetor 2021. Llajo shton se po ashtu 3 herë më të larta se muaji dhjetor 2021 janë rastet pozitive të kësaj jave, kryesisht te persona të pavaksinuar.

“Parashikohet që fluksi i pacientëve në klinikat laboratorike të jetë i lartë deri në fund të muajit janar. Fillimi i shkurtit pritet që rastet pozitive të shënojnë rënie. Rritja e lartë e rasteve pozitive me Covid-19 është për shkak të efektit të festave të fundvitit, ku njerëzit ishin më të lirshëm në lëvizje. Arsyeja tjetër e shtimit të rasteve është edhe shfaqja e variantit Omicron që rezulton të ketë 70% më shumë shpejtësi përhapje sesa varianti Delta”, pohon mjeku Vasil Llajo duke shtuar se vetëm analizat specifike laboratorike arrijnë të përcaktojnë variantin e infeksionit te pacientët e sëmurë.

Nga rrjeti i laboratorëve “Intermedica” (në Tiranë janë 13 pika) për muajin janar 2021 janë kryer 10,178 tamponë dhe 6% ishin pozitive. Në muajin shkurt u kryen 12,654 dhe 11.8% dolën pozitivë. Për periudhën gusht-dhjetor, nga totali i testimeve të kryera, pozitive me Covid-19 rezultuan 9% e tyre.

Sipas të dhënave të raportuara nga Ministria e Shëndetësisë më 5 janar rastet pozitive arritën në 1,236 apo 35% më të larta se të një ditë më parë.

Në Shqipëri, protokolli shëndetësor përcakton se çdo individ që shfaq simptoma të Covid-19, fillimisht merr kontakt me mjekun e familjes, duke u paraqitur vetë në qendrën shëndetësore, ose ndonjë familjar. Në varësi të shenjave në përgjithësi i rekomandohet testim i shpejtë, nëse është në tre ose katër ditët e para të simptomave.

Mjekja e familjes së Qendrës Shëndetësore-Kamëz, Elizabeta Musta thotë se që prej datës 27 dhjetor po paraqitën në ditë mbi 200 pacientë me simptoma, si kollë, temperaturë dhe dhimbje koke. “Shumica e pacientëve me këto simptoma rezultojnë të sëmurë nga gripi sezonal, ndërsa 40% e tyre pas testimeve dalin me Covid-19. Mes tyre po rezultojnë pozitivë edhe persona të konfirmuar pozitiv me testim 1 vit më parë dhe të vaksinuar para 6 muajsh me 2 doza. Arsyet e shtimit të rasteve me Covid-19 janë festat, ardhjet nga jashtë, prania e Omicronit, por edhe si shkak e uljes të mbrojtjes nga vaksina”.

Mjekja Elisabeta Musta ndër të tjera pohon se po hasen vështirësi edhe me testet e shpejta se shumë herë dalin fals negativ. “Duhet theksuar se edhe kur del testi negativ, prekja në mushkëri është infiltrim me origjinë inflamatore, d.m.th pneumoni nga Covid-19”.

Në këto 2 javë të shtimit të rasteve pozitive, në Qendrën Shëndetësore Kamëz, mjekja e familjes konfirmoi se nuk ka pasur rritje të rasteve për hospitalizim, me përjashtim të 2 ose 3 rasteve me sëmundje bashkëshoqëruese.

Sakaq, Shqipëria vijon të ketë numrin më të ulët të vaksinuarve me dy doza. Nga nisja e fushatës të vaksinimeve në shkurt të 2021 deri më 4 janar 2022, sipas të dhënave të Our World in Data në Shqipëri rezulton 37% e popullatës të ketë marrë të dyja dozat e vaksinës. Në Maqedoninë e Veriut të vaksinuarit zënë 39%, në Kosovë dhe Malin e Zi 40%, në Serbi 47% të popullatës, Kroaci 53% dhe Greqi 65%. Për shtetet e BE-së mesatarja e të vaksinuarve me dy doza zë 63% të popullatës. (MONITOR)

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet covid-19 ne shqiperi omicron ne shqiperi covid-19 ne shqiperi omicron ne shqiperi

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri