Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
‘Open Balkan’/ Memorandumi Rama-Vuçiç-Zaev publikohet në fletoren zyrtare!
16 Tetor 2021, 14:17Nga DOSJA
TIRANË-Finalizohet me një dokument të nënshkruar nisma “Open Balkan”, e kritikuar nga opozita shqiptare dhe politika e Kosovës. Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama; presidenti serb, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim, që është publikuar e detajuar në Fletoren Zyrtare. Memorandumi parashikon forcimin e marrëdhënieve dhe lirisë së lëvizjes së mallrave, kapitalit, njerëzve dhe shërbimeve.
Sipas kësaj marrëveshjeje, 3 shtetet do të reduktojnë kontrollet, formalitetet dhe numrin e dokumenteve të kërkuara, duke nxitur reduktim të kostove dhe shpejtësi në procedurën e zhdoganimit.
Objektivat e Memorandumit
a) rritja dhe forcimi i bashkëpunimit ekonomik ndërmjet palëve. b) thjeshtimi i procedurave në lidhje me importet, eksportet dhe lëvizjen e mallrave. c) shkëmbimi i të dhënave ndërmjet autoriteteve të doganave dhe autoriteteve të tjera. d) promovimi, nëpërmjet zgjerimit të tregtisë së ndërsjellë, i zhvillimit harmoni të marrëdhënieve ekonomike ndërmjet palëve. e) eliminimi gradualisht i pengesave në tregtinë e mallrave
Memorandumi do të mbetet në fuqi për një kohë të pacaktuar, ndërsa theksohet se ftesa mbetet ende e hapur për homologët e tyre të Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjës e Hercegovinës, që të bëhen pjesë të Open Balkan. Deri më tani kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vazhdon të ketë një “jo” si përgjigje, ndryshime duket se ka nga ana e Malit të Zi pasi ministri i Brendshëm shqiptar, Dritan Abazoviç duket shum pro nismës.
TIRANË- Në të gjithë botën muaji Tetor është muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, për të rritur kontrollet periodike te mjeku, për të mbështetur ...
TIRANË– Poshtë Kryeministrisë, për Edi Ramën ishte ndërtuar një “panair arti” me fëmijë nga shkolla të ndryshme të vendit. Si një inspektor, Rama zbr...
Gjykata Kushtetuese vendosi të premten të kalojë për shqyrtim në seancë plenare publike vendimin e Kuvendit për shkarkimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta...
TIRANË– Bashkimi Europian njoftoi tre projekte të reja që mbështesin financiarisht në disa milionë dollarë bashkitë në Shqipëri. Projektet “Bashkitë ...