“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Bota
VD-“Open Balkan”,Rama: Nga Janari kufijtë relaksohen, qumështi bëhet kos duke pritur
4 Nëntor 2021, 11:07Nga DOSJA
BEOGRAD– Që nga muaji janar kufijtë do të relaksohen dhe nuk do të kenë më burokracitë që kanë pasur deri më sot. Këtë lajm e dha kryeministri Edi Rama, i cili në konferencën e përbashkët me Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç e zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov tha se transportimi i frutave, perimeve apo qumështit hasin probleme në kufi. Ai shtoi se nëse produktet rrinë shumë orë në kufi, në vend të gjërave të mira, e vetmja gjë që sjellin janë kostot negative mbi vetë produktet.
“Kjo është për të mirën e bizneseve tona. Marr si shembull Serbinë që ka bërë një hap të madh në thithjen e investimeve të huaja. Që të përfitojmë më shumë nga investimet direkte dhe të sjellin më tepër vlerë të shtuar. Më vjen mirë që sot na u dha mundësia që të bëhemi bashke më të gjithë investuesit. Ata kërkua njëzëri që ç’ka ne nëshkruajmë në nivelin politik dhe qytetar, të përkthehet në një realitet të prekshëm për ta në kufi, aty ku fillojnë problemet. Nga një vend në tjetrin, transportimi i frutave, perimeve apo qumështit has probleme. Janë produkte që nuk rrinë dot me ditë në kufi që shtojnë kostot negative mbi vetë produktet. S’mund të çosh qumështim pas tre ditëve sepse bëhet kos nga e premtja deri të hënën. Për të çuar gjërat nga ara në treg i kalojmë në dogana. Tre javë për të pritur konfirmimin nga agjencia e vendit tjetër për produktet që të sjell një vend tjetër. Kemi takuar këshillin e atlantikut që e njihni mirë se çfarë përfaqësson, ka ardhur enkas nga Uashingtoni. Do të ekspozohet dhe në Tiranë një studim për potencialet dhe përfitimet nga Ballkani i Hapur i të gjashtë vendeve. Asnjë lëkundje nuk kemi në rrugën për të ndërtuar vendet tona në vende me standarte të Bashkimit Evropian. Peng i tyre ka rënë edhe Rajoni. Duke u integruar në rrjetin e universiteteve, fermerëve, tregun e përbashkët evropian. Në segmente të caktuara vendet tona, duke e konsideruar Ballkanin Perëndimor si pjesë të veten. E fundit fare ne kemi vënë re, tashmë që sezoni turistik është mbyllur se fluksi është rritur 63%, 22% në Shqipëri. Janë shifra që ndikojnë në ekonomi. Jemi të bindur që këto shifra vijnë vetëm duke u rritur. Në dhjetor do japim rezultate konkrete. Nga janari në kufi fillon një relaksim për fermerët, distrubutorët e kompanitë,”- tha Rama.
KOSOVË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth 1 orë më parë në Prishtinë ku një 25-vjeçar është plagosur me thikë.Sipas njoftimit të Policisë, ngjarj...
KOSOVË– Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 14 raste dhe asnjë viktimë nga Xovid-19.Të dhënat janë publikuar nga Ministria e Shëndetësisë,...
BRITANI– Programi i vaksinimit në Britani për të parandaluar kancerin e qafës së mitrës deri më tani ka ndaluar mijëra gra të zhvillojnë sëmundjen dhe të ...
GLASGOW – Sot është dita e katërt konferencës së Kombeve të Bashkuara për klimën në Glasgow të Skocisë.Ditën e sotme fokusi do të jetë tek energjia dhe në...
GLASGOW– Më shumë se 40 vende kanë rënë dakord të heqin dorë nga përdorimi i energjisë me qymyr, burimi më i ndotur i karburantit, në një nxitje të shpres...
GJERMANI- Organi i shëndetit publik i Gjermanisë raportoi një numër rekord të rasteve me COVID-19 të enjten.Instituti Robert Koch (RKI) tha se 33,949 raste të r...