Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Operacione kundër trafikut të refugjatëve në Durrës dhe Gjirokastër,kapen 4 persona (EMRAT)
2 Mars 2022, 09:13Nga DOSJA
GJIROKASTËR/ DURRËS – 4 persona u arrestuan në dy operacione kundër trafikut të refugjatëve në Gjirokastër dhe Durrës. Aleksandër Dauti, 26 vjeç dhe Ergys Azoti, 24 vjeç u prangosën në Qafë Muzinë pasi po kalonin 3 emigrantë të paligjshëm me makinën e tyre. Nga ana tjetër, Kastriot Cena, 29 vjeç u ndalua në Kakavijë duke çuar 6 refugjatë me makinën e tij.
Në Durrës, u kap 22-vjeçari Redon Meshi. Ai tentoi t’ia mbathte policisë me një lundër pasi po transportonte jashtë Shkodrës 7 refugjatë nga Jemeni dhe Palestina.
NJOFTIMI I POLICISë GJIROKASTëR
Finalizohen me sukses dy operacione policore të koduara “ROAD GUARD 4” dhe “ROAD GUARD 5”.
Goditen brenda disa orësh, dy raste të veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.
Transportonin emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 3 shtetas, shpallen në kërkim 2 bashkëpunëtorët e tyre.
Sekuestrohen dy automjete dhe tre aparate celulare.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Seksionin Operacional, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve policore, kanë finalizuar me sukses operacionin policor “ROAD GUARD 4”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve A. D., 26 vjeç dhe E. A., 24 vjeç, banues në Sarandë.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi u kapën në flagrancë, në aksin rrugor Qafë Muzinë-Gjirokastër, duke transportuar me automjetin e tyre, 3 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.
Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit M. N., 21 vjeç dhe A. A., 25 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë veprimeve hetimore kanë rezultuar bashkëpunëtorë në këtë veprimtari kriminale.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet dhe dy aparate celulare.
Gjithashtu, po nga këto struktura, pas një pune të mirorganizuar u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “ROAD GUARD 5”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi K. C., 29 vjeç, banues në Kavajë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u kap në flagrancë, në aksin rrugor Kakavije-Gjirokastër, duke transportuar me automjetin e tij, 6 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet dhe një aparat celular.
Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
NJOFTIMI I POLICISë Së DURRëSIT:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Emigranti”.
(d.v/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet në vend. Dosja.al pasqyron ngjarjet më të fundit që po ndodhin në Ukrainë. Po ashtu...
TIRANË– Efektivi i policisë Arbër Sula, i cili akuzohet se ka qëlluar me armë zjarri duke i marrë jetën Jurgen Dukës ka dëshmuar se nuk kishte për që...
TIRANË – Reforma fiskale që qeveria synon të ndërmarrë në periudhën afatmesme 2022-2026 synon të heqë të gjithë stimujt e dhëna nga përjashtimet fisk...
TIRANË– Në zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit, të drejtën e votës do e ushtrojnë edhe 200 të burgosur dhe paraburgosur. Ditën e dielë, burgu i Rrogozhi...
Ministria e Financave parashikon në strategjinë afatmesme të të ardhurave 2022-2026, që do të aplikohet futja e skemës së TVSH-së në shitjen e parë të banesave ...
TIRANË– Dita e dytë e muajit Mars do të shoqërohet me temperatura të larta. Në orët e para të mëngjesit janë të pranishme ngricat mirëpo në mesditë s...
Nëse u zgjuat këtë mëngjes, shikoni lajmet dhe ndiheni gjithnjë e më të shqetësuar për luftën në Ukrainë, nuk jeni vetëm. Pas një pandemie dyvjeçare, ësh...