LIVE UPDATES
Aktualitet

Operacioni ‘Allias’/ Arrestohen 5 të rinj, vidhnin në banesa dhe ndërprisnin dritat

13 Dhjetor 2021, 08:43 Nga DOSJA
Operacioni ‘Allias’/ Arrestohen 5 të rinj, vidhnin në

TIRANË– Disa persona janë arrestuar në Tiranë pasi akuzohen për vjedhje të banesave dhe automjeteve. Në pranga kanë përfunduar Klodi Qerimi, 23 vjeç, i dënuar më parë, dhe Gersjan Berisha të dy banues në Tiranë, të cilët kanë qënë të dënuar për vrasje dhe vjedhje në Itali e Zvicër.

Këta dy persona u kapën në flagrancë duke tentuar të vidhnin në banesën e një personi në rrugën “Selaudin Bekteshi”. Gjithashtu dyshohet se kanë vjedhur edhe banesën e një gruaje në Lanabregas. Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se këta persona janë autorë edhe të disa vjedhjeve të tjera të banesave në territorin e Komisariatit të Policisë Nr. 4.

Dy të rinjtë studionin vendet dhe banesat që vidhnin dhe vepronin në orët e vona të natës, duke ndërprerë ndriçimin elektrik të rrugës dhe të kamerave në hyrje të banesave. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar disa nga sendet, të cilat kanë rezultuar të vjedhura në banesat e lartëpërmendura.

Po ashtu në pranga kanë përfunduar dhe tre të tjerë pasi kanë vjedhur disa banesa dhe mjete.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Alliasi”. Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 4, për parandalimin dhe zbardhjen e vjedhjeve të banesave dhe automjeteve, si dhe për arrestimin e autorëve. Në kuadër të operacionit vihen në pranga 3 shtetas, për vjedhje të banesave dhe të automjeteve. Po gjatë operacionit vihen në pranga edhe 2 shtetas të tjerë, për veprat penale “Kallëzim i rremë” dhe “Moskallëzim krimi”. Të dy këta persona të dënuar për vrasje dhe vjedhje në Shqipëri, Itali e Zvicër. Në vijm të punës së pandërprerë nga strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 4 dhe në zbatim të planit të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së banesave dhe të automjeteve, bazuar në informacionet e marra përgjatë punës hetimore dhe në rrugë operative, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Alliasi”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasve: – K. Q., 23 vjeç, i dënuar më parë, dhe G. B., 19 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi u kapën në flagrancë duke tentuar të vidhnin në banesën e një shtetasi në rrugën “Selaudin Bekteshi”. Gjithashtu dyshohet se kanë vjedhur edhe banesën e një shtetaseje në Lanabregas. Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se këta shtetas janë autorë edhe të disa vjedhjeve të tjera të banesave në territorin e Komisariatit të Policisë Nr. 4. Vijon puna hetimore për dokumentimin e tyre me prova ligjore. Shtetasit e mësipërm studionin vendet dhe banesat që vidhnin dhe vepronin në orët e vona të natës, duke ndërprerë ndriçimin elektrik të rrugës dhe të kamerave në hyrje të banesave. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar disa nga sendet, të cilat kanë rezultuar të vjedhura në banesat e lartëpërmendura. Punohet për dokumentimin e plotë ligjor të aktivitetit kriminal të këtyre shtetaseve. Po në kuadër të operacionit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit V. K., 33 vjeç, banues në rrugën “Barjam Curri”, i dënuar më parë. Ky shtetas u kap në flagrancë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 Tiranë, në rrugën “Kosovarët”. 33-vjeçari ishte në ndjekje nga shërbimet policore të Komisariatit të Policisë Nr. 4, pasi kishte vjedhur një automjet “BMë”, në pronësi të një shtetasi me banim në rrugën “Myslym Keta”.

Gjithashtu, po në kuadër të operacionit u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Kallëzimi i rremë” dhe “Moskallëzim krimi” i shtetasve:

* A. K., 47 vjeç, banues në Tiranë dhe F. L., 48 vjeç, banues në Tiranë, të dy të dënuar më parë për vrasje dhe vjedhje.

Shtetasi A. K. kishte bërë kallëzim të rremë në Komisariatin e Policisë Nr. 4, se i kishin vjedhur automjetin, i cili u gjet i braktisur në anë të rrugës në Peqin të Elbasanit.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se këta dy shtetas kishin shkuar për të vjedhur në një banesë në Peqin dhe kur kanë parë shërbimet e Policisë në pikë kontrolli, ndërkohë që ishin dhe në shkelje të orës policore, kanë braktisur mjetin me qëllim fshehjen e sendeve të kundërligjshme që kishin në automjet, të cilat do t’i përdornin për të kyer vjedhjen.Shtetasi A. K., në vitin 1997, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka vrarë me armë zjarri, një shtetas, në zonën e Laçit dhe për këtë ka kryer 18 vite burgim. Shtetasi F. L. ka kryer 16 vite burgim në Itali, për vrasje.

Këta shtetas, pasi kanë vuajtur dënimin me dy vite burg në Zvicër, për vjedhje, nga viti 2018 deri në vitin 2020, janë dëbuar nga Zvicra dhe janë kthyer nëShqipëri.Nga hetimet rezulton se këta dy shtetas, së bashku me një shtetas tjetër që aktualisht ndodhet në Angli, ushtronin veprimtarinë kriminale në fushën e vjedhjes në ltali e Zvicër, në formën e një grupi kriminal. Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna hetimore për zbardhjen e plotë të aktivitetit kriminal të këtyre personave.

(a.B)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet gersjan berisha klodi qerimi operacioni allias te arrestuar ne tirane tirane gersjan berisha klodi qerimi operacioni allias te arrestuar ne tirane tirane

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës