Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Operacioni antidrogë në Vlorë, lihen të lirë katër efektivët e policisë, jepet masa e rivlerësimit për të dënuarit e
18 Dhjetor 2020, 10:00Nga DOSJA
VLORË– Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Vlorës u mbajt seanca e rradhës për të arrestuarit e operacionit antidrogë.
Për t’u njohur me masën e sigurisë sot u thirrën 5 efektivë të policisë, një i mitur dhe tre persona të tjerë që janë nën hetim. Gjyqtarja Elona Mihali deklaroi në nisje të seacnës se grupet do të ndahen nga tre persona, ndërsa shpallja e vendimit do të bëhej bashkarisht për të gjithë.
Gjykata ka vendosur detyrim paraqitje për 4 punonjësit e policisë: Arjan Tase, Artur Veshaj, Ilir Kadena, Alem Llanaj. Kjo ka qenë edhe kërkesa e prokurorit, që ata të lihen të lirë. Tashmë janë katër kryetarë fshatrash që do të mësojnë për masën e rivlerësimit të arrestit. Edhe për këta prokuroria ka kërkuar detyrim paraqitje.
Masa “arrest me burg” është dhënë për 27 prej tyre, kurse 5 të tjerë janë lënë në “arrest shtëpie”. Në “arrest shtëpie” është lënë Ismet Hyseni i cili ka shfaqur shenja të COVID në seancë si dhe 4 të tjerë që janë shpallur në kërkim. Në këtë seancë është dhënë masa e sigurisë edhe për një efektiv policie.
Më 14 dhjetor policia zhvilloi një aksion të gjerë kundër kultivimit të lëndëve narkotike në fshatrat e lumit të Vlorës dhe përgjatë bregdetit. Nga ky operacion u arrestuar 27 persona, 10 të tjerë janë lënë në masën “Arrest shtëpie” dhe 4 i kanë shpëtuar prangave. Policia gjithashtu sekuestroi edhe 120.9 kg kanabis sativa të gatshme për tu shitur dhe 12.144 rrënjë bimë. Mes të arrestuarve ka policë, kryepleq fshatrash si dhe drejtues e efektivë të policisë.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
LEZHË– Policia e Lezhës ka arrestuar dy persona të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë vjedhur një furgon të parkuar në kryqëzimin e Shëngjini...
TIRANË– Genc Sejko i konsideruar në rrjetet sociale si “njeriu i memeve” tha në emisionin “As pro, as kundër” në ABC se protestat për vrasjen e Klodi...
DURRËS– Këto janë pamjet që vijnë nga zyrat e Pushtetit Vendor në Durrës, aty ku të gjithë qytetarët e qytetit bregdetar kanë shkuar për të aplikuar për ko...
DURRËS– Gjykata e Durrësit ka lënë të lirë dy protestues.Të lirë janë lënë Artion Bajraman dhe Shyqon Metollari, të cilët u arrestuan pak ditë më parë gjat...
LEZHË– Dy persona kanë rënë në pranga nga policia e Lezhës pasi akuzohen për falsifikim të pasaportave, kartave të identitetit dhe patentave.Në kudër të op...
JANINË– Dy shqiptarë janë vënë në pranga nga policia greke pasi akuzohen për trafik të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje. Mësohet se Dritan.S 30 vj...
TIRANË– Gazetarja Kostana Morava ka deklaruar se ka patur denoncime se protestues të ndryshëm kanë dalë nga komisariatet me brinjë të thyera. E ftuar...
SHQIPËRI- Parashikimi i motit, dita nis e kthjellët por me vranësira të herëpashershme Sipas MeteoAlb masat ajrore me origjinë verilindore kanë diktuar mot...