Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
VLORË– Operacioni ndërkombëtar i drogës i zhvilluar në Vlorë, Kothen në Gjermani dhe Romë, Brescia , Modena , Macerata , Genova, Parma në Itali, ka arrestuar dhe 5 shqiptarë. Të arrestuar janë: Albano Juzaj, Ersild Nelaj, Zeqir Aliaj, Rezart Elmazaj, Dionis Moskaj. Në kërkim Andi Veshaj.
Gjykata e Romës, Itali ka lëshuar urdhër-arrestin për këta persona, për kryerjen e veprës penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikun e narkotikëve”.
Policia ka dhënë njoftimin zyrtar në lidhje me megaoperacionin. Ata bëjnë të ditur se operacioni është zhvilluar në të njëjtën kohë në Itali, Shqipëri dhe Gjermani.
NJOFTIMI:
Policia e Shtetit, pjesëmarrëse në një tjetër operacion ndërkombëtar antidrogë të koduar “TIBUS”.Operacioni i zhvilluar në të njëjtën kohë në Itali, Shqipëri dhe Gjermani.Në Shqipëri operacioni është zhvilluar nga FAST Albania, FNSH, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë dhe Interpol Tirana.Gjatë operacionit “TIBUS”, në Vlorë, mëngjesin e sotëm janë kapur nga FAST Albania, FNSH dhe strukturat e DVP Vlorë, 5 shtetas, të cilët janë arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Italisë, konkretisht:A. J., 25 vjeç, D. M., 23 vjeç, E. N., 27 vjeç, R. E., 31 vjeç dhe Z. A., 25 vjeç, banues në Vlorë, Shqipëri. Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë pasi ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Romës, Itali ka lëshuar urdhër-arrestin për këta shtetas, për kryerjen e veprës penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikun e narkotikëve”.
Këta shtetas, në bashkëpunim me pjesëtarët e tjerë të organizatës kriminal, dyshohen se nga data 01.06.2018 deri më 21.01.2019, kanë marrë pjesë në role të ndryshme në një organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike (marijuanë) nga Shqipëria në drejtim të Italisë dhe vendeve të tjera të Evropës. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romen dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, vijon procedurat për ekstradimin këtyre shtetasve drejt Italisë.
Policia e Shtetit tregoi edhe njëherë seriozitet e besueshmëri tek partnerët për të luftuar së bashku krimin e organizuar dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– 12 persona janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit në kryeqytet, të cilët akuzohen pqr vepra të ndryshme penale.Policia bën me dije se mbi të...
RROGOZHINË– Albi Juba, i dyshuari kryesor për plagosjen e trefishtë në Rrogozhinë, është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit. Përveç të dyshuar...
ELBASAN– Gjykata e Elbasanit ka dhënë ditën e sotme masën ‘detyrim paraqitje’ për kandidatin për deputet të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Sokol Skurën.Skura...
SKRAPAR– Një 32-vjeçar është arrestuar nga Policia e Skraparit pasi gjatë kontrollit në banesë, iu gjetën 146 gota plastike ku kishte kultivuar far...
TIRANË– Një operacion ndërkombëtar anti-drogë është zhvilluar në Vlorë, Këln dhe Romë, duke arrestuar 55 të arrestuar, mes tyre 27 shqiptarë. Ndërkohë në V...
TIRANË– Orët e vona të mbrëmjes së 8 marsit do të ishin të fundit normale që do të ‘shijonim’ në liri të plotë. Ministria e Shëndetësisë, që prej kohësh ki...
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Kështu, në faqe të parë të Dosja.al është një përmbledhje e listave të dorëzuara ...
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka kujtuar sot ditën që shënon 1-vjetorin e pandemisë në vendin tonë, kur nisi përballja e stafit mjek...
MALLAKASTËR– Operacioni ‘Rromës’ ka vënë në pranga dy persona të cilët ishin pjesës e personave që kultivonin lëndë narkotike. Në këtë mënyrë, numri i të a...
TIRANË– Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, teksa ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në ‘abcnews’ foli për rastet e reja dhe respektimin e masave të Covid-19....