Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
MAQEDONI E VERIUT – Pas deklaratës së forcës opozitare në Maqedoninë e Veriut se ta kishin arritur shumicën e nevojshme qeverisëse ka reaguar Lidhja socialdemokrate e Maqedonisë dhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.
LSDM ka thënë se në tavolinë janë të ulur përfaqësuesit e një rruge kundër euro-atlantike të cilët janë kundër Nato-s dhe BE-së dhe se janë po të njejtët që kanë humbur në 27 prill.
Populli pa se në një tavolinë janë ulur përfaqësuesit e anti-NATO-s, anti-BE-së, anti-Prespa dhe strukturave anti-demokratike në vend, pjesëmarrësit e veprimeve të përgjakshme të 27 Prillit, bashkë me ata që në mënyrë deklarative angazhohen për kusin euro-atlantik të vendit dhe që u rrahën në 27 Prillin e njëjtë”, thuhet në reagimin e LSDM-së, pasi VMRO-DPMNE, ASH, AAA, BESA dhe E MAJTA njoftuan se kanë formuar shumicë të re parlamentare.
Sipas LSDM-së, kjo përbërje është e kundërta e parimeve, qëndrimeve, politikave dhe vlerave europiane. Prandaj sipas tyre një përbërje e tillë nuk mund të japë asgjë për interesin e qytetarëve, e as për interesat kombëtare të vendit, për shkak se e përbashkëta e kësaj tavoline, është thjesht dëshira për pushtet.
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka reaguar gjithahtu pas situatës e krijuar me shumicën e re parlamentare. Ai ka thënë në rrjetin social Facebook se janë duke mbajtur kontakt të vazhdueshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO-n dhe Bashkimin Europian. Ai ka thënë se nuk do veprojnë me eufori dhe shprehu bindjen se do t’ja dalin.
“Gjendjen e krijuar me dorëheqjen e Kryeministrit jemi duke e menaxhuar nëpërmjet të kontaktit intensiv më të gjitha palët, me përjashtim të atyre që e mohojnë Marrëveshjen e Ohrit, të Prespës, fqinjësisë së mirë, NATO-n, BE-në, Republikën e Kosovës dhe gjuhën shqipe. Gjithashtu, për zhvillimet aktuale jam në kontakt dhe në koordinim me partnerët tanë strategjik, ShTetet e Bashkuara të Amerikës, NATO dhe Bashkimin Europian. Nuk do të veprojmë as me emocione e as në eufori. Kam shumë telefonata, porosi dhe përkrahje nga të gjitha anët, ju faleminderit dhe në pamundësi të ju përgjigjem të gjithëve, ju them që bashkë do t’ia dalim. Për të gjitha zhvillimet do të njoftoheni paraprakisht. Bashkë përgjithmonë dhe në çdo përballje”, shkruan Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti në Facebook.
Në zgjedhjet lokale të ditës së diel në Maqedoninë e Veriut, LSDM-ja pësoi humbje serioze duke detyruar kryeministrin Zoran Zaev të japë dorëheqjen nga posti i shefit të qeverisë.
(m.k.dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
SHBA- Elon Musk nuk e ka fshehur synimin e tij për të krijuar një vendbanim në Mars në të ardhmen, por diçka ka ndryshuar në planet e tij.Sipërmarrja e t...
BRAZIL – Këngëtarja braziliane Marilia Mendonca humbi jetën të premten së bashku me xhaxhain e saj (producentin e saj i cili gjithashtu punonte si këshill...
GJERMANI – Një vdekje e pashpjegueshme ka ndodhur në ambasadën ruse në Berlin. Policia e Berlinit zbuloi një trup të pajetë në trotuar përpara ambasadës ...
BULLGARI – Në Bullgari, një kandidat nacionalist i krahut të djathtë për zgjedhjet presidenciale që mbahen këtë muaj (nëntor, 2021) është arrestuar dhe ak...
SHBA – Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken emëroi të premten dy zyrtarë të rinj për të koordinuar reagimin e Uashingtonit ndaj të ashtuquajturave ...
SHBA- Një juri e madhe ka ngritur akuza ndaj analistit rus që kontribuoi duke ofruar materiale për të ashtuquajturën “Dosja Steele”, ku aludohej pë...
FRANCË – Pallati Elysee e quajti dekoratën ndaj Merkelit një shenjë të miqësisë solide franko-gjermane. Në fakt ai është një vlerësim i veçant...
KOSOVË- Superyjet botërorë me origjinë kosovare Dua Lipa dhe Rita Ora e kanë treguar përherë mbështetjen e tyre për shtetin e Kosovës dhe kanë ndërmarrë sh...
SHBA- Kongresi amerikan ka miratuar paketën e investimeve në vlerë të 1 trilion dollarëve, çka shënon fitore të madhe të brendshme për presidentin amerik...
GLASGOW – Sytë e gjithë botës janë kthyer drejt COP26, ku liderët botërorë po të mblidhen së bashku për të diskutuar përgjigjen globale ndaj krizës klimat...